Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Shumë shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave

Shko poshtë

Thaçi: Shumë shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave Empty Thaçi: Shumë shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 28, 2011 10:00 pm

Thaçi: Shumë shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave

Thaçi: Shumë shpejt do të ndodhë liberalizimi i vizave Thaqi-lunacek

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se duke u bazuar në përkushtimin e institucioneve të Kosovës, për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të integrimit evropian, së shpejti do të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Këto komente ai i bëri sot në takimin me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Urlike Lunaçek, në Prishtinë, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.

Evrodeputetja Lunaçek ka shprehur optimizëm se qytetarët e Kosovës, në një periudhë të afërt, do të gëzojnë lirinë e lëvizjes në vendet e BE-së.

Ajo ka njoftuar se në Parlamentin Evropian, më 22 nëntor, do të debatohet raporti për zhvillimet në Kosovë.
Në takimin Thaçi – Lunaçek është biseduar edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, si në kontekstin e brendshëm, ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi