Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KFOR-i pezulloi heqjen e barrikadave

Shko poshtë

KFOR-i pezulloi heqjen e barrikadave Empty KFOR-i pezulloi heqjen e barrikadave

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 04, 2011 7:56 pm

KFOR-i pezulloi heqjen e barrikadave

KFOR-i pezulloi heqjen e barrikadave Kfor1

(I plotësuar) -Situata e tensionuar pas aksionit të KFOR-it për largimin e barrikadave në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak që ka ndodhur të premten në mëngjes, është qetësuar rreth mesditës.

“KFOR-i ka pezulluar heqjen e barrikadave, pasi serbët kanë reaguar me vendosje të barrikadave të reja, dhe kjo ka ndikuar që situata në këtë zonë të qetësohet”, kanë thënë burimet.

Ndryshe, KFOR-i kishte filluar të premten në mëngjes largimin e barrikadave te pika kufitare në Bërnjak. Rreth orës 8.00 të mëngjesit është dëgjuar sirena që sinjalizon grumbullimin e serbëve, të cilët kanë filluar të tubohen te kjo pikë kufitare për të penguar ushtarët e KFOR-it në heqjen e barrikadave.

KFOR heq barrikadat nga Bërnjaku

Situata në Bërnjak vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa në afërsi të barrikadave ndodhet një numër shumë më i madh i serbëve të rebeluar sesa në mëngjes, kur kishte filluar aksioni i KFOR-it.

Sipas burimeve të agjencive, ektremistët serbë kanë filluar ngritjen e barrikadave të reja në këtë zonë, ndërsa ushtarët gjermanë dhe francezë të KFOR-it, të cilët ndodhen në largësi prej prej tyre rreth 70 metra, vetëm po i vëzhgojnë duke xhiruar dhe fotografuar ata, ndërsa me helikopterë po vëzhgojnë situatën nga ajri në vazhdimësi.

Bëhet e ditur se në një rats KFOR-i ka përdorur sprejin për shpërndarjn e serbëve të rebeluar.

Në anën tjetër, në Jegenicë ku ndodhet njëra nga barrikadat kryesore në veri, serbët po ashtu vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën që çon në fshatin shqiptar Qabër, prej nga forcat e KFOR-it lëvizin në drejtim të Bërnjakut.

Burime të agjencive kanë bërë të ditur se përkundër numrit të shtuar të serbëve në këtë pikë, situata këtu mbetet e qetë, ndërkohë që në këtë zonë është parë të jetë edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drevs.

Ivanoviq: Aksioni i KFOR-it vetëm sa do të përforcojë barrikadat në veri

Sekretari shtetëror për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq ka vlerësuar të premten se KFOR-i nuk duhet t’i largojë barrikadat, sepse në këtë mënyrë po krijon tensione.


“Kam frikë se kjo do të ndikojë vetëm në përforcimin e barrikadave në tërë territorin e veiut të Kosovës. Ky është një aksion i panevojshëm i KFOR-it që vetëm ngrit tensione, ndërsa ne nuk kemi nevojë për një gjë të tillë”, ka thënë Ivanoviq.

KFOR heq barrikadat nga Bërnjaku

KFOR-i ka filluar të premten në mëngjes largimin e barrikadave te pika kufitare në Bërnjak.

Burime të agjencive nga veriu tregojnë se rreth orës 8.00 të mëngjesit është dëgjuar sirena që sinjalizon grumbullimin e serbëve, të cilët kanë filluar të tubohen te kjo pikë kufitare për të penguar ushtarët e KFOR-it në heqjen e barrikadave.

Nderkohe mediat thone se situata ne terren eshte e tensionuar.

KFOR-i pezulloi heqjen e barrikadave KFOR-i%20nis2

Që prej mesit të shtatorit barrikadat e bëjnë të pamundur qarkulimin e automjeteve nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës në atë jugore dhe anasjelltas.

Banorët që kalojnë përskaj saj janë lodhur nga kjo pamje e përditshme.Adem Mripa është banor i një lagjeje në veri të qytetit.

Ai thotë se çdo ditë ai dhe familja e tij kalojnë në urën kryesore mbi Ibër, përsipër barrikadës, ndërsa kërkon nga vendorët e ndërkombëtarët që ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem.

“Nuk dua sa ta mendoj nëse do të kthehen apo jo anëtarët e familjes, apo nëse do të mund të kaloj unë. Ne po jetojmë me një stres të madh se kur do të marrë fund kjo”, shprehet Mripa.

Sipas tij, jeta në pjesën veriore të qytetit, të banuar me shumicë serbe, është e pasigurtë. Edhe qytetarët e tjerë kërkojnë zgjidhjen sa më parë të kësaj çështjeje, në mënyrë që t’i kthehen jetës normale.

“Ne nuk jetojmë më në atë pjesë sepse ma kanë djegur shtëpinë. Por presim që ata persona që jetojnë atje, tek Lagjia e Boshnjakëve, tek Kroi i Vitakut, që ballafaqohen me këto barrikada, të ballafaqohen me mënyra të tjera”, thotë Muhamet Kosumi.

KFOR-i duket se është më shumë për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut, edhe pse kërcenon për forma të tjera.

Shumë takime janë zhvilluar me kryetarët e komunave paralele. Së fundi, në veri shkoi këtë të mërkurë edhe raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Bjorn Fon Sidove.

KFOR-i pezulloi heqjen e barrikadave KFOR-i%20nis1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi