Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleanca Kuq e Zi: Jo lëvizjes së lirë me Serbinë, bllokon Kosovën

Shko poshtë

Aleanca Kuq e Zi: Jo lëvizjes së lirë me Serbinë, bllokon Kosovën Empty Aleanca Kuq e Zi: Jo lëvizjes së lirë me Serbinë, bllokon Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 01, 2011 6:05 pm

Aleanca Kuq e Zi: Jo lëvizjes së lirë me Serbinë, bllokon Kosovën

Aleanca Kuq e Zi: Jo lëvizjes së lirë me Serbinë, bllokon Kosovën Kreshnik_Spahiu_r

Lëvizja Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar sot një tjetër skandal të politikës shqiptare siç e quajnë ata marrëveshjen për heqjen e vizave me Serbinë.
Aktivistë të AK të ndodhur para dyerve të selisë së Kuvendit të Shqipërisë, janë shprehur kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tyre nuk mund t’i hapësh kufijtë Serbisë që bllokon Kosovën.


“Jemi kundër marrëveshjes së vizave me Serbinë, jemi për lëvizje të lirë, por jo me vende që bllokojnë Kosovën. Në një kohë që shqiptarët e veriut të Kosovës janë të izoluar nga Serbia, Shqipëria i hap kufijtë Serbisë”, u shprehën aktivistët e AK.

Duke deklaruar se diplomacia shqiptare ka dështuar, AK akuzoi Berishën e Ramën se i janë nënshtruar Serbisë e Greqisë.
“E majta dhe e djathta po shpërfillin Kosovën me këtë marrëveshje. Marrëveshjet e Serbisë të kushtëzohen me Kosovën, pasi ajo është betuar që nuk do ta njohë atë kurrë. Berisha e Rama i janë nënshtruar Serbisë dhe Greqisë”, thuhet në deklaratën e AK.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi