Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demaçi: “Axhamitë” e VV-së fyen mikun francez

Shko poshtë

Demaçi: “Axhamitë” e VV-së fyen mikun francez Empty Demaçi: “Axhamitë” e VV-së fyen mikun francez

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 31, 2011 6:48 pm

Demaçi: “Axhamitë” e VV-së fyen mikun francez

Demaçi: “Axhamitë” e VV-së fyen mikun francez 31-axhamite_3110111233_1

Reagimin e ambasadorit francez në Prishtinë, në aksidentin me aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adem Demaçi e cilësoi si fjalor të një njeriu të mllefosur me të drejtë. Mirëpo, sa përket Vetëvendosjes, ai mendon se “axhamitë” e këtij subjekti politik reaguan në mënyrë skandaloze dhe në kundërshtim me mikpritjen shqiptare.

I njohur për 28-vjetët e kaluar në burgjet e ish-Jugosllavisë për lirinë e popullit të vet, veprimtari Adem Demaçi thotë se do të mund t’i hynte garës për president nëse këtë do ta kërkonte populli. Por, mohon kategorikisht se do të mund të ishte kandidat i ndonjërës prej partive aktuale politike.

Thotë se aksionet e Qeverisë dhe të institucioneve të sigurisë në veri shkuan në dobi të thyerjes së amullisë që e kishte kapluar këtë pjesë.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, Adem Demaçi, varësinë e institucione të vendit nga institucionet ndërkombëtare e sheh si fat të pashkruar të popujve të vegjël, të cilët qëllimet e të drejtat e veta t’i arrijnë hap pas hapi. E për t’i marrë këmbët, përveç tjerash, Demaçi propozon themelimin e të ashtuquajturit “Fondi Kombi”, i cili do të grumbullonte “eurot e imta” të kursyera nga qytetarët në hapësirën shqiptare dhe në mërgatë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi