Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka:At Gjet Fishtës

Shko poshtë

Skënder Braka:At Gjet Fishtës Empty Skënder Braka:At Gjet Fishtës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 30, 2011 12:10 am

Skënder Braka:At Gjet Fishtës 276250_100000232643811_146719746_n

Skënder Braka:At Gjet Fishtës
( me rastin e 140 vjetorit të lindjes )

E ëmbël e fjalëpak ish rinia jote.
Mes librash të lindi muza , frymëzimi.
E doje të lir e krenar gjer në vdekje birin tënd.
Dhe për të vdekur, të gjithë si burrat e maleve i mëkove,
vdekjen ta zgjidhnin,
mes shtigjesh të mprehtë ku merrte udhë guximi.

Shpirtin qiellit t'a ngriti "Lahut e Malsis".
Aromë e bjeshkëve dhe trandafilave të porsaçelur.
Ati yn, ti atdheun e desha po aq sa nëna fëmijën.
E për të, etja e zemrës s'tu shua asnjë grimë.
Mes errësirës e mbajte, si dritën e një ylli, supafjetur.

Mbi kodin e ndershmërisë mbështe ballin që të digjte,
tek sodisje rrëshqanitjen e kryqeve të varrosur.
Mbi kalbëzime, kur shkelte këmba jote dridhej.
Dhe për harresat qaje me sy të përlotur.
Qaje, për bedenat e kështjellës së fundosur.

Qëndiste fjala jote lëmuar, jetë më jetë ndër vite.
Gjersa penda e hollë prej dorës së mënçur të ra.
Rënkoi toka mëmë kur pishtari yt u fik.
Dhe ndjenjat ju përpëlitën zemrës së venitur që u tha.

Klithe at, në çdo skaj e gjithkunëd klithe,
për vetëdije dhe helmet e pafundë të kësaj bote.
Për kënetat dhe zullumet e gjithë mizorive
dhe gurët e pathërrmueshëm të k'saj toke.

Skënder Braka:At Gjet Fishtës 385037_295245993826486_100000232643811_1184000_432813759_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi