Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?

Shko poshtë

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave? Empty Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2011 12:10 am

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?

Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave? Artikull-22

Një dite pas vendimit të parlamentit për rrëzimin e dy dekreteve të Presidentit, mes të cilëve edhe atë për ligjin e shumëdebatuar të mbetjeve, presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se bazuar në të drejtën kushtetuese, ai ktheu ligjin, duke kontestuar nenin që i hap rrugë importit të mbetjeve.

"Presidenti e ka konsideruar në tërësi ligjin të mirë, të nevojshëm, por ka patur një objeksion në një nen të caktuar, pikërisht në nenin që ka të bëjë me importin e mbetjeve. Politika në parlament te japë përgjigje një cështjeje, që nuk është më e tyre, por është e qytetarëve dhe të japë përgjigje mbi bazën e argumentave, t'i largohen sharjeve, sepse nuk ka gjë më të mirë për sherrxhinjtë, që ta mbulojnë një cështje shumë të rëndësishme, vetëm me terminologji banale, ku askush të mos kuptojë asgjë se për cfarë diskutohet. Në raport kushtetues, Presidenti i është përmbajtur formulimit kushtetues", tha Topi.


Presidenti Bamir Topi është ndalur tek shfrytëzimi barbar që i është bërë lumit Erzen, nga firmat e inerteve,gjate ketyre muajve. Nje fenomen qe eshte denoncuar gjate ketyre muajve ne forme te perseritur nga Top Channel .

"Ata që flasin të fundit për mjedisit janë pikërisht ata që janë të votuar që të merren me mjedisin. Shohim vetëm 10 kilometra nga qendra e Tiranës është një lumë, i cili po jep shpirt. E kam frekuentuar për shkak të bukurive natyrore, të mundësive që jep ky ekosistem për ta shfrytëzuar për ekoturizëm dhe të babëzisë së jashtëzakonshme, për t'i nxjerrë shtratin, për t'i marrë atë që s'duhet t'ia merrnin kurrë vetëm për qëllime perfitimi, për të shkatërruar urat, për të shkaktuar një erozion për tokat dhe për ta bërë jetën e banorëve në dy krahët e Erzenit dhe te dhjetëra aktiviteteve që kanë ndërtuar punën e tyre, duke shfrytëzuar bukuritë natyrore të këtij eko-sistemi, për ta bërë të pavlefshme", tha Topi.

Zoti Topi i ka bere keto deklarata ne prezencë të kreut të OSBE-së, Eugen ëollfarth gjate nje takimi me nxenes te shkollave 9-vjecare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi