Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkelet marrëveshja për lëvizje të lirë

Shko poshtë

Shkelet marrëveshja për lëvizje të lirë Empty Shkelet marrëveshja për lëvizje të lirë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 01, 2011 6:06 pm

Shkelet marrëveshja për lëvizje të lirë

Shkelet marrëveshja për lëvizje të lirë 31shkelje_

Pak shpresa për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm në Serbi në muajin nëntor, siç qe premtuar në muajin korrik, kur u arrit marrëveshja për lirinë e lëvizjes mes delegacioneve serbe dhe kosovare në Bruksel.

Këshilltari i kryeministrit, Lirim Greiçevci thotë se Prishtina zyrtare tashmë njëanshëm ka nisur së zbatuari këtë marrëveshje për qytetarët serbë, por kjo nuk vlen dhe për kosovarët që duan të hyjnë në Serbi me dokumente shtetërore kosovare.

“Pala serbe nuk i ka bërë përgatitjet e duhura për zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe si rrjedhojë zbatimi i marrëveshjes është shtyrë për fajin e Serbisë dhe nuk mund të japë një datë se kur mund të fillojë kjo”, tha për Radion Evropa e Lirë, Lirim Greiçevci, që është edhe kryesues i Grupit për Zbatimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.

Me marrëveshjen e arritur në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është dashur që qytetarët e të dy vendeve, kufijtë t’i kalojnë vetëm me letërnjoftime të shteteve të tyre.

Në procedurën e kalimit është paraparë, që pas kontrollimit të letërnjoftimit përkatës, qytetarët të marrin një formular ku fusin të dhënat e tyre personale. Ky formular më pas do të vulosej në pikat kufitare.

Në të njëjtën procedurë, për shembull qytetarët kosovarë mund të kalojnë edhe kufirin mes Serbisë dhe shteteve tjera, ta zëmë atë serbo-hungarez, ndërsa pasaporta e pajisur me vizë, u kërkohet vetëm nga policia kufitare e Hungarisë.
Lirim Greiçevci tha se Serbia me mospërgatitjet shkeli këtë marrëveshje.


“Është shkelje, sepse po shkelet data një nëntor, dhe ne nuk kemi asnjë datë dhe indikacion nga pala serbe se kur do të mund ata të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve”, tha Greiçevci.

Por, në anën tjetër, për lirinë e lëvizjes, sikurse edhe për marrëveshjet tjera, autoritetet serbe, japin zotime publike se do t’i zbatojnë. Por, nuk japin edhe data të caktuara.

​​“Ne të gjitha marrëveshjet do t’i zbatojmë deri në fund, siç do të shihet së shpejti. Kritikat nuk qëndrojnë. Aktualisht po zbatohet marrëveshja për vulat doganore dhe dokumentet përcjellëse doganore, do të zbatohet së shpejti edhe marrëveshja në lidhje me librat amzë dhe kadastrin. Qeveria ka marrë disa vendime dhe do të marrë në ditët e ardhshme, që do të operacionalizojnë marrëveshjet, duke përfshirë edhe lirinë e lëvizjes. Bëhet fjalë për ndryshimet në ligje në raste konkrete dhe asgjë më tepër sesa kjo”, tha shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviq.

Ndërkohë, për lirinë e lëvizjes diskutabile mbesin edhe tabelat e regjistrimit të automjeteve. Për shkak të kundërshtimit të Serbisë, Prishtina, ka vendosur që të lëshojë tabela për një periudhë kalimtare pesëvjeçare me akronimin KS për ata që duan të udhëtojnë në Serbi.

Tabelat e reja kosovare kanë akronimin RKS, kur shkronja R i referohet republikës dhe kjo ka ngjallur reagimin serb.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, është shtyrë afati deri në fund të nëntorit, që serbët të ndërrojnë tabelat, ata që ende i kanë tabelat e vjetra me akronimet PR për rajonin e Prishtinës e ngjashëm.

Të dy vendet nuk pranojnë sigurimin e makinave nga kompanitë përkatëse të sigurimit, por këtë duhet ta bëjnë në kufi, sikur që është rasti tani me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Por, as këtu, sipas Prishtinës, autoritetet serbe nuk i kanë bërë përgatitjet e duhura, duke u arsyetuar se duhet kohë për bartjen e pajisjeve dhe ngritjen e pikave në pesë vendkalimet- kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Greiçevci nuk përjashton masat eventuale të reciprocitetit në raport me Serbinë, po që se vazhdon të mos zbatojë marrëveshjet e arritura.

“Ne nga ana jonë e impelementojmë marrëveshjen, por kjo është nga ana jonë. Ndërsa, ajo se si do të veprojmë më tutje, pas situatës kur Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjen do të konsultohemi me BE-në dhe SHBA-në dhe si Qeveri e Kosovës do të marrim vendime meritore”, tha Greiçevci.
Dialogu për çështje teknike mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së ka nisur më 8 mars dhe deri më tash janë arritur 5 marrëveshje, zbatimi i të cilave ende po ngecë.


Serbia nuk pranon ende pavarësinë e Kosovës, ndërkaq, dialogu i fundit mes dy shteteve, buron nga rezoluta e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila parasheh normalizimin e raporteve përmes lëvizjes së tyre kah integrimi evropian.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi