Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadare nga Shkodra::“Ne jemi në Europë, por duhet të sillemi si europianë”

Shko poshtë

Kadare nga Shkodra::“Ne jemi në Europë, por duhet të sillemi si europianë” Empty Kadare nga Shkodra::“Ne jemi në Europë, por duhet të sillemi si europianë”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 30, 2011 12:54 am

“Ne jemi në Europë, por duhet të sillemi si europianë”


Kadare nga Shkodra::“Ne jemi në Europë, por duhet të sillemi si europianë” Shkoder-kadare
Kadare nga Shkodra:

Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka qenë pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës, ku është promovuar nisma “Dy gjuhë në një libër”, mes Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe Universitetit të Malit të Zi. Gjatë bashkëbisedimit me studiues të gjuhësisë dhe letërsisë, Kadare ka folur në lidhje me situatën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, si dhe për identitetin kulturor ballkanas dhe aspiratën e shqiptarëve drejt BE-së. “Ne jemi në Europë dhe është i gabuar termi ‘Të hyjmë në Europë’, pasi ne jemi në Europë, por duhet të sillemi si europianë”, është shprehur Kadare. Ndërkohë, duke folur për çështjen e gjuhësisë, ai është shprehur se shqipja është një ndër gjuhët themeltare të Europës dhe këtë fakt shqiptarët nuk e dinë dhe ndaj duhet treguar më tepër kujdes. Më tej ai është ndalur në çështjen e identitetit kulturor, për të cilin Kadare është shprehur se disa kombe gabojnë që thonë se janë të pavdekshëm. Në botë janë shuar gjashtëmijë kombe, madje himni ynë në rreshtin e parë e ka fjalën për mbrojtjen e kombit.

Ismail Kadare e ka vlerësuar shumë letërsinë shqiptare, por ka vënë theksin në faktin se mjaft autorë të shquar nuk vlerësohen aq sa duhet. “Në mesjetën e vonë kemi pasur shkrimtarë të mëdhenj nga Shkodra, bashkëkohës të Shekspirit, si Pjetër Budi dhe Pjetër Bogdani dhe nuk kujtohen ashtu siç duhet. Kam mbetur i habitur kur lexova para pak ditësh se letërsia laike në Shqipëri është lëvruar nga bejtexhinjtë, kur në fakt vargje laike gjejmë te Pjetër Budi që në mesjetën e vonë. Në këtë periudhë e kemi pasur letërsinë më të zhvilluar se letërsia e shumë vendeve, që sot e kanë letërsinë në majat më të larta”, ka thënë shkrimtari i madh Kadare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi