Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Lexojeni mirë deklaratën

Shko poshtë

Thaçi: Lexojeni mirë deklaratën Empty Thaçi: Lexojeni mirë deklaratën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 02, 2011 12:54 pm

Thaçi: Lexojeni mirë deklaratën

Thaçi: Lexojeni mirë deklaratën Thaci01_11_11_bs

Kryeministri Thaçi në stilin e tij tashmë të njohur i ka komentuar të martën edhe deklarimet e djeshme të ambasadorit amerikan Kristofer Dell, i cili e kritikoj bashkësinë ndërkombëtare gjatë periudhës së UNMIK-ut dhe politikanët e Kosovës për gjendjen e tanishme dhe krizat e shumta që po e përcjellin Kosovën.

“Kosova historikisht kalon nga një krizë në tjetrën dhe kjo është bërë stil i qeverisjes”, ka thënë një ditë më parë ambasadori Kristofer Dell. Sipas tij bashkësia ndërkombëtare pa dashje në disa raste ka qenë si në epokën e MIllosheviqit në raport me qytetarët e Kosovës.

“Kjo ka ndodhur duke ua dhënë kosovarëve një dukje joreale të qeverisjes së tyre. Po flas këtu për dështimet e UNMIK-ut në krijimin e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse, ka deklaruar Dell.

Ndërsa shefi i ICO-së, Piter Feith ka folur për momentet kur kryeministri Hashim Thaçi nuk e ka dëgjuar. E për këto deklarime ka reaguar kryeministri Thaçi, i cili në stilin e tij tashmë të njohur ka komentuar këto deklarata, duke porositur gazetarët që të lexojnë mirë deklaratën.

“Diçka e tillë nuk qëndron. Unë e falënderoj ambasadorin Dell për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka pasur edhe me mua edhe me Qeverinë e Kosovës. Kisha kërkuar nga ju që ta lexoni mirë deklaratën”, ka thënë ai.

Sipas kryeministrit institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar ngushtë me faktorin ndërkombëtar.

“Edhe ambasadori Dell edhe SHBA dhe Bashkimi Evropian e vlerësojnë lartë angazhimin e institucioneve të Kosovës, bashkëpunimin e ngushtë që e kemi. Natyrisht që është kërkuar që gjithmonë autoritetet ndërkombëtare të kenë më pak rol dhe përgjegjësi më të lartë për institucionet e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Përfaqësuesit ndërkombëtar ambasadori Kristofer Dell dhe shefi i ICO-së, Piter Feith kanë folur për papërgjegjshmërinë e politikanëve dhe misioneve ndërkombëtare në Kosovës gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur dje në Prishtinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi