Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Demaçi nuk iu bind propozimit të Vetëvendosjes për të marrë qëndrim puçist kundër Thaçit

Shko poshtë

Xhesika Vula:Demaçi nuk iu bind propozimit të Vetëvendosjes për të marrë qëndrim puçist kundër Thaçit Empty Xhesika Vula:Demaçi nuk iu bind propozimit të Vetëvendosjes për të marrë qëndrim puçist kundër Thaçit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 29, 2011 11:52 pm

Xhesika Vula:Demaçi nuk iu bind propozimit të Vetëvendosjes për të marrë qëndrim puçist kundër Thaçit 41501_1639025407_3357_n
Xhesika Vula:Demaçi nuk iu bind propozimit të Vetëvendosjes për të marrë qëndrim puçist kundër Thaçit
--------------------------------------------------------------------------------
Xhesika Vula:Demaçi nuk iu bind propozimit të Vetëvendosjes për të marrë qëndrim puçist kundër Thaçit 309032_2370106545615_1639025407_2327540_1074543121_n
Kryesuesi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar se kjo parti e kishte mbështetur kandidimin e Adem Demaçit në postin e kryetarit të Kosovës dhe aprovimi iu kishte bërë me dije në banesën e tij. Krerët e ...“Vetëvendosjes”, pasi kanë dëgjuar se Demaçi kishte marrë përkrahjen e PDK-së dhe mund të zgjidhej kryetar i kishin thënë se edhe ata do ta mbështesin kandidaturën, por me kusht që ai ta largonte Hashim Thaçin nga Qeveria, meqë sipas tyre Thaçi ishte problem për Kosovën dhe jo Behxhet Pacolli. Burime jo zyrtare kanë bërë të ditur se Demaçi ishte hidhëruar me qëndrimin e Vetëvendosjes dhe u kishte bërë me dije se ata nuk mund t ia ndërronin qëndrimet as bindjet e tij.

Simboli i lirisë dhe rezistencës shqiptare, Adem Demaçi ka thënë se PDK kishte përkrahur idenë që ai të zgjidhej në postin e kryetarit të Kosovës në kohën kur Pacolli u detyrua ta lëshonte këtë post. Në një intervistë për Express, Demaçi ka theksuar se propozimi për pozitën e Kryetarit është bërë nga një grup qytetarësh shqiptarë që jetojnë në Amerikë, ndërsa kishte marrë edhe pëlqimin e PDK-së. Mirëpo, një mbështetje të tillë nuk e gjeti nga Vetëvendosja e Albin Kurtit. “Këta kanë qenë pengesë dhe nuk kanë propozua asgjë. Ata që kanë propozu, kanë kërku që unë të jem President. Dhe ata kanë refuzu dhe e kanë fitu kontestin, e u bë qysh deshën ata”, ka nënvizuar Demaçi. Sipas tij, nuk duhet të flitet shumë për këtë çështje pasi që ajo i takon historisë dhe se me këtë Vetëvendosja e ka humbur shansin që të hyjë në pushtet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi