Kur Kosova ishte ngushtë, Anton Çetta ishte shpëtimtar
2 posters
Faqja 1 e 1

Pjetër Nrejaj
Pse po harrohet plaku i pajtimit të gjaqeve?
Si e harruan Anton Çettën, kjo mbetet vërejtje që nuk falet, së paku studentëve të tij , të cilëve iu fali ose iu dha dhuratën më të çmueshme dhe më të shtrenjtë e cila do t’u shërbejë tërë jetën, si dritë e diellit, pra të çmueshmen dituri. Lotët më rrokulliseshin faqeve dhe më mblidheshin nën mjekër, dikur kur shikoja guximin, trimërinë, burrërinë dhe mendjemprehtësinë e burrit të madh të Kosovës, z.Anton Çetta, se si përulej para shqiptarëve, me fjalë të mprehta e te urta, për faljen e gjaqeve, pra për të shpëtuar këtë popull nga hakmarrja e vrasjeve të njëpasnjëshme, duke filluar prej vrasjes vëlla me vëlla e deri te qytetari me qytetar, që edhe sot e kësaj dite veç po vijnë e po shtohen në shumë treva të Kosovës, pas vdekjes së tij. Vullneti i tij i hekurt për bashkim kombëtar, për qetësi e besnikëri brenda popullit të Kosovës, e bëri të pavdekshëm të madhin prof. Anton Çetta. Këtë e them me plot përgjithësi morale, në momentet kur edhe sot e përkujtoj guximin e madh që kishte z.Anton Çetta në kohën kur populli i Kosovës ishte në zgrip të jetë apo të mos jetë, meqë Serbia ia kishte zënë frymën si shtrigë e egër, e s’linte gjë pa bërë mbi të duke e keqtrajtuar, duke e përdhunuar dhe duke e zhvendosur nga trojet e veta stërgjyshore. Përveç këtij problemi Kosova kishte edhe një problem më fondamental përbrenda kombit, madje të trashëguar me shekuj, siç ishte gjakmarrja, që ishte më evidente se kurrgjë tjetër, saqë e vuri kombin në dilemë se si t’ia bëjmë për këtë trashëgimi shfarosëse. Prof. Anton Çetta në atë kohë ishte legjendar, sepse po i duhej popullit, meqë populli ishte në gjendje të vështirë dhe s’dinte nga t’ia mbante. Trimëria, mençuria, burrëria, bujaria dhe veprimtaria e tij e bënë të pa vdekshëm prof. Anton Çettën . Për të mbetur legjendë e vërtetë e një populli, pena dhe dituria janë themele të vërteta të një figure siç ishte prof. Antoni, sepse kur përdoret pushka, dihet se je mbështetur për muri dhe është momenti i fundit për të mbetur legjendë, meqë pushkën e përdor vetëm kur të rrethojnë të tjerët, ndërsa dituria e besnikëria, s’i japin pushkës mundësi për t’u përdorë . A thua, vallë, këta të gjorë, që sot po luajnë me historinë e popullit, për interesa të veta, por edhe më së keqi po e shkatërrojnë atë që është kombëtare dhe krijuese e ardhmërisë sonë, a mos janë verbuar apo s’duan të shohin se çka do të na gjejë, saqë edhe armiqtë tanë shekullorë, na detyrojnë t’i thërrasim miq, me o me zor o me hatër, e kjo është larg të gjitha normave morale e kombëtare. Anton Çetta, me sa po shihet, i paska prirë një ushtrie të rrejshme, e jo një ushtrie përparimtare siç e quante ai, në atë kohë, e kjo u pa më së miri mbas vdekjes së tij, se po të kishin qenë ushtri e vërtetë dhe besnike për te, ata do të luftonin edhe sot kundër këtyre padrejtësive e s’do të lejonin prijësin e tyre të dikurshëm të nëpërkëmbet e të përdhunohet nga gjithkush, po do ta mbronin siç i mbronte ai të nëpërkëmburit e të harruarit nga shoqëria kosovare, shekuj të tërë. Shumë herë në jetën time kam dëgjuar nga të urtët e besnikët, por edhe vetë e kam përjetuar, se armikun më së shumti e vret me dituri e kundërveprim, sesa me pushkë, e vetë të humbësh me të gjithë rrethin që të kanë besuar. Anton Çetta me besnikërinë që kishte, me trimëri dhe me mendjemprehtësi e më shumë e shkatërroi armikun moralisht, sesa që e shkatërruan të tjerët më vonë me pushkë, meqë të tjerët po të mos reagonin forcat e vendeve të përparuara të botës, ajo ushtri do të ishte e vrarë e bile – bile edhe eshtrat do t’i kishin të humbura, sikurse na ndodhi me pjesën tjetër të popullit të pafajshëm, që s’e mbrojti askush nga kjo ushtri, siç kemi shumë masakrime nëpër fshatra të Rrafshit të Dukagjinit, ku u vranë me qindra, ditën për diell, e askush kinse nuk i vërejti. Vallë pse ata burra që dikur shkonin mbrapa Anton Çettës për pajtimin e gjaqeve, aq shpejtë e harruan Plakun e Kombit ose që dikur e quanin LEGJENDA KOSOVARE. Sot s’ka asnjë zë që e përmend emrin dhe veprën e tij. Kjo do të thotë se po të kishte drejtësi e bujari, Anton Çettës në historinë kombëtare do t’ia shkruanin emrin me shkronja të arta ose me ngjyrë të gjakut „LEGJENDARI KOSOVAR – SHQIPTAR Anton Çetta“. Unë e di se po të ishte realiteti në skenën kosovare, në qendër të Prishtinës shumë kohë më parë do qëndronte PËRMENDORJA e të Pavdekshmit Anton ÇETTA , së paku para ndonjë institucioni shumë vendimmarrës të Kosovës. Kjo le t’i mbetet për nder komunës së Prishtinës dhe udhëheqjes së saj, së bashku me shumë burra që dikur e ndiqnin mbrapa Anton Çettën nëpër tërë Kosovën, e sot shumica prej tyre shtrihet nëpër kolltukë në zyrat e tyre po sikur t’i kishin trashëgimi nga babai ose babagjyshi, e më duket se kanë harruar edhe vetë nga vijnë. Me çfarë force morale vendoset busti i LEGJENDARIT në një truall privat, pra në një oborr të huaj, thuajse në Prishtinë s’ka vend për të?! Vërtet s’ka vend për të, sepse Prishtinën e kanë zënë të tjerët, në emër të luftës. Pra këtu qëndron përgjithmonë thënia e urtë e popullit „ Mjeri i mjeri që s’pata djalë“. Se po të kisha djalë edhe mua do më këndohej lavdia. O popull i nderuar, që kurrë në jetë s’punova për të më kënduar, ose lavdëruar kush, se të gjitha do t’i tregojë koha më vonë. Oh sa mirë i printe Anton ÇETTA asaj ushtrie përparimtare, siç i printe dikur më herët Gjergj KASTRIOTI Ushtrisë Kombëtare, për çlirimin e trojeve SHQIPTARE .

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kur Kosova ishte ngushtë, Anton Çetta ishte shpëtimtar
ANTON ÇETTA
Nga:Lek Mrijaj
Anton Çetta burr i madh dhe një legjendar
intelektual i dalluar i kombit Shqiptar
e lindi nëna Shqiptare për ideal dhe bashkim
ta shpetoj popullin nga hasmi dhe të therret kushtrim.
Homeri i Kosovës për pajtimin e gjakut
ishte burrë Antoni në çdo derë t'konakut
aty ku kishte plagë e dhimbje gjaku në Iliri
thoshte:shtrijani dorën vëllezer falni për Shqipëri.
Bashkë me intelektual e më elitë kombetare
falen gjaqet e rënda e plaget Shqiptare
shtrihet dora e pajtimit ne oda e lendina
i printe Anton Çetta me shokë sikur vetëtima.
Thoshte Anton Çetta ju qe falni jeni faqe bardhë
ju keni falur kombit dhe jeni legjendar
rrofshi gjithë se bashku o vëllezer , unë jam krenar
ju do të shtoheni me djepa dhe qofshi me faqe të bardhë.
Anton Çetta nje burr i madh Shqiptar
la një histori atdheut si një profet kombëtar
ata qe e falen gjakun për vëllaun dhe birin e ti
thoshnin ja falim bac Antonit dhe idealit për liri.
Gëzohen fushat e lendina Arbërore
shtrihet dora e pajtimit aty është nje veper njerzore
falet gjaku në emer te popullit perendisë e motit
bëhet një Besëlidhje e fortë e Gjergj Kastriotit.
Një uratë e faljes se gjakut qe s'harrohet kurr;
Të qoftë falë gjaku i tim bir o burr
të lumtë o burr qofsh faqe bardhë ia kthente plaku
një profet i gjallë qe ua hapte deren nga sokaku.
Uronte me gëzime plaku Anton Çetta
lutemi o Shqiptar qe sa të jetë stina e jeta
me dashuri e gëzime me një kulturë në liri
do të jemi model i njerzimit dhe bashkim në Shqipëri.

Lek- Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010
Re: Kur Kosova ishte ngushtë, Anton Çetta ishte shpëtimtar
Brravo Lek i dashur!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kur Kosova ishte ngushtë, Anton Çetta ishte shpëtimtar
Qofshi i nderuar miku Agim kënaqesi dhe respekt per juve ju uroj shendet dhe suksese...
Lek- Numri i postimeve : 142
Registration date : 17/12/2010
Re: Kur Kosova ishte ngushtë, Anton Çetta ishte shpëtimtar
Edhe unë Juve i dashur Lek. Kalo mirë miku im!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi