Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX made in UNMIK

Shko poshtë

EULEX made in UNMIK Empty EULEX made in UNMIK

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 12, 2008 3:17 pm








Engjëll Koliqi
Rrezik i madh për krime të reja e për terror:


EULEX made in UNMIK


ky udhëkryq interesash për shtatë palë tekesh ruso-serbiane
 
Shkruan: Engjëll KOLIQI


Organizata e Kombeve të Bashkuara, që në themelim njihej si lidhje e kombeve, ku do të koordinoheshin ecuritë e mbara të zhvillimit të popujve, respektivisht të shoqërisë njerëzore, në mbarë botën – me procese paqësore, demokratike e zhvillimore. Mirëpo, siç po shihet, në vitet e fundit, kjo organizatë ka mbetur e hutuar udhëkryqeve t’intereseve, pa ditur kah t’ia mbaj. Kjo dukuri e zezë që na bën të druajmë për shpartallimin e organizatës botërore të popujve, me kompromise të pakuptimshme për hir të njëmijenjë intereseve, është ligështuar tej mase dhe gjithnjë e më shumë po e humb autoritetin e po rrëshqet drejt shpartallimit, për të mbetur vetëm një kujtim me kronika të zeza në historinë e njerëzimit.


Ai që quhej motor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Këshilli i Sigurimit, me rastin e krizave dhe të çështjeve shumë të ndjeshme, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, me vendime të prera, ka zgjidhur shumë situata. Mirëpo, ato vendime të prera, shpesh, kanë lënduar rëndë demokracinë dhe popujt e vegjël i ka rrezikuar, duke përfillur gjithnjë vërejtjet dhe interesat e të mëdhenjve. Nga tregtimet e pakuptimshme me këto interese, në Këshillin e Sigurimit pesë anëtarëve të përhershëm (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe dhe Francës) iu është njohur e drejta e vetos, që ka qenë shkaku kryesor i mospërfilljes së demokracisë dhe i së drejtës së popujve dhe të drejtave njerëzore. Edhepse është menduar për ruajtjen e një baraspeshe në periudhën e luftës së ftohtë mes perëndimit e lindjes, e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit e ka ngarkuar shoqërinë njerëzore me shumë padrejtësi, që për hir të intereseve të të mëdhenjve ka shkaktuar shumë tragjedi, madje në disa raste deri në gjenocid, në shumë vatra të krizave.


Sidomos gjatë ndërrimit të shekujve, kur çështje kryesore që kërkonte zgjidhje në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte kriza e Kosovës, motori i organizatës botërore të popujve filloi ta humb fuqinë dhe të dobësohet gjithnjë e më tepër, deri në ligështi marramendëse, që siç po shihet po e përjeton në këto vitet e fundit. Kur në Këshillin e Sigurimit, në qershor të vitit 1999, me njëmijenjë kompromise me Rusinë e me Kinën, bashkësia ndërkombëtare civilizuese e perëndimit ia doli ta nxjerrë Rezolutën 1244, me të cilën filloi protektorati ndërkombëtar nën administrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me misionin e quajtur UNMIK, të gjithë ata që menduan se kanë gjetur zgjidhjen janë zhgënjyer dhe mashtruar shumë keq, sepse në fakt, nga atëherë ka filluar paralizimi i OKB-së. Ajo rezolutë, që me makinacione shumë absurde të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Ban Ki-moon, duke bashkëpunuar me Beogradin gjakatar e shkaktar të gjenocidit, edhe sot kur Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe i pranuar ndërkombëtarisht e ka Kushtetutën dhe ligjet e veta, megjithëqë nga qershori 1999 Serbia nuk ka në vendin tonë asnjë njësi administrative, as ushtri, as polici... e përkufizon dhe e “nënshtron” Republikën e Kosovës nën sovranitetin serbian dhe për çdo gjë në Kosovë OKB-ja e Tij shkon e kërkon leje në Beograd. Absurd absurdesh!!!! Çudi çudishë!!!


Tashmë, kur kemi shtetin tonë, kur kemi Kushtetutën dhe ligjet tona, kur jemi në procedurën e organizimit të ushtrisë sonë (Forcës së Sigurisë së Kosovës), ç’do më në vendin tonë UNMIK ?! Me çfarë mandati e me çfarë morali, Ban Ki-moon, me OKB-në e uzurpuar nga fuqitë destruktrive e destabilizuese të botës lindore – ruso-kineze, munden dhe guxojnë ende të thirren në Rezolutën 1244 ?! Dashtë e padashtë, pa marrë parasysh a voton dhe a e zhvlerëson Këshilli  i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rezoluta 1244 tashmë është vetëm një letër pa vlerë, që nuk hyn në punë as për fshirjen e prapanicës, e lëre më të na bëjë ligjet serbiane në Kosovë!!!


Ban Ki-moon – drejtuesi i OKB-së, në emër të organizatës botërore të kombeve, duke shkelur së pari dokumentet e rregulloret e vetë OKB-së, shkon e bën marrëveshje me bllokun ruso-kinez, vetëm e vetëm për interese të fëlliqta dhe me të ashtuquajturën marrëveshje gjashtëpikëshe për vendosjen dhe shtrirjen e EULEX-it në Kosovë, praktikisht tenton të na i rikthej krimet dhe terrorin e vitete ’90 të shekullit të kaluar. Për misionin e EULEX-it është kompetent Bashkimi Europian në Bruksel e assesi OKB-ja në Nju Jork. Në rrethanat aktuale të realitetit të ri në Kosovë, të njohur nga shumica e vendeve demokratike, EULEX, nga Kosova – me plot të drejtë mund ta urdhëroj Ban Ki-moon –in, që urgjentisht ta tërheq edhe nëpunësin e fundit dhe që emri UNMIK, bashkë me Rezolutën 1244 të mbeten në margjinat e historisë, të strumbulluquara bashkë me paaftësitë për zgjidhjen e problemeve, për çka kanë qenë kompetentë.


Ne – institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duhet ta ngerhim lartë zërin e arsyes dhe Ban Ki-moon –it vendosmërisht t’i themi: EULEX made in UNMIK nuk mund të ketë, sepse ky kombinim fatal në bashkëpunim me terroristët që kanë shkaktuar gjenocidin dhe që ende tentojnë të rikthehen në tokat tona me gjenocid, mund të prodhojë shumë krime e shumë terror. Krime e terror nuk duam më, por duam liri, paqe e demokraci! O “i nderuar” Ban Ki-moon, ti ke për detyrë, së pari ta shpëtosh  Këshillin e Sigurimit dhe përgjithësisht Organizatën e Kombeve të Bashkuara nga skandalet absurde dhe nga vetë shpartallimi, që i kanoset nga ata me të cilët ti po bën kompromise shumë të rrezikshme. Lëri të qetë EULEX-in dhe institucionet e Republikës së Kosovës, ta mbajnë ligjin dhe rendin dhe kryej detyrat tua, në përputhje me aktet dhe rregulloret e OKB-së, që thirren në të drejtat e popujve dhe të njerëzve dhe për mirëqenien e tyre demokratike, në botën mbarë.


U harrofshin, të mbuluara me pluhur – në margjinat e historisë – UNMIK dhe Rezoluta 1244!!!


Garlate (Lecco), 10 dhjetor 2007


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi