Mentor Thaqi:TOPI NË MUZEUN E MALËSISË – LEKAJ
Faqja 1 e 1
Mentor Thaqi:TOPI NË MUZEUN E MALËSISË – LEKAJ
Mentor Thaqi:TOPI NË MUZEUN E MALËSISË – LEKAJ
(Nderim atij që e solli dhe e ruan – Sh. Ivezaj)
________________________________________________
Sa n´Bratilë
e sa n´Traboin,
n´Hot e n´Grudë
e n´Tarabosh,
n´rrotë të veta
si vet jeta
ai Top Legjendë,
n´varg e n´këngë,
nuk e la
jo, kohën bosh!
Zbukurimin e bëri Isamil S. Rexhepi
TOPI NË MUZEUN E MALËSISË – LEKAJ
(Nderim atij që e solli dhe e ruan – Sh. Ivezaj)
Sa n´Bratilë
e sa n´Traboin,
n´Hot e n´Grudë
e n´Tarabosh,
n´rrotë të veta
si vet jeta
ai Top Legjendë,
n´varg e n´këngë,
nuk e la
jo, kohën bosh!
N´daç nga UNESKO
e n´daç nga Maestro,
Topi është
ku e ka vendin,
s´ka sekuestro,
Baca i jonë
Shtjefën Ivezaj,
ia din vlerën
si e ka rendin!
Thonë,
ia morën Magjar Pashës,
me eskortë
k´tej kur kaloi,
në atë Luftë
ke Kroi i Vashës,
Huta jonë
mirë e shitoi.
E la Topin,
iku n´mal
tue u mshefë
si gratë e liga,
iku shpejt
me bisht ndër shalë,
me gjysmë shpirti
desh vdiç nga f´tiga!
Iku pasha,
po jo shum largë
se e zuri Huta jonë,
ia preu n´buzë
qeshjen e tharbtë,
në Gjakovë
dhe sot gjëmon!
Eh, e la Topin,
e la asqerin
nëpër Kreshtat
e Malësisë,
po kush dreçi
e qanë të mjerin
nëpër stepat
e Rrumelisë?!
Shkoi
si rroi,
gjak i harbuar,
sikur erdh
më nuk u kthye,
erdh me hov
u kthye pa krye!
Ev,
ai Top,
sot në Muze,
tregon sot
se ç´ndodhi dje,
është Vlerë
e Historisë,
i bën Nderë,
Muzeut t´Malësisë!
Mentor Thaqi VS., 04.11.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi