Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merkel: Evropa në orët më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore

Shko poshtë

Merkel: Evropa në orët më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore Empty Merkel: Evropa në orët më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 26, 2011 4:46 pm



Merkel: Evropa në orët më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore


Merkel: Evropa në orët më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore Video-1157537

Merkel: “Tani ose kurrë” të zgjidhen problemet e euros

Disa orë para takimit të BE në Bruksel, kancelarja gjermane Angela Merkel u angazhua për shpëtimin e euros në prag të samitit të krizës. Kancelarja gjermane ka thënë sot se dobësitë e euros duhet të zgjidhen “tani ose kurrë.”

Merkel, gjithashtu theksoi nevojën e Evropës, për të qenë e sigurtë se kjo krizë nuk do të shpërndahet nëpër 17 vendet tjera antare të unionit.

Sektori privat duhet të përfshihet në "shkallën më të mëdhe," tha ajo. "Ne duam Greqia të marrë përsëri këmbët e saja." Në të njëjtën kohë Angela Merkel vuri në dukje se vetëm lehtësimin e borxheve nuk do të zgjidhë problemet e Greqisë.

Liderët e eurozonës, pritet të takohen sot për një mbledhje vendimtare, për t’u pajtuar rreth një plani për krizën e euros.

Ata po shpresojnë të finalizojnë një plan që përfshin shlyerjen e disa borxheve greke dhe rritjen e kapitalit për bankat e dobësuara evropiane.

Plani do të rritë gjithashtu kompetencat e fondit të shpëtimit të eurozonës.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi