Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA:U BËRE BURRË AKADEMIK

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA:U BËRE BURRË AKADEMIK Empty ADEM ZAPLLUZHA:U BËRE BURRË AKADEMIK

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2011 10:40 pm

ADEM ZAPLLUZHA:U BËRE BURRË AKADEMIK Fotojaeademzaplluzha
ADEM ZAPLLUZHA:U BËRE BURRË AKADEMIK

Kur na shkon
Në mëhallë të Hadumit
Pyete më mirë furrxhiun Din
Ai të mëson për shijen e somunit
Besa edhe për enciklopedinë

Na vrau sorrëshkina
Na ndoqi polici
Sot po na faron ky hasreti ALI
Thua se di vetëm bija e ti
Të ulet këmbëkryq në enciklopedi

Ta njoh hujin ta di surratin
Po mirë jetove dikur në vaktin e Titos
Nuk ke se çka bënë
me mua të ngratin
për së gjalloi po më faros

Ti s’ lexon asgjë se të ka zënë vapa
Më gjuajte në baltë si një bilmez
Harrove autorët me dyzet vepra
Mor i mjerë turri pekmez

Jetove dikur si një malldar
Si veshkat në dhjam të mbajti hyqymeti
Me duqit plot verdhushka shkoje në Pazar
Që ju ka mbetur nga baba dovleti

Kurse ne fukaraja
I lëpinim eshtrat që i gjuaje ti
U bëre burrë akademik
Të na mësosh se si shkruhet një poezi
Mor i mjerë stramastik


Para teje e desha poezinë
Shkruaja për atdheun e kafshuar
më përcillnit kudo me gisht
nën çatinë time të rrënuar
sa bukur këndoje ti serbisht
Adem Zaplluzha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi