Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi i kundërpërgjigjet ish bashkëluftëtarit Selimi

Shko poshtë

Thaçi i kundërpërgjigjet ish bashkëluftëtarit Selimi Empty Thaçi i kundërpërgjigjet ish bashkëluftëtarit Selimi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 27, 2011 8:13 pm

Thaçi i kundërpërgjigjet ish bashkëluftëtarit Selimi

Thaçi i kundërpërgjigjet ish bashkëluftëtarit Selimi Kuvendi-thaci-

Të thuhet se veriu i Mitrovicës është më keq se para 25 korrikut, është sikur të thuhet se Kosova është më keq se para 10 qershorit të vitit 1999. Këtë përgjigje kryeministri Hashim Thaçi ia ka adresuar ish bashkëluftëtarit dhe njëherësh deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili gjatë debatit të sotëm tha se situata në veri është madje më keq se në vitin 1999, kur bandat serbe iknin, kurse tani sulmojnë.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se aksioni i 25 korrikut ishte ndryshimi pozitiv për veriun e Kosovës dhe nuk mund të bëhen krahasime të tilla.

“Të thuhet se veriu i Mitrovicës është më keq se para 25 korrikut, është sikur të thuhet sikur Kosova është më keq se para 10 qershorit 1999, është sikur të thuhet se Kosova është më keq se para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Unë e di që pretenduesit e të vërtetës dhe patriotizmit, pretenduesit si pronarë të patriotizmit në Kosovës edhe me çlirimin e Kosovës theksuan se kjo nuk është liria që na duhet ne, nuk është liria e plotë, nuk arritëm ta çlirojmë vetë vendin. Këtu është madhështia, që arritëm ta fitojmë përkrahjen ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Ai megjithatë ka falënderuar deputetët për debatet konstruktive, përderisa ka thënë se do të vazhdojë me përgjegjësi t’i kryej detyrat e tij si kryeministër i vendit në përputhje të plotë me kushtetutën, ligjet dhe obligimet ndërkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi