Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore

Shko poshtë

Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore Empty Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 07, 2009 1:42 am

Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore
Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore U1_4
Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore
Në qytetin Uddevala të Suedisë në organizim të shoqatës Kulturore Shqiptare ”Vehbi Ibrahimi” u bë promovimi i librit ”Den mystiska sjukdomen” ( Sëmundja mistike )të autorit Göran Wassenius
Nga Sokol DEMAKU
Libri bën fjalë për një ngjarje të vitit 1990 në Kosovë, atëherë kur kryesisht adoloshent, ishin goditur nga pasojat e helmimeve.Kjo është një histori evertetë. Bëhet fjalë për atë që ndodhi në Kosovë në vitin 1990, kur të paktën 7500 shqiptarë (sidomos fëmijët dhe të rinjtë) i kishte kapluar simptoma e helmimit. Po ky libër përpiqet të shtjellojë dhe spjegojë ate që ndodhi këtu me këta të rinje? Göran Wassenius ka një interes në "sëmundje misterioze" që goditi rininë kosovare. Ai vetë ka vizituar Kosovën disa herë. Në verë të vitit 2008, ai udhëtoi për në Gjenevë për të marrë përsipër dokumentet e nevojshme nga ana e OKB për këtë gjë.
Ai ka intervistuar mjekë, mësues, dëshmitarë dhe njerëz të prekur nga sëmundja. Ka marrë pjesë në takime ku kanë qenë të pranishëm njerëz të cilët janë prekur nga kjo tragjedi.Ka qenë prezent kur një shqiptar i Kosovës drejtor shkolle përshkroi atë që ndodhi në ditët kur ai kryente punën e drejtorit të shkollës kur sëmundja / helmim kishte goditur rinine shqiptare. Shumë fëmijë kishinë nevoje per ndihme, por ata nuk e dinin se pse. Të gjithë kishin vështirësi frymë dhe ndërgjegje të humbur. Sytë e tyre ishin të shtrembëruar në shiqime ishte një tragjedi rinore. Pra helmimi kishte të bente thot Goran megas nervor e kjo u vertetue nga nje mjek freng i cili kishte berë analiza laboratorike nga 150 monstra te marra nga femije te prekur nga helmet.
Pushtetaret e kohës që ishin serb thonin se kjo ishte ne histeri e shqiptareve.
Disa thonë se kjo ishte një histeri dhe se "sëmundja" kishte vetëm një bazë psikologjike.
Shfaqje të tjera dhe fakte flasin se ajo ishte helmim. Kjo u zbulua në labortatoret spitalore duke përfshirë analizatë në mostrat e urinës, plus faktin se një grup i pacientëve kishte jonormal prat të ulët vlerat cholinesterase.
Për të gjitha këto që kanë ndodhë me fëmijët shqiptar tregon një dëshmitar, të cilin Goran e ka intervistua gjatë kohës se helmimeve ne Kosovë e ky është një nxënës shkolle:
"Nëntë nga shokët e klasës sime jane te helmuar. Papritmas u erdhi shkumë nga goja, dhe lotët u shkoninë rreke nga sytë, por askush nuk e dinte se pse. Të gjithë kishin probleme të frymëmarrjes, dhe ishin më ndërgjegje të humbur, të gjithë qendronin të shtrirë në dysheme si të pa shpirt. Unë thotë Goran kamë pasurë kontakt edhe me një mjeke te shquar shqiptare Flora Brovinën, të cilën e respektoj shumë dhe se ka bere nje punë të madhe në këtë kohë.
Serbët pretendonin se viktimat ishin "aktor të mirë" se ata simulonin me këtë dhe se sipas tyre kjo ishte ishte një histeri. Ata dhanë një shpjegim shtesë: Shqiptarët i kishin helmuar "fëmijët e tyre" në mënyrë që të fitojë simpatinë botë.
Në librin tim "Sëmundjes mistike", Unë jam përpjekur të marrë një pozicion për sqarimin e ketij fenomeni dhe se besojë se ja kam arritur.
Goran Wassenius i cili ka punuar si mësues në një shkollë të mesme në Spångberg në Filipstad dhe është një shkrimtar në revista të ndryshme ka përshkruar vështirësit në gjetjen dhe mbledhjen e fakteve dhe provave për ketë trgjedi të rinisë kosovare.
Mostrat e gjakut dërguar për analizë që janë bërë në qendra të ndryshme laboratorike janë hequr dmth janë fshehur nga ana e zyrtarëve shtetror. Hetimet u mbyllën nga ana a pushtetit si të ishin kryer ende pa u kryerë.
E vështirë ishte kjo kohë thotë Goran në Ballkan, njerëzit përjetuan akte të dhunës, njerëzit nga ish-Jugosllavia janë të frikësuar nga faktet dhe atyre u përbishtnojnë. Kjo ka ndodhur në Evropë në vitet 1990. Libri i Göran Wassenius merret me një ngjarje të veqantë që duhet të hetohet më shumë se çka është bërë. Göran ka mbledhur gjëra reale dhe i prezenton në librin e tij, përmban me shumë referenca, foto dhe fakte të kohës.
Ky libër ngjall reagime të forta në mesin e azilkërkuesve dhe emigrantëve në Suedi dhe interesi për këtë libër është i madh. Unë mendoj se libri është një dokument i rëndësishëm dhe unë rekomandoj atë që të gjithë ata që janë duke kërkuar përgjigje për të keqen që goditën Evropën kohët e fundit ta lexojnë këtë libër. Ky libër jepë një pergjegje të saktë në pyetjen: ”Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore”
Pas helmimeve të ndodhura në Kosovë, Beogradi zyrtar filloi një propagandë të egër ndaj
shqiptarëve të Kosovës, posaçërisht ndaj personelit mjekësor shqiptar që kujdesej për të
helmuarit. Minimizohej tragjedia e rinisë kosovare, të gjithë të helmuarit, afër 7500 nxënës
dhe foshnje u quajtën "Aktorë të Kanit”
I gjithë ky vrer dhe histeria antishqiptare që vinte nga Beogradi, në masë të madhe irritoi
shqiptarët që ndodheshin jashtë Kosovës. Ata ishin të informuar shumë mirë nga burime të
sigurta se në Kosovë që të helmuarit ishin viktima të sigurimit sekret serb.
Ky libër vie tash, pas kalimit të afër 20 viteve nga koha kur ngjarja me hemlimet kishte tronditur rajonin.
Përgjithësisht jam i kënaqur me librin megjithë problemet që pata në sajimin e tij e që ishin prezente ne punën time. Dëshira dhe ëndërra ime është që ky libër të përkthehet edhe në shqip, thot autori i librit Göran Wassenius.
Prezent në këtë promovim ishte edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Gislavedi i Suedise Hamit Gurugri i cil ka bërë edhe përkthimin e librit të Göran Wassenius ”Helmimi misterioz” eqë së shpejti pritet që libri në shqip të jetë ne duartë e lexuesve.
Në promovim të librit kishte edhe suedez miqë të shqiptareve të cilët shprehen mendimin e tyre rreth kësaj tragjedie të rinisë shqiptare në vitet 90.
Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore U1_1
Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore U1_2
Sokol Demaku: Kosova, sprovë e ndërgjegjes mjekësore U1_3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi