Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:Profesorit Prend Buzhala në Ditëlindjen e tij: Urime!!!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:Profesorit Prend Buzhala në Ditëlindjen e tij: Urime!!! Empty Mentor Thaqi:Profesorit Prend Buzhala në Ditëlindjen e tij: Urime!!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 31, 2011 1:27 am

Mentor Thaqi:Profesorit Prend Buzhala në Ditëlindjen e tij: Urime!!! 296847_294915880537824_100000582437455_1060357_1892976268_n

Mentor Thaqi:Profesorit Prend Buzhala në Ditëlindjen e tij: Urime!!!

URIME PROFESOR!
(Profesor Prend Buzhalës në Ditëlindjen e tij)

Mësues,
n´edukim predikues,
n´përmasë të shëntë
me n´jatë Penë
baca Prend,
njerëzi e shëntëri
një t´përbashkët,
humanizem
me urti e thjeshtësi!

Njërën dorë n´laps,
tjetren n´shfletim
faqesh të ndritura
për gjëra t´pritura
t´bukur dijtura,
se helbete
për vete
koha, gjithmonë në zgripc
në k´të jetëloje cic-mic!

Ditët e Lindjes,
fill për pe,
datat, veç ai Kaptyll Djepi
t´i ruan,
të shkruara,
të bekuara,
por, t´pa numëruara,
numërimin
Kronika le ta bën,
e jona
të shkruajm vargun
e me të,
t´vrasim qoftëlargun,
hë për hë!

Paj,
profeci e mençuri
shpesh barrëjete janë,
se, ka diçka
edhe mbi veten tënde,
asaj që i shkruan me ëndje,
kulturë në atë majëpene!
Ah, letrar
në binar,
vertikal
me shtat të vogël,
sa një mal
vepër e fjalë,
i hapur n´kuvend,
flet me mend,
nderi n´vend,
n´rregull e rend
të jemi n´trend!
Mbajë krahëqafe
sall Ditëlindje,
pse t´mos ruajm
dhe sakrificat?!
Herë i mbyllur
pas do grilav,
fjalë të ndrydhur
fshehtas n´letër,
jo shpirtshtrydhur
n´dritë t´kandilav,
një Këngë Urimi,
n´Ditëlindjen tjetër!


Mentor Thaqi VS., 30.10.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi