Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MacShane: Raporti i Dick Martit, turp për Këshillin e Evropës

Shko poshtë

MacShane: Raporti i Dick Martit, turp për Këshillin e Evropës Empty MacShane: Raporti i Dick Martit, turp për Këshillin e Evropës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 02, 2011 12:50 pm

MacShane: Raporti i Dick Martit, turp për Këshillin e Evropës

MacShane: Raporti i Dick Martit, turp për Këshillin e Evropës Mcshain

Ish-ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Denis McShain e ka quajtur raportin e eurodeputetit Dick Marti turp për Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se Këshilli i Evropës nuk është dashur ta lejojë të dalë një raporti i tillë i mbushur me propagandë dhe pa kurrfarë dëshmish konkrete.

Këto komente diplomati britanik i bëri gjatë një debati në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK), ku përveç tjerash ka folur edhe për të ashtuquajturin “Ahtisari Plus”, e ndërkohë i ka bërë publicitet librit të tij për Kosovën “Why Kosovo still matters – Pse Kosova ende është çështje e rëndësishme”.

Me këtë rast, McShain ka thënë se raporti i Dick Martit, në të cilin përveç udhëheqësve të tjerë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përfshirë në akuza edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi për trafikim me organe njerëzore, kishte qëllime propagandistike pa kurrfarë konfirmimesh konkrete.

“Është një episod i turpshëm për Këshillin e Evropës, për ta lejuar këtë raport të dalë pa ndonjë dëshmi. Kjo duket si një bujë ndërkombëtare me qëllime propagandistike pa pasur ndonjë dëshmi konkrete ose dëshmitar për të konfirmuar këto supozime”, ka thënë McShain.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi