Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia konfiskoi 50 kg. drogë në veturën me targa serbe

Shko poshtë

Policia konfiskoi 50 kg. drogë në veturën me targa serbe Empty Policia konfiskoi 50 kg. drogë në veturën me targa serbe

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 28, 2011 9:29 pm

Policia konfiskoi 50 kg. drogë në veturën me targa serbe

Policia konfiskoi 50 kg. drogë në veturën me targa serbe Policia-e-kosoves

Policia e Kosovës ka konfiskuar 50 kg. substanca narkotike, bëjnë të ditur përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Kapiteni policor, Bahri Shala, thotë se në javën e fundit e kanë shtuar aktivitetin e tyre për zbatimin e strategjisë kundër drogave.

"Më saktësisht, dje në Fushë Kosovë, në një veturë të tipit BMW, me targa serbe, janë gjetur një sasi e drogave që peshon 50 kilogram. Personi i dyshuar nuk është arritur të arrestohet. Policia e Kosovës ka njoftuar edhe policinë e Serbisë lidhur me këtë rast dhe jemi duke pritur për hetime të mëtutjeshme", tha ai.

Sipas Shalës, vetëm brenda një jave, policia ka arrestuar 16 persona, të dyshuar për trafikim të drogës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi