Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Helmohen nxënësit shqiptar nga produktet serbe

Shko poshtë

Helmohen nxënësit shqiptar nga produktet serbe Empty Helmohen nxënësit shqiptar nga produktet serbe

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 29, 2011 11:10 pm

Helmohen nxënësit shqiptar nga produktet serbe

Helmohen nxënësit shqiptar nga produktet serbe Bresana

Qendra e Lëvizjes VËTËVENDOSJE! në Sharr, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për shtyp për helmimin e disa nxënësve shqiptar të shkollës fillore “28 Nëntori” në fshatin Bresanë të komunës së Sharrit.

Rasti ka ndodhur gjatë festimit të ditëlindjes së nxënësit Mukadin Fejzullahu, kur ai së bashku me shokët kanë konsumuar ëmbëlsira të llojit “Tako” të prodhuara në Serbi.

Më pas, nxënësit kanë filluar të ankohen për dhimbje të forta të barkut dhe vjellje e vazhdueshme. Drejtori i shkollës dhe kujdestari i klasës i kanë shoqëruar nxënësit menjëherë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas tyre, shkas i helmimit ka qenë ky lloj i ëmbëlsirës, i cili edhe pse nuk kishte afat të skaduar, kundërmonte një erë të keqe. Doktoresha Lebibe Hasani nga Instituti për Shëndet Publik, ka pohuar se janë marrë mostra nga të vjellat e nxënësve dhe rezultatet e analizës përfundimtare të rastit konkret do të publikohen të hënën.

“Përveç dëmit ekonomik që po i sjell vendit konsumimi i produkteve serbe të cilin ne do të vazhdojmë ta denoncojmë, lejimi i qarkullimit të tyre në treg nënkupton pranimin e vetëdijshëm të rrezikut real të cenimit të shëndetit publik, ashtu siç ndodhi me fëmijët në Bresanë të Sharrit”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes VËTËVENDOSJE!.

Qendra e Lëvizjes VËTËVENDOSJE! në Sharr, kërkon nga organet e rendit nisjen e menjëhershme të hetimeve për rastin konkret si dhe fillimin e ndjekjes penale ndaj importuesve vendor të këtyre produkteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi