Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahë Sadrija: Si u martirizu i riu Blerim Haxhi Berisha nga Gjakova

Shko poshtë

Jahë Sadrija: Si u martirizu i riu Blerim Haxhi Berisha nga Gjakova Empty Jahë Sadrija: Si u martirizu i riu Blerim Haxhi Berisha nga Gjakova

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 07, 2009 12:37 am





Jahë Sadrija: Si u martirizu i riu Blerim Haxhi Berisha nga Gjakova U1_BlerimHaxhiBerisha
Martiri Blerim Berisha
Si u martirizu i riu Blerim Haxhi Berisha nga Gjakova

Blerimi, në moshën 15-vjeçare u bë kurorë e lavdisë Kosovare
Nga Jahë Sadrija
Respekt e nderim të veçantë përben në vete takimi me familjen e martirit Blerim Berisha, i lindur në vitin 1983 në Gjakovë. Kujtimet dhe vlerësimet e kësaj familje ishin sa të dhëmbshme, po aq edhe krenare. Të vendosur, të pa përkulur, të fortë dhe me plot energji, për të tashmën, qëndron familja e martirit 15-vjeqar. Kaluan 11 vite që kur jetojmë me hijen dhe veprën e djalit tonë, Blerimit, shprehen nëna Sanija dhe babai Haxhiu.Më gjithë dhembjen që edhe sot e kemi, ne nuk mund ta tradhtojmë kurrë gjakun e djalit tonë, qe e dha për pavarsinë e Kosovës, perkrahë shumë e shumë dëshmorëve e martirëve, anekënd Gjakovës dhe më gjerë tërë botes Shqiptare.
Kur njerëzit, sikurse prindërit e Blerimit, arrinë në moshën jo dhe aq të thyer, e shpalosin botën e tyre të brëndshme dhe karakterin më shumë përzemërsi. Rrëfimi për vrasjen e birit të tyre ishtë rrënqethës: Në mbrëmjen e datës, 08-10-1998, pas burgosjes së djalit të vllait, Osmanit, shtëpisë sonë çdo ditë e çdo natë i kanosej rreziku nga kuqedrat e policisë serbo-malaziase.
Unë, thotë Haxhia po në mbrëmjen e kësaj date së bashku më vllain Jetonin dhe djalin Blerimin, për qështje sigurie u larguam nga shtëpia, më qellim qe të bashkohemi ne radhet e UÇK-së. U nisem për në malet e fshatit Fierëz të Gjakovës. Ende pa arritur në vendin ku ne e dinim se është UÇK-ja, befasishtë dëgjuam krisma armësh. Në atë moment që të tre ne morëm drejtime të ndryshem, kërkonim shpëtim, iknim heshturazi nga vdekja, pa ditur asgjë për njeri tjetrin. Në mesnatë u ktheva në shtepi, më thanë se vëllai Jetoni ishte kthyer para meje, ndërsa djali im Blerimi jo. Ankthi dhe pasiguria për të sa vinte e na shtohej.
Askush në shtepinë tonë nuk mund të flinte, të gjithë të zgjuar e në heshtje prevluse pritnim se dera do të hapej edhe për Blerimin. Por jo, Pritjet ishin të kota, plumbat e mallkuar te armikut serb qe i kishim dëgjuar, ishin futur në trupin e njomë të Blerimit, për ta sjell atë në pavdekësi. Të nesërmen dolëm në kerkim të djalit, rrëzë maleve të Fierzës, e gjetem të vdekur, e tërhoqem dhe e sollëm në shtëpi, më pas në varrezat e qytetit të Gjakovës, të shoqëruar nga familjarët dhe shumë qytetarë të tjerë.
Edhë sot familjarët: babai Haxhia, nëna Sania, vëllëzrit Kujtimi dhe Ibishi-motrat Albina. Klomentina dhe Brikena- agjallaret Osmani dhë Jetoni-gjyshja Fiqeria dhe hallat, e ruajn kujtimin për martirin e tyre Blerimin. Ishte trup gjatë, i hieshëm dhe i dashur për të gjithë rrëfen nëna Sanije e cila që nga ajo ditë e kobëshme vuan nga traumat për humbjen e të birit dhe mbi supe ka barren e rëndë në shëndetin e saj.
Shkollën fillore e ka të kryer, dhe ishte regjistruar në vitin e parë të shkolles së mesme në Gjakovë, ishte i shkëlqeyeshëm në sjellje dhë në mesime. Në moshë të re e fitoi pavdeksinë dhe u be viktimë e lirisë së fituar, thotë agja Osmani. “Falë i qoftë, Kosovës gjaku i djalit timë, shprehet i ati Haxhiu, por më nje fije dyshimi se a do te jetë i përmbushur plotësishtë amaneti i dëshmorëve dhe martirëve. Edhe nënëlokja Fiqeria 73- vjeqare e ruante xhelozishtë kujtimin për nipin e saj Blerimin- ne fytyrën e tij të re përherë shkëlqente buzëqeshja.
Në pllaken e varrit të martirit i gjetëm të gdhendura vargjet që kishin dalë nga zemra e nënës Sanije:
“U ndave nga ne,
në moshën më të mirë.
Kur dora e shkaut
të vrau pa mëshirë.
Ti ishe një yll ,
që e deshe lirinë.
E me gjakun tënd birë,
ne sot e gezojmë lirinë.
Të kujtojmë më mallë,
perderisa jemi gjallë.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.!- LAVDI

Gjakovë, 05-04-2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi