Xhesika Vula:Berlini dhe Gadishulli Ballkanik
Faqja 1 e 1

... Historiografia e kohës së re u kushton kujdes të veçantë ngjarjeve historike të lidhura me Krizën Lindore, si pasojë e së cilës u mblodh Kongresi i Berlinit (13 qershor — 13 korrik 1878). Ky tubim diplomatik ishte imponuar nga forcat imperialiste evropiane, për hartimin e hartës së re të Gadishullit Ballkanik dhe të disa shteteve të tjera evropiane në interes të apetiteve të tyre imperialiste.
Çështja ballkanike si problem i pazgjidhur brenda Krizës Lindore ishte manifestuar edhe në Paqen e Shën Stefanit, por më tepër peshoi në seancat e Kongresit të Berlinit. Barrën e këtyre kombinimeve të shteteve imperialiste, e mbajtën mbi krahët e tyre një pjesë e popujve të Ballkanit.
Në lëmshin e madh të këtij problemi, që është preokupim më tepër për ta parashtruar se sa për ta zgjidhur, ngase problemet ballkanike të cilat i parashtroi dhe vendimet që mori Kongresi ishin ngushtë të lidhura me ekzistencën e popujve të Ballkanit, një herësh dhe me reagimet e lëvizjes kombëtare shqiptare, vendimet e marra lidhur me Ballkanin si dhe caktimi i vijave të reja kufitare prekën thellë interesat e tyre kombëtare e sidomos ato të popullit shqiptar.1
Çështja shqiptare madje vetëm sa po shtohej. Otto Von Bizmarku, në seancat plenare të Kongresit të Berlinit, deklaroi me një indiferencë se për të parën herë po dëgjonte se ekzistuaka një popull i quajtur shqiptar diku në jug të Gadishullit Ballkanik.2 Bile sikur u trondit kur dëgjoi për zërin, rezistencën dhe luftën e tij për ta kërkuar dhe siguruar të drejtën e ligjshme për të qenë komb më vete dhe i barabartë me kombet tjera të Ballkanit.3
Interesat vitale të popullit shqiptar para botës i mbronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit e formuar para se të fillonte Kongresi i Berlinit. Pjekuria politike dhe angazhimi maksimal i ideologëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, drejtues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u pa dhe doli në shesh në kërkesat e tyre për autonominë e Shqipërisë, të paraqitura Portës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha. Ata kërkuan me plot urtësi e dituri që të trajtohej edhe të zgjidhej çështja e popullit shqiptar. Megjithate, Porta dhe imperialistët evropianë nuk përfillën të drejtën e këtij populli me të gjitha tiparet si komb: traditat, doket, zakonet, kulturën dhe të drejtën historike më të moçme në Ballkan për ekzistencë shtetërore.
Diplomacia evropiane, e cila në kët kohë e kishte në dorë dhe po e vendoste fatin e kombeve në Ballkan, pas Kongresit të Berlinit u aktivizua dhe më tepër ngase u panë qartë gabimet fatale që kishte bërë me traktatin e atij Kongresi. Marksi duke bërë një vështrim mbi qëllimet dhe vendimet e Kongresit të Berlinit theksonte se: „Diplomatët e perëndimit gjithnjë e më tepër përpiqeshin për të ruajtur statusquonë në Ballkan dhe paprekshmërinë e Perandorisë Osmane për interesat e veta".4
Pas shumë diskutimeve të cilat zgjatën plot një muaj, diplomatët e Fuqive të Mëdha, më 13 korrik 1878, kumtuan zyrtarisht se Kongresi i Berlinit kishte marrë fund. Tani filloi qërimi i hesapeve sa në fushëbeteja, aq edhe pranë tryezave të rrumbullakëta, duke u përpjekur secila të sigurojë sa më shumë territore në dobi të vet. Kongresi mori një varg vendimesh me pasoja të mëdha për jetën dhe fatin e të gjithë popujve të Ballkanit. Çështja ballkanike në kuadrin e Krizës Lindore u trajtua në mënyrë të njëanshme, duke favorizuar Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë, të cilave ua njohu të „drejtën" e zgjerimit territorial në dëm të popullit shqiptar, maqedon etj.
Në këtë situatë të ndërlikuar, shqiptarët kishin një qëndrim pozitiv sa i përket luftës së përbashkët me popujt e Ballkanit. Ata mbajtën qëndrim korrekt lidhur me themelimin e federatës ballanike, duke mos qenë, në parim, kundër saj. Qarqet patriotike shqiptare pajtoheshin me këtë ide vetëm nëse edhe popullit shqiptar do t'i sigurohej një status i barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit.5
Kongresi i Berlinit dhe vendimet e tij u dhanë krahë pretendimeve imperialiste të disa shteteve evropiane dhe të rretheve qeveritare të shteteve ballkanike, të cilat synimet territoriale ekspansioniste i kishin të drejtuar posaçërisht nga Bosna e Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonia. Ky Kongres me njohjen e të drejtës Austro-Hungarisë për zgjerim në Bosnje e Hercegovinë e pengoi rritjen e Serbisë dhe të Malit të Zi në atë drejtim. Kështu përpjekja boshnjako-hercegovase prë t'u çliruar në kryengritjen e vitit 1875, mbeti i parealizuar.
Popullsia e Bosnes dhe Hercegovinës, në këtë kohë, u bë viktimë e kombinimeve rreth ndarjes së sferave të interesit dhe rivalitetit midis Rusisë cariste dhe Austro-Hungarisë. Austro-Hu-ngaria për të penguar çlirimin dhe bashkimin e sllavëve të jugut, nën ndikimin e borgjezisë gjermane, përpiqej të ruante integritetin e Perandorisë Osmane, respektivisht të përfitonte territore nga ajo. Prandaj, Vjena orvatej të pengonte çlirimin e sllavëve të jugut dhe të rumunëve.
Përkundër Austro-Hungarisë, Rusia cariste e konsideronte veten si mbikëqyrëse të lëvizjeve kombëtare të sllavëve të jugut. Si e tillë, ajo qysh nga fitorja mbi Perandorinë Osmane dhe në saje të vendimeve të Paqes së Shën Stefanit, përpiqej që politika e saj të zinte vend dominant në truallin e Ballkanit. Me shtrirjen e protektoratit austro-hungarez mbi Bosnje e Hercegovinë, iu mundësua zyrtarisht Monarkisë së habzburgëve që ta shtrijë imperializmin e saj në Ballkan, e përmes tij edhe të imperializmit gjerman që mbështetej në parullën „Drang nach Osten".6
Kështu, çështja e popujve në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri e Maqedoni, në momente, dukej sikur kishte humbur në këtë lëmsh të komplikuar të interesave të gërshetuara të diplomacisë evropiane dhe lakmive të rretheve borgjeze, qeveritare, të shteteve të Ballkanit.6a
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, që e drejtonte dhe e udhëheqte Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, reagoi në mënyrë kategorike kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. U përpoq ta ruante integritetin e tokave shqiptare edhe me forcën e armëve, por dhe në fushën diplomatike, duke mbajtur korespondencë me të gjitha rrethet demokratike evropiane dhe me përfaqësuesit e Kongresit. Kështu, ajo i detyroi kabinetet et Fuqive të Mëdha që të korrigjonin deri-diku vendimet e tyre e të mendojnë edhe ato për çështjen e popullit shqiptar dhe shtetin e tij. Madje, në korrik të vitit 1880 ambasadori anglez në Stamboll Gosheni deklaronte se „Lëvizja Shqiptare nuk mund të merret thjeshtë si një manovër e turqëve për të mashtruar Evropën". Ky diplomat anlgez, vetëm pak vjet më vonë, gjithashtu do të theksojë se: "?c?.Kombi shqiptar nuk mund të lihet mbanë në kombinimet politike te diplomacisë së ardhshme"
Lëvizja Shqiptare nuk gëzonte kurrfarë përkrahjeje nga jashtë. Problemi shqiptar prekej në seancat e Kongresit vetëm sipas rasteve dhe momenteve. Shërbente vetëm si mjet „për ruajtjen„ e status-quosë ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Fuqive te Medha. Qëllmi kryesor ishte që tokat shqiptare të shërbenin per kompensime territoriale në dobi të shteteve fqinje ndërluftuese me Turqinë, kurse populli shqiptar luftonte jo për të okupuar dhe aneksuar territore të huaja, por për të mbrojtur tërësinë e territoreve të veta. Vendimet e Kongresit të Berlinit i vënë në treg si monedhë këmbimi territoret e banuara me shqiptarë.
Ndër anekset e protokolit nr. 7 të Kongresit të Berlinit më i rëndësishmi është aneksi i dytë ku në mënyrë të saktë tregon përcaktimin e vijave kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane, respektivisht territoreve shqiptare. Diskutimet e përfaqësuesit të Perandorisë Osmane në Kongres ishin përpjekje për përcaktimin e vijave kufitare në mes të shteteve ballkanike dhe Turqisë, e jo për ruajtjen e territoreve të shqiptarëve. Kjo ishte përpjekje për mbetjen edhe më tutje të Perandorisë Osmane në Ballkan. Për këtë hedh dritë edhe kërkesa e përfaqësuesit të Portës në protokolin nr. 10 të 1 korrikut të vitit 1878: „Shteti i tij i kushton rëndësi të madhe çështjes kufitare me shtetet ballkanike dhe cek dëshirën që kufijtë ballkanikë mos të zgjerohen në dëm të Perandorisë Osmane".
Aneksi nr. 1 i këtij protokoli përcakton vijën kufitare të Malit të Zi. Kufiri do të kalojë „Në vargun e gjatë të maleve shqiptare, do të ndiqen vijat midis fiseve Kuçi-Drekalli në një anë (...) dhe fiset e Kelmendit dlie Grudës në anën tjetër deri te fusha e Podgoricës, prej kah do të kthehet nga Pllanica duke ia lënë fiset malësore të Kelmendit, Hotit dhe Grudës Shqipërisë. Pastaj duke kaluar liqenin e Shkodrës, kufiri do të kalojë pranë ujdhesës Gorica Topolla, ku do të kalojnë malin dhe do të mbërrijë deri në det te vendi Kruçi, duke i lënë rrethin e Ulqinit Shqipërisë(...)"8
Siç shihet nga materialet, pas Kongresit të Berlinit aty kah fundi i vitit 1878 dhe në fillim të vitit 1879 vendimet e tij nuk realizoheshin lehtë, ngase Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte formuar ushtrinë e vet vullnetare për mbrojtjen e territoreve të banuara me shqiptarë. Që nga kjo kohë Lëvizja Shqiptare ishte vënë haptas përballë planeve antishqiptare, si të Fuqive të Mëdha, vendimeve të tyre, ashtu edhe kundër synimeve të borgjezive të shteteve ballkanike e Perandorisë Osmane. Për këtë vendosmëri shqiptare, konsulli austriak i Vlorës shkruante: „Qeveria turke gjendet tani para popullsisë së revoltuar dhe të gaçme për t'u hedhur në kryengritje dhe nuk ka fuqi që t'ia nënshtrojë popullin autoritetit të saj".9
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kishte kuptuar drejt të gjitha malverzimet që bëheshin lidhur me shkëputjen e tokave të banuara me shqiptarë dhe aneksimin e tyre shteteve fqinjë. Prandaj edhe ndërmori masa të gjera popullore që me luftë t'i mbroj viset e banuara me shqiptarë.
Se Lëvizja Kombëtare Shqiptare ishte e vendosur që t'i mbronte me forcë, me armë në dorë viset e banuara me shqiptarë, shihet edhe nga një letër e Princ Nikollës drejtuar Vezirit të Madh në Stamboll në fillim të korrikut 1878:
(...) „Besoj madhëri se në të ardhmen do të na mundësohet një lidhje me ndjenja të pastëra midis Portës së Lartë dhe principatës së Malit të Zi, pasi traktati i Berlinit na e ka mundësuar këtë. Unë prej tash do të garantoj përpjekjet e mia paqesore dhe të sinqerta ndaj Portës (...)
Vendimet e marra në Kongresin e Berlinit duhet të zbatohen në mënyrë të saktë, pa kurrfarë lëshimi. Kjo, duhet të bëhet në të mirë të popullit tim, dhe besoj se Ekselenca e juaj duhet të mendojë si unë (...) Është e rëndësishme që koha mos të kalojë ditën e caktuar të traktatit të Berlinit, me qëllim që të mos lejohet që situata të keqësohet dhe njëherësh të mos shpërthejë ndonjë protestë nga rezistuesit të cilët mendojnë se do të lihen pas dore. Nga ana tjetër, Plava, Gucia, Kollashini, Tuzi, si dhe Podgorica janë ngritur ashpër dhe protestojnë. Koha nuk është që të presim më tepër, ngase prej dite në ditë situata po ashpërsohet dhe acarohet më shumë.
Ekselenca Juaj, do të më kuptojë, përndryshe më duhet të marrë masa të tjera ushtarake për të ndërruar gjendjen. Besoj se me ndihmën e juaj do të evitojmë çdo kundërshtim të shqiptarëve protestues (...).10
E shtrënguar nga Rusia dhe kabinetet evropiane, Porta e Lartë, pa marrë parasysh protestet e shumta të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ia filloi bisedimeve me Malin e Zi për dorëzimin e territoreve të banuara me shqiptarë Malit të Zi.
Kështu më 21 janar të vitit 1879 në Vir Pazar u takuan përfaqësuesit e Perandorisë Osmane dhe të Malit të Zi, për të përpiluar marrëveshjen e plotë në lidhje me kufirin nga ana midis viseve të Shkodrës dhe të Malit të Zi.11
Marrëveshja parashihte ditën dhe orën e caktuar të tërheqjes të ushtrisë turke nga territoret të cilat do të kalonin në duart e ushtrisë malazeze. Princi i Malit të Zi me kohë ishte angazhuar për zgjerimin sa më të madh në tokat shqiptare. Në qershor të vitit 1878 i kishte shkruar Kongresit të Berlinit edhe këtë: „Sipas fjalës së fundit të grofit Andrashi më zvogëlohet vendi i okupuar në Hercegovinë. Por, më tepër më brengos ajo që më mbetet në anën e Shqipërisë, një pjesë të cilën me çdo kusht duhet ta marr, sidomos Buna, e cila është artere e jetës për popullin e Ma-lit të Zi si dhe Ulqini, i cili është mjaft i rëndësishëm për ne".12
Princ Nikolla për ta pasur më të sigurtë prenë i shkruante kancelarit të Rusisë cariste, Gorçakovit një letër (fundi i muajit korrik 1878) me të cilën e informonte se prej Portës së Lartë ka kërkuar që t'ia dorëzojë Malit të Zi tërë ato vende për të cilat kishte vendosur Kongresi i Berlinit. Mirëpo, shprehte dyshimin në realizimin e vendimeve, ngase Porta e Lartë, duke e parë rezisten-cën e forcave të armatosura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zva-rritej t'i zbatonte ato. Midis të tjerave ai i shkruante:
„Për këto zgjerime kaq të vogla që Qeveria e Madhërisë Suaj na i ka siguruar, do të duhej tani të mos hasnim në rezistencë dhe vështirësi të reja. Veziri i Madh në përgjegjen e tij konventon dispozicione të shkëlqyeshme të Portës së Lartë për të tashmen dhe të ardhshmen. Por ai kërkon falje për gjendjen e shkaktuar dhe trazirat që po ndodhin nëpër vendet e lëshuara, respektivisht po kërkon prej nesh për ta shtyrë dorëzimin e këtyre vendeve, derisa myshyri Mehmet Ali pasha të marrë urdhërin për të ardhur dhe për ta ndalur rezistencën që janë duke e bërë forcat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare".13
Nga këto të dhëna del e qartë se rezistenca e masave shqiptare për ruajtjen e viseve të banuara me shqiptarë ishte shumë e madhe dhe masive. Madje, as Mali i Zi, as Porta e Lartë, në këtë kohë nuk kishin forca t'i kundërviheshin Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Bile princ Nikolla frikësohej nga ngjarjet që mund të zhvilloheshin në territoret e banuara me shqiptarë si rezultat i ndryshimeve të kufirit. Prandaj i shkruante përsëri Gorçakovit: „(...) Kam frikë se do të lindin komplikime serioze të cilat do të ishin shumë të kobshme për shtetin tim të vogël që tash është njohtuar se do të zgjerohet dhe nuk do të jetojë më vetëm në këta shkëmbinj të egër, ky popull që tërë jetën ka vuajtur urie. Shpresoj se do të mundem t'i drejtohem aleatit tim të madh mirëbërësit tim me qëllim që mbrojtja e tij e fuqishme të intervenojë në kohën e duhur... që Mali i Zi të marrë pa luftë të paktën atë që ia ka akorduar Kongresi i Berlinit me vendimet e tij".14
Kongresi i Berlinit lidhur me caktimin e kufijve të rinj midis Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane, respektivisht vendeve të banuara me shqiptarë, formoi një komision të veçantë ndërkombëtar. Edhe kjo tregon se Fuqitë e Mëdha i dinin kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, prandaj përpiluan me aq seriozitet plane dhe programe për zbatimin e traktatit të Berlinit. Princ Nikolla, i sigurt se qëllimet e tij do të gjejnë përkrahjen nga komisioni ndërkombëtar për përcaktimin e kufijve ngase në komision bënte pjesë edhe përfaqësuesi i Rusisë cariste, e hartoi vetë vijën kufitare sipas dëshirës, e cila do të përfshinte Gucinë e Plavën. Këtë përmes të përfaqësuesit të Rusisë cariste, ia dorëzoi komisionit ndërkombëtar. Vija kufitare sipas princ Nikollës do të ish'te: „(...) Nga Planica dhe do të shkonte në vijë të drejtë nëpër majen e Gjergj Isufit dhe Berovës për të arritur në majën e parë të Ilina Gllavës. Prej këtu kufiri do të vazhdonte vijën e caktuar deri në maje të Velika Zhihovës. Pastaj duke vazhduar vijën e kufirit të propozuar nga komesarët malazezë deri në maje të Tornov Kamenit, drejtpërdrejt në majën Sileva Gllavës, prej nga do të arrinte në vijë të drejtë në majën e Baliosta Gllavës, për t'u drejtuar pastaj kah maja e Goleshit. Prej Goleshit kufiri duke vazhduar së pari vijën e propozuar lëshohet në pikën e fundit përballë majës më të lartë të Jeqmishtës dhe do të arrinte prej kësaj në vijë të drejtë, duke formuar një tangjente me drejti-min e propozuar, Mokra, Velika, pikë kjo e prerjes së të dy vijave të dakorduara nga delegatët e të dy shteteve. Më në fund, prej këtu traseja do të zbresë në burim të lumit Shekullar, rrjedhën e të cilit do ta përcillte vija kufitare deri te derdhja e tij në lumin Lim".15
Për realizimin e kësaj kërkese territoriale, princi i Malit të Zi, bashkë me diplomatët e tij, nuk kërkonte ndihmë vetëm nga Rusia cariste, por edhe nga Anglia, Franca dhe Italia. Protestet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që u drejtoheshin diplomatëve të Fuqive të Mëdha nuk merreshin parasysh në këtë kohë. Me çështjen shqiptare, ndonëse sipërfaqësisht, u kacafyt vetëm Vjena.
Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë, Shvegel iu përgjegj kancelarit gjerman Otto Von Bizmarkut në një rast duke i kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit, e duke e marrë në mbrojtje popullin shqiptar. U propozoi delegatëve të pranishëm në Kongres se „nuk bën të mohohet një komb i cili me shekuj ishte autokton". Ai i ftonte ata që, nëse dëshironin të njiheshin me popullin shqiptar, ta lexonin librin e Ami Bouëse „La Turquie d'Europe", Paris, 1840,i cili, ndër të tjerat, shkruan:
„Shqipëria ka një ardhmëri si shtetet e tjera ballkanike dhe etnografisht është krejt homogjene, sado që ka fe të ndryshme, ajo është plotësisht e zoja të qeverisë vetveten". Megjithate asnjë nga delegatët nuk i përfilli fjalët e tij. Kongresi ia njohu vetëm Mirditës një lloj autonomie fisnore, të cilën më vonë Turqia nuk e përfilli.18
Jovan Ristiqi, ministri i punëve të jashtme i Serbisë së atëhershme, duke udhëtuar nëpër Gjermani që të ndiqte së afërmi punën e Kongresit të Berlinit, u ndal në Vjenë. Qëndrimi i tij në kryeqytetin e Austro-Hungarisë kishte qëllime të caktuara diplomatike. Ai u takua me kontin Andrashi dhe i dorëzoi për Qeverinë e Vjenës një kërkesë të Qeverisë Serbe. Në këtë takim, siç theksohej edhe në kërkesën e tij, Jovan Ristiqi kërkoi nga Andrashi, dhe shpresonte shumë madje, se Qeveria e tij do të përkrahte zgjerimin e shtetit serb në jug. Ka të dhëna të cilat e pohojnë mendimin, se Andrashi kishte pranuar dhe e kishte përkrahur këtë kërkesë të shtetit serb, dhe se kishte lejuar në emër të Qeverisë së Vjenës zgjerimin e Serbisë në drejtim të Novi Pazarit dhe Mitrovicës.
Kuptohet edhe Serbia i bënte të mundur Austro-Hungarisë që të realizonte disa pretendime të saj që i kishte shtruar më parë në lidhje me drejtimin e vijës hekurudhore Beograd—Nish kah Piroti dhe Vranja.17
Në seancën e dytë të Kongresit të Berlinit, e cila u mbajt më 17 qershor 1878, përfaqësuesi diplomatik i Anglisë kërkonte me këmbëngulje që në punën e Kongresit të merrte pjesë edhe Greqia. Ai këtë propozim e lidhte duke e cekur rivalitetin që ekzistonte midis grekëve dhe popujve sllavë, të cilin me një akt të tillë përpiqej ta evitonte.18
Zgjerimi i shtetit serb në drejtim të jugut, kërkesë që e përkrahnin disa fuqi të mëdha në Kongresin e Berlinit, u kundërshtua vetëm nga përfaqësuesi diplomatik i Turqisë për interesa të Perandorisë së tij.19
Duke shfletuar protokollin nr. 8 që u miratua nga pjesëmarrësit e Kongresit të Berlinit, mund të kuptohet se edhe Qeverisë Greke i ishte lejuar që të dërgonte përfaqësuesit e vet diplomatik në këtë tubim.20 Nga këto të dhëna mendojmë se mund të konkludojmë se Qeveria sërbe dhe ajo e Athinës siguruan të drejta që të dërgojnë mbikëqyrësit e tyre diplomatikë në Kongresin e Berlinit. Sa i takon Greqisë, kongresi çështjen e la të pazgjidhur dhe vendosi që kufiri ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Greqisë të caktohej sipas një komisioni që do të formohej nga të dy palët, ku si bazë do të shërbente edhe vija kufitare e përcaktuar nga lumenjt Selemvrija në Thesali dhe Kallamas. Sipas këtij rekomandimi Greqisë do t'i mbeteshin jo vetëm qytetet Janina, Preveza dhe Arta me rrethina, por edhe e tërë Çameria.21
Pikërisht në saje të diplomacisë evropiane, Mali i Zi dhe Serbia arritën të realizojnë një varg koncesionesh në Kongresin e Berlinit. Kështu deri sa Mali i Zi duke u mbështetur në Paqen e Shën Stefanit zgjeroi territorin e vet për 210 mila, me Kongresin e Berlinit atij iu zvogëlua territori në vetëm 80 mila, ku, sipas të dhënave, jetonin 50.000 shqiptarë. Në përgjithësi pas Kongresit të Berlinit, Mali i Zi disponon, sipas të dhënave të kohës gjithsejt 165 mila territor, me 250.000 banorë.22
Siç dihet, me vendimet e Kongresit të Berlinit Serbia e fitoi pavarësinë e plotë shtetërore dhe njëherësh u zgjerua në juglindje me 210 mila dhe 280.000 banorë, me një popullsi me mjaft shqiptarë. Disa shkenctarë kanë llogaritur se pas Kongresit të Berlinit Serbia duhet ketë pasur gjithsejt 1.000 mila territor dhe 1.600.000 banorë.23
Në kohën e Krizës së madhe lindore (1875—1878) qarqet imperialiste të shteteve të mëdha dhe ato të shteteve ballanike i thyen parimet e luftës për çlirimin kombëtar të popujve të Ball-kanit.24
Popujt e Gadishullit Ballkanik, përkundër pesë shekujve nën zgjedhen e Perandorisë Osmane, jetuan pothuajse në kushte historike gati të barabarta, por zhvillimi i procesit të emancipimit kombëtar të tyre nuk u zhvillua dhe nuk përfundoi kudo nën kushte dhe rrethana të njëjta dhe në të njëjtën kohë. Shqipëria u nda nga Perandoria Osmane më vonë se Greqia, Serbia, Bull-garia, Rumania dhe Mali i Zi.25
Kështu „koncerti evropian" pavarësisht nga kërkesat e popujve të Ballkanit, i mbledhur në Berlin, hartoi hartën e re të Gadishullit Ballkani, sipas interesave të veta.
Vijon
Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Thu Oct 27, 2011 9:23 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Xhesika Vula:Berlini dhe Gadishulli Ballkanik
Historiografia e kohës së re u kushton kujdes të veçantë ngjarjeve historike të lidhura me Krizën Lindore, si pasojë e së cilës u mblodh Kongresi i Berlinit (13 qershor — 13 korrik 1878). Ky tubim diplomatik ishte imponuar nga forcat imperialiste evropiane, për hartimin e hartës së re të Gadishullit Ballkanik dhe të disa shteteve të tjera evropiane në interes të apetiteve të tyre imperialiste.

Duke shfletuar protokollin nr. 8 që u miratua nga pjesëmarrësit e Kongresit të Berlinit, mund të kuptohet se edhe Qeverisë Greke i ishte lejuar që të dërgonte përfaqësuesit e vet diplomatik në këtë tubim.20 Nga këto të dhëna mendojmë se mund të konkludojmë se Qeveria sërbe dhe ajo e Athinës siguruan të drejta që të dërgojnë mbikëqyrësit e tyre diplomatikë në Kongresin e Berlinit. Sa i takon Greqisë, kongresi çështjen e la të pazgjidhur dhe vendosi që kufiri ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Greqisë të caktohej sipas një komisioni që do të....

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi