Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sarajevë: Plagoset personi që qëlloi Ambasadën amerikane

Shko poshtë

Sarajevë: Plagoset personi që qëlloi Ambasadën amerikane Empty Sarajevë: Plagoset personi që qëlloi Ambasadën amerikane

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 28, 2011 9:35 pm

Sarajevë: Plagoset personi që qëlloi Ambasadën amerikane

Sarajevë: Plagoset personi që qëlloi Ambasadën amerikane Ambasada-SarajeveSarajevë: Plagoset personi që qëlloi Ambasadën amerikane 340586_m3t1w456h320q75v54539_RTR2TBQX

(I plotësuar)-Personi që ka qëlluar me armë zjarri ndërtesën e ambasadës amerikane në Sarajevë, është plagosur dhe jo vrarë në aksionin e policisë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme për kantonin e Sarajevës, Irfan Nefiq.

Ai po ashtu bëri të ditur se është plagosur edhe një punonjës i ambasadës, çfarë është konfirmuar edhe nga spitali “Dr. Abdullah Nakash”, ku i lënduari i është nënshtruar operacionit.

Sipas informacioneve ende jozyrtare, të cilat i transmeton televizioni federal, sulmuesi është Mevlid Jashareviq nga Novi Pazari, i lindur në vitin 1988.


Sarajevë: Plagoset personi që qëlloi Ambasadën amerikane 340581_m3t1w456h320q75v39430_RTR2TBUM
Sarajevë: Sulmohet ambasada amerikane


Një person me një armë automatike ka hapur zjarr drejt ambasadës amerikane në kryeqytetin boshnjak Sarajevë, ka thënë një dëshmitar i paidentifikuar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Reporteri i kësaj agjencie tha se policia e gjendur në vendngjarje ka tentuar të arrestojë sulmuesin. I dyshuari mbante në dorë një armë kallashnikov.

Një burim brenda ambasadës tha se dy trupa të sigurisë janë plagosur.

Ambasada amerikane është e lokalizuar në një qendër të popullarizuar dhe aty pranë ndodhet edhe një universitet dhe një qendër tregtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi