Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëri: Kapen 150 kg marihuanë afër Rinasit

Shko poshtë

Shqipëri: Kapen 150 kg marihuanë afër Rinasit Empty Shqipëri: Kapen 150 kg marihuanë afër Rinasit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 27, 2011 8:25 pm

Shqipëri: Kapen 150 kg marihuanë afër Rinasit

Shqipëri: Kapen 150 kg marihuanë afër Rinasit Policia-shqiperi24

Në Shqipëri, gjashtë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, me akuzën e trafikimit të drogës pas kapjes në flagrancë me 150 kg marihuanë, e destinuar për tregun e kryeqytetit.

Operacioni policor u finalizua në orët e vona të natës, pranë Rinasit. Tre makina që po transportonin drogën nga Kruja drejt Tiranës, u ndaluan nga forcat e policisë, të cilët prangosën gjashtë trafikantët dhe sekuestruan bashkë me marihuanën edhe tre automjetet me të cilët po transportohej droga.

Tre nga të arrestuarit janë vëllezërit Altin Saka, Arjan Saka dhe Gëzim Saka, si dhe Olgert Musta, Muharrem Zalla dhe Klodian Lami.

Policia ka nisur hetimet për aktivitetin e tyre, destinacionin e lendes narkotike dhe nëse kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi