Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Keze Kozeta Zylo marrë nga antologjia "Rizgjimi i Lutjes"[/

Shko poshtë

Cikël poetik nga Keze Kozeta Zylo marrë nga antologjia "Rizgjimi i Lutjes"[/ Empty Cikël poetik nga Keze Kozeta Zylo marrë nga antologjia "Rizgjimi i Lutjes"[/

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 30, 2011 6:46 pm

Cikël poetik nga Keze Kozeta Zylo marrë nga antologjia "Rizgjimi i Lutjes"
Cikël poetik nga Keze Kozeta Zylo marrë nga antologjia "Rizgjimi i Lutjes"[/ Rizgjimiilutjestrepoezi
Botuar në antologjinë “Rizgjimi i Lutjes”,
përgatitur nga Këshilli botues për Festivalin Ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” në Tetovë, edicioni XV. Antologjia u çua për botim në shtypshkronjën
“Arbëria Design“, Tetovë. Botimin e ndihmoi Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

E fundit që jep shpirt…

Zërin se kam bilbil, të të kendojë mbi degë,
As si i ëmbli Naim, të të mjekojë buzën e çarë,
Por po të fal sythin e fjalës, që çel në pranverë,
Dhe Hënën tek parku, që të prêt me aq mall.

Dhe shfaqesh ti pranë pemëve të heshtura,
Me vjeshtën e florinjtë, që gjethet rrëzon,
Në kujtimin e bukur, lotëve të patretura,
Brenda gjoksit të Hënës, veç ti qëndron.

E mbështjellë kujtimin me të butin mëndafsh,
Dhe vesh pemën e zhveshur, nudo nga vjeshta,
Si shenjtore e heshtur, mes kopshtit qëndron,
E fundit që jep shpirt, është vetëm shpresa!

Manhattan, 1997

Në shpirt i kishja fshehur…

Dhimbshëm u ndava nga shkronjat ILIRE,
Të huajat më prisnin udhëve të mundimshme,
Në shpirt i kishja fshehur, me mallin e Hënës,
Dhe një unazë antike të nënokes sime…!

Lotova pa ndalur ndarjen me klasën,
Dhe s’munda të duroja vështrimet e tyre,
Në shtegtim iu mora të ëmblat kujtime,
Dhe hartimet përgjysmë: “Kthehuni Dallandyshe”

Me dënesë përqafova fisniket kolege,
Zemrat si zogth filluan të dridheshin,

Në pikturë Rembrandti një lot u kthye,
Dhe dhimbjet tona pikë-pikë digjeshin!…

Dhe vitet fluturojnë, e pazonja t’i ndal,
As penën në shqip që shkruan në kartë,
Ndërsa brenga e kthimit më grryen ngadalë,
Dhe hartimet përgjysmë, që s’ja u ktheva prapë…


Manhattan, 1998

Një varkë Hëne

Pranverë të tyltë më hodhe supeve,
Me frymën tënde që lehtaz e prek,
Një fashëz hëne butë të puth syrin,
Që si nuse e bukur zbret nga retë...


Barisim të dy në ajër të dehur,Si p
ëllumba paqeje në të bukurin qiell,
Kjo mbrëmje e prushtë kujtimet ka krehur,
Dhe si me magji në shtëllunga i tjerr...


Dhe mund të duket kjo, një romancë e bukur,
Brenda qiellit të ëndrrave, që s’shuhen kurrë,
Nga liqeni i syve ca pikëza loti rodhën,
Dhe me buzët e tua m’i fshive ti gjithë nur...

Dhe s’besoj të jetë ky, i fundit ëndërrim,
Që me krah magjie i bie botës rreth,
Ndërsa një varkë Hëne më bën strehim,
Bashkë me Yllin tim, që me aq mall e pres!

New York, 2000


Biografi e shkurter e Kozeta Zylos
Pasi diplomohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për Gjuhë dhe Letërsi (1979), punoi si mësuese e Letërsisë Shqipe dhe botërore në
disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë kryen dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës.

E spikatur që në vitet 80-të për prirjet dhe qëndrimet e saj jokonformiste, K.Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit.
Mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe që nga themelimi ishte në kryesinë e Partisë Demokristiane të Shqipërisë.
Në vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokristiane të Shqipërisë si dhe drejtonte gazeten “Ora e Shqipërise” .
Në shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në ShBA (New York), ku integrohet në shoqërinë e atjeshme, vazhdon kualifikimet në kolegj, emërohet Këshilltare e studentëve në BramsonORT College (2000-2004).
Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology” në Manhattan, dhe tani është e punësuar nga Bordi i Edukimit të New Yorkut.
Shquhet ndër veprimtaret aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Është zgjedhur sekretare për shtypin dhe informacionin në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në USA, 2007-2010.
Rreth poezive të saj u zhvillua një orë mësimi e rregullt në shkollën e mesme Susan E. Wagner në Staten Island, New York, udhëhequr nga Prof.Helen Decker.
Gjithashtu poezitë e saj u përzgjodhen dhe u interpretuan në një mjedis amerikan, gjatë një aktiviteti letraro-artistik, në një nga qendrat e mëdha kulturore “Staten Island Greenbelt center, udhëhequr nga znj.Sheree Sobel, shkrimtare dhe psikologe.
Boton në gazetën “Illyria” dhe “Dielli”, në USA, bashkëpunëtore në TV “Kultura Shqiptare” dhe bashkëthemeluese e TV Alba Life, shkollave shqipe në Staten Island dhe Brooklyn, New York.

Libra të botuar



  • Monumenti i Lotit (me poezi) (2005)
  • Pranverë pa Mimoza (me poezi) (2006)
  • Mjellmat po të vijne (me poezi) (2008)
  • Nje fjongo dielli nga New Yorku ( me poezi) (2010)
  • Refleksione shpirtërore (kritikë, esse, reportazhe) (2010)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi