Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim Muqolli:TE MOLI I ULQINIT

Shko poshtë

Gëzim Muqolli:TE MOLI I ULQINIT Empty Gëzim Muqolli:TE MOLI I ULQINIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 07, 2011 2:00 am

Gëzim Muqolli:TE MOLI I ULQINIT 312708_259999654053002_100001289083162_828310_1701573203_nGëzim Muqolli:TE MOLI I ULQINIT 186131_100001289083162_263528_n

Gëzim Muqolli:TE MOLI I ULQINIT
( Poezi nga Gëzim MUÇOLLI )

te moli ulqinakët nuk i djeg më
dielli s’ ua pret fytyrën era e detit
aty nuk vijnë më anije të mëdha të
peshkatarëve as të tregëtarëve
ulqinaket te moli nuk presin më
burrat as djemtë
e dijnë se ata s’do të vijnë sonte
ata kanë kaluar oqeanin të lagur
me lotët e nënave motrave nuseve
të dashurave
ata kanë kaluar kufirin meksikan
nëpër gojën e ujkut
të lagur me ujin e rio grande-s
enden rrugëve trollit të amerikës
nganjëherë kur kanë kohë shkruajnë
letra të gjata me fjali të shkurta
kur kanë para thërrasin e flasin
me telefon dëgjojnë zërin e prindërve
ndiejnë shushëritjen e valëve aromën
e ullirit mandarinave fiqëve
kuptojnë kush vdiq kush hëngri fiq
te moli dëgjohet kënga mallëngjyese
për rrotën e fatit
e loti i pikëlluar i ulqinakeve
njelmëson detin
se djemtë e tyre i tretë
toka e premtuar.


Gëzim MUÇOLLI
gusht 1989 Ulqin
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi