Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HELENA KADARE: NA KISH DERGU REXHEP QOSJA ‘MESIT’ AGIM VINCEN ME U PAJTU,

Shko poshtë

HELENA KADARE: NA KISH DERGU REXHEP QOSJA ‘MESIT’ AGIM VINCEN ME U PAJTU,  Empty HELENA KADARE: NA KISH DERGU REXHEP QOSJA ‘MESIT’ AGIM VINCEN ME U PAJTU,

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2011 2:10 am

HELENA KADARE: NA KISH DERGU REXHEP QOSJA ‘MESIT’ AGIM VINCEN ME U PAJTU
HELENA KADARE: NA KISH DERGU REXHEP QOSJA ‘MESIT’ AGIM VINCEN ME U PAJTU,  Thumbnail.php?file=helena_kadare_553741922
Epilogu i historisë ndodhi disa vite më pas, në verandën e vilës sonë të Mali i Robit. Na kishte ardhur Agim Vinca, një nga dishepujt e Qosjes, për të bërë, si të thuash, "pajtimin". Shoqërohej nga botuesi B. Hudhri dhe një shqiptar nga Zvicra. Is, me sa duket, ishte në orët e tij jo të mira, ose u acarua qysh në frazat e para, kur Vinca nisi të thoshte se nuk ishte mirë që ata të dy, "baballarët e kombit", të ishin të zemëruar etj., etj. …."Ç'janë këto idiotësira,- tha, këto marrëzira, jo baballarë, jo trapër." A. Vinca mbeti gojë hapur. Më erdhi keq për të se ishte një nga dashamirësit dhe nuk e meritonte. Is u ngrit me aq vrull, sa desh përmbysi tryezën. Unë desha të ikja nga veranda për të mos dëgjuar të tjerat. "Baballarë të kombit, vazhdoi ai nëpër dhëmbë. Unë me... Qosjen." "Takimi i pajtimit" mbaroi në mënyrën më katastrofike…”

HELENA KADARE: NA KISH DERGU REXHEP QOSJA ‘MESIT’ AGIM VINCEN ME U PAJTU,  Rexhep-Qosja-Ismail-Kadare

03.11.2011

Nga Shqipëria nisën të vinin lajme të shqetësuara. Vendi po binte në anarki. Shkaku kërkohej te rënia e piramidave financiare, por të shumte ishin ata që kishin dyshime më të thella. Nga lajmet që na dergonin, nga pamjet në ekranin e televizorit, që reporterët e huaj i jepnin me aq zell (kam parasysh këtu një pamje ngjethëse, kur një fëmijë, jo më shumë se dhjetë vjeç, mbante në duar një kallashnikov dhe gjuante me të gjithë gëzim!) dukej qarte se po digjej e po shkatërrohej gjithçka. Në ekran dukej hotel Butrinti në Sarandë, tek digjej e grabitej me egërsi, pallati i dikurshëm i mbretit Zog në majë të kodrës së Durrësit, tek shkuleshin llambadarët dhe rrëmbeheshin qilimat e shtrenjtë (pas lufte ky pallat ishte kthyer në rezidencë qeveritare), madje banjat me mermer të zgjedhur e tepër luksoze, ngaqë nuk arrinin t'i nxirrnin jashtë, grabitësit i tërhiqnin dhe i thyenin qysh brenda! Ndërkaq po hapeshin depot e armëve dhe asnjëherë (madje, as sot që po i shkruaj këto radhë) nuk merrej vesh në ç'rrethana po ndodhte kjo baterdi. E njëjta gjë me burgjet. Të dyja palët, e majta dhe e djathta, akuzonin njëra-tjetrën me të njëjtat argumente. Shumë njerëz bënin me faj agjenturat e huaja, sidomos atë greke. Në kulmin e kaosit, një natë, në orën njëmbëdhjetë të mbrëmjes, mori në telefon botuesi i Is, Bujar Hudhri. Telefononte nga Elbasani, ku ndodhej ende shtëpia botuese Onufri. Ishte shumë i tronditur dhe tabloja që dha në telefon ishte më e keqe se ajo që dëgjonim nëpër lajme. Sipas tij, qyteti i Elbasanit ishte në errësirë të plotë dhe në panik... Gjithë ditën shefi i policisë së qytetit ishte grindur me kryetarin e bashkisë, që nuk e lejonte të nxirrte policët për të shpartalluar "evgjitët"...
Tregimi i Hudhrit, Is iu duk jo vetëm ogurzi, por, në radhë të parë, i pashpjegueshëm. Atij i ra ndër mend të merrte në telefon Genc Pollon, që në atë kohë ishte nënkryetar i Partisë Demokratike, pra, në njëfarë mënyre numri dy i pushtetit. E njihnim Genc Pollon, ngaqë të dyja vajzat tona kishin miqësi me të. Genci nuk ndodhej në shtëpi. Ishte e kuptueshme, ndodheshin të gjithë te presidenti. Pas gati një ore ai mori vetë në telefon. Gjendja, sipas tij, ishte e rëndë dhe ajo që po ndodhte ishte një rebelim.
Is i tha se po ndodhnin gjëra të pashpjegueshme dhe i tregoi çka i kishte thënë botuesi i tij. Genci i premtoi se do të lidhej me Elbasanin për të marrë vesh si qëndronte puna. Pas njëzet minutash mori përsëri, për të thënë se s'mundi të lidhej dot. Atëherë Is i bëri pyetjen e drejtpërdrejtë: më thuaj një gjë, kush i hap depot e armëve, kujt i intereson kjo? Nga fytyra e Is, që po e ndiqja me ankth, kuptova se nuk mbeti i kënaqur nga përgjigjja. Sa herë që flitet për sqarimin e asaj që ndodhi më 1997 në Shqipëri, me kujtohet ajo natë. Kanë kaluar dymbëdhjetë vite dhe ende sot çdo gjë ka mbetur e errët. Një nga ministrat e qeverisë, në mos gaboj, ai i Mbrojtjes, pak përpara vdekjes bëri një deklaratë që e botoi gjithë shtypi shqiptar: "Dosja e zezë e vitit 1997 nuk do të zbardhet kurrë".

Një depresion dhe një brengë e pathënshme i kapi të gjithë shqiptarët e shpërndarë kudo në botë. Bashkë me ta ishte edhe turpi për vendin e tyre që u bë si rreckë përpara gjithë botës. Jam e sigurt se shqiptarët e diasporës, pa folur për ata të Kosovës, i përjetuan më tragjikisht se të gjithë ato ngjarje.
Për një surprizë të keqe, m'u midis tyre Is i mbërritën dy letra nga akademiku i Kosovës, Rexhep Qosja. Ishin pa pulla poste, gjë që tregonte se dikush i kishte hedhur me dorë njëra pas tjetrës në kutinë e letrave poshtë shtëpisë. Në të dyja letrat, Qosja jo vetëm nuk jepte asnjë shenjë brenge, por ishte i ngazëllyer nga ajo që po ndodhte, duke e quajtur atë "revolucion të vonuar demokratik!" dhe e kritikonte Is përse nuk bënte të njëjtën gjë si ai.
Nervozizmi i Is për të kaloi çdo kufi. I hodhi letrat në kosh. Kishte qenë disi i ftohte përherë me Qosjen dhe nuk e kishte fshehur njëfarë shpërfilljeje, gjë për të cilën unë nuk pajtohesha kurrsesi me të, ngaqë e çmoja R. Qosjen. Mirëpo në raste të tilla, kur i mbushej mendja për mirë apo për keq, ai bëhej i patrajtueshëm.
Pavarësisht ç'kishte ndodhur më parë, gëzimin e Qosjes për shkatërrimin e shtetit shqiptar, në pranverë të vitit 1997, Is nuk do t'ia falte kurrë. Siç ma shpjegoi, nuk ishte vetëm ana morale dhe patriotike. Ngazëllimi i Qosjes i dukej i papranueshëm, në radhë të parë, nga ana njerëzore. Epilogu i historisë ndodhi disa vite më pas, në verandën e vilës sonë të Mali i Robit. Na kishte ardhur Agim Vinca, një nga dishepujt e Qosjes, për të bërë, si të thuash, "pajtimin". Shoqërohej nga botuesi B. Hudhri dhe një shqiptar nga Zvicra. Is, me sa duket, ishte në orët e tij jo të mira, ose u acarua qysh në frazat e para, kur Vinca nisi të thoshte se nuk ishte mirë që ata të dy, "baballarët e kombit", të ishin të zemëruar etj., etj.
Ishin pikërisht epitete të tilla, të cilat ai nuk i duronte dot: baba i kombit, bacë, e të tjera si këto. Shumëkush do ta merrte si shenjë modestie nga ana e tij, apo si shenjë përmbajtjeje, por unë e dija fort mirë se s'kishte të bënte fare me to. Epitete të tilla i dukeshin folklorike..."Ç'janë këto idiotësira,-tha, këto marrëzira, jo baballarë, jo trapër." A. Vinca mbeti gojë hapur. Më erdhi keq për të se ishte një nga dashamirësit dhe nuk e meritonte. Is u ngrit me aq vrull, sa desh përmbysi tryezën. Unë desha të ikja nga veranda për të mos dëgjuar të tjerat. "Baballarë të kombit, vazhdoi ai nëpër dhëmbë. Unë me... Qosjen." "Takimi i pajtimit" mbaroi në mënyrën më katastrofike që mund të përfytyrohej. Sapo ata u larguan shkova tek ai, që vazhdonte të rrinte i egërsuar në verandë dhe i thashë në mënyrë të prerë se ishte treguar krejt i padrejtë. Ai m'u përgjigj sipas stilit që e njihja: ç'e pastaj? Këmbyem edhe shumë fjalë të tjera dhe unë, meqënëse u ndjeva e fyer, desha t'ia ktheja me të njëjtën monedhë. I thashë pak a shumë se e dija fare mirë shkakun përse acarohej nga fjalët "baballarë të kombit" e "bacë". Nuk ishte ndonjë gjë parimore, por sillej ashtu, ngaqë nuk donte të ngjante i vjetër në moshë. Në vend që të nxehej, ai përsëriti atë "ç'e pastaj?", pas së cilës s'kishe më ç't'i thoshe. E ç'e pastaj? përsëriti. Se mos bëre ndonjë zbulim të madh! Nuk e fsheh që është pikërisht ashtu. E pranoj, nuk dua të dukem as i vjetër e as matuf. E, në do ta dish, "baba i kombit" më duket edhe më keq!




Eshtë dashtë me ja dergue edhe Bahtir Hamzen se mik e ka!

HELENA KADARE: NA KISH DERGU REXHEP QOSJA ‘MESIT’ AGIM VINCEN ME U PAJTU,  Bahtirhamzarexhepqosja1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi