Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha:PETRITAT DARDANË

Shko poshtë

Adem Berisha:PETRITAT DARDANË Empty Adem Berisha:PETRITAT DARDANË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 04, 2011 12:27 am

Adem Berisha:PETRITAT DARDANË 274473_100000202629693_1368592207_n

Adem Berisha:PETRITAT DARDANË

Oj Kosovë mburrje dardane
nga lashtësia që gjallon,
vet je zemra e kësaj ane
kurrë së rrahuri që nuk pushon.

Digë e fortë je prej çeliku
nuk ka forcë që të gjunjëzon,
kurrë s’u trembe nga armiku
s’ka pushtues ty që të sundon.

Djem e vajza i ke petrita
e gjithë bota t’i admiron,
për çdo ditë iu shtohet rrita
të kënaqet zemra kur shikon.

Izet Currin djalë Gjakove
atë petrit që e rrite në gji,
atë lulëkuqe, lule Kosove
lum që e kishe atë djalë të ri.

Atë djalosh, atë zog shqiptari
që nuk trembej nga armiku,
i edukuar siç është më së mbari
nga atdheu ai kurrë nuk iku.

Bashkë me Istrefin u flijuan
për të mos lëshuar truallin e të parit,
n’ Çabrat e në Meje u ballafaquan
me gjakatarët e barbarit.

Në çaste të fundit pak pa rënë
përsëri veten dëshmuan,
shkjaut ia shanë këta babë e nënë
sytë t’ua mbyllnin nuk lejuan.

Qit or shkja he bir i shkines
kurban të atdheut më ka lindë nëna,
or barbari i Vllasinës
prapë Kosova ka djem si zana.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi