Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës
Faqja 1 e 1
Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës
Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës.
Manifestimi filloi më poezinë kushtuar dëshmorit “ ZAHIR PAJAZITIT.
DRITË MBI DRITË JE TI
Kushtuar komandantit ‘’ ZAHIR PAJAZITIT’’
Loti iku bashkë me pranverën malet gjëmonin
Trimëria-heroizmi erdhi me emrin tuaj legjendar
Komb mbi komb thuri barbari ai çetniku i zi
Më kobure ja ndali hovin legjendari Zahiri-trimi
Lufta kishte një emër e disa shkronja të arta
UÇK - lavdi shqipes qe ec në shi -borë për një kurorë
Për një tokë të lirë
Për një qiell ku shqiponja të fluturon
Të shkel murin e zi të rrënoi - asgjësoi e të ngrit një gur
Në tokën Shqipëri liri Çamëri- Arbëri -Iliri e Dardani
I ulur qëndroja- mendoja për flakën qe ka nisur
Për barotin qe po ju jepet armikut-çetnikut-hordhive
Nga pushka e lavdive -Ushtrive nga pushka e Zahirit
Ngordhi njëherë e përgjithmonë rrugëtimi i faqëzave
Ndali hovin djali gjaku i shqiptarit barbarit - qyqarit
Komandant Zahiri legjenda e legjendave trim shqiptarë
Tek kroi e pini ujin dhe aty tha disa fjalë për shqiptarë
Luftoni-kujtoni rrugët historike
Mos shkelni mbi gjakun e dëshmorëve
Ai është dritë mbi dritë për jetë
Lavdi historisë...
Lavdi kush shkruan një histori të vërtetë
Një histori qe do ta kemi në shpirt përjetë
Malet i mbuloi dëbora shiu nuk mungonte
Zahiri bënë strategji për eliminimin e tradhtarit
Ai duhet të merr çmimin e merituar plumb në ballë
Kështu meriton edhe sot një tradhtar
Një plumb në ballë
Mallkuar kush shqipeve fluturimin po javë ndal
Rroftë përjetë gjaku i derdhur i Çlirimtarëve
Në fushë në mal me aromën e luleve tokën e ngjall
Nga i pa-emër emër Zahiri iku në përjetësi
Tokën e la të lirë ta gëzojnë e gjithë këta njeri
PODUJEVË
23 . 09 . 2011
Poezinë e ka shkruar autori, Ruzhdi Berisha – Rudi, si dhe u lexua nga vet autori.
KLUBI LETRAR “ ZAHIRI “ NË PODUJEVË
Klubi Letrar “ Zahiri “ në Podujevë, edhe kësaj radhe na sjelli libra te reja të botuara nga vet klubi. Titujt qe u promovuan në këtë manifestim ne muajin e rinisë ishin: MAVRIQI I LLAPIT { Monografi } nga autori Gani MEHMETI,” ËNDRRAT E MIJA” { poezi } nga autori Erblin DUSHI, “ SYTË E DIORIT, RRUGËS SË KOMBIT, ARBËRIA TOKA JONË, TOKË DARDANE” { poezi } nga autori Izet HAJDINI.
Manifestimi ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë foli kryetari i klubit letrar “Zahiri “ në Podujevë, Ruzhdi Berisha – Rudi ,para një publiku ku ishin të pranishëm afër treqind-veta. Më qenëse gati i gjithë publiku ishin gjenerata të reja kryetari i Klubit z, Ruzhdi Berisha - Rudi e gjithë fjalimin e potencoi duke ja kushtuar rinisë, më qenëse ishte dhe muaji i rinisë ai në përgjithësi foli për rinin.
Fjala e kryetarit të klubit letrar “ Zahiri “ në Podujevë, Ruzhdi Berisha – Rudi:
Përshëndetje dhe mirë se keni ardhur në promovimin e pesë librave me poezi dhe një libri me monografi. I përgëzoi autore për botimin e librave dhe suksese , presim edhe me tej libra të botuara nga ju.
E dashur rini kosovare, e ardhmja e vet jetës jeni ju, e ardhmja e vetë shtetit jeni ju. Ju jeni shpirti i kombit, jeni shtylla e shtetit dhe jeni zëvendësimi i çdo shtrese qoftë instuticionale e deri tek ajo bujqësore, nga pozitat me të larta deri tek ajo me e ulëta. Ju duhet të përgatiteni në dije dhe te jeni me cilësor dhe me të kultivuar në arritjen e një niveli të lart profesional dhe të bëheni të aftë për marrjen e obligimeve në të ardhmen qe do ju takojnë. Shteti ju mbetet juve, dhe ju
duhet të arriturat kulturore, historike e ti ruani dhe ti ngritëni me dijen tuaj, shteti ka nevojë për ju, kombi ju pret. Klubi letrar “ Zahiri “ në Podujevë kërkon përkrahjen tuaj, dhe anëtarësimin tuaj , ndërsa juve rini e dashur qe merreni me shkrime në do ju ndihmojmë qe shkrimet tuja ta shohin dritën , ato do botohen ne revistën letrare “ RINGJALLJA”. Edhe njëherë ju falim-nderoi për ardhjen tuaj, dhe është privilegj të gjindsh në mesin e një rinie kaq të mrekullueshme. Rinia është gjallëria e trungut të lashtësisë, rinia është dashuria e cila trungun e lashtësisë e përtërinë me veprat e saj...
Në vazhdim manifestimi filloi me prezantimin e librit të parë “ MAVRIQI I LLAPIT” monografi, nga autori Gani Mehmetit. Për librin foli drejtori i arkivit të Kosovës në Prishtinë, Dr, Jusuf Osmani.
Dhe prezantuesja Naxhie Mehmeti kaloi nga monografia në poezi. klubi letrar “Zahiri” ju sjelli edhe kësaj radhe librin “ ËNDRRAT E MIJA “ nga autori Erblin Dushi. Për librin foli Milazim Kadriu, si dhe një poezi nga po ky libër para publikut e prezantoi poeti Sylejman Lutolli.
Klubi Letrar “Zahiri” nuk ndaloj këtu , ai vazhdoi tutje duke prezantuar libra të tjera, duke sjellë para lexuesve edhe katër libra me poezi : “ SYTË E DIORIT,RRUGËS SË KOMBIT, ARBËRIA TOKA JONË, DHE TOKË DARDANE të autorit IZET HAJDINIT.
Për këto libra foli Gani Mehmeti si dhe botuesi Ruzhdi Berisha – Rudi. Me pastaj dy poezi nga libri i lexuan:
Aktori i qytetit të Podujevës, Sabit Zeneli lexoi poezinë të quajtur:
KËTU JE ARDHACAK
Afër e paska kishën
As ti s”paske projektin
Të zezë po ta shohë këmishën
Me njolloseni fakultetin
Këtu e kam bibliotekën
Krejt me ka zhytë lëndinën
Se paska njohur Haxhi Zeken
As Hasan Prishtinën
Në pronë të fakultetit
Nuk të lejohet kisha
Nuk je i këtij rrethi
Nuk pranojmë këtu bisha
Sa i rëndë është ky guri
Por edhe me i rëndë je ti
Këtu e ka vendin Bajram Curri
Ti je nga mali i zi
Më dukesh si një kosh
Më paske shkelur barin
Mos të shkon koha bosh
Mos ma ndot këtu ajrin
Kthehuni nga keni ardhur
Këtu je ardhacak
Në mal të zi i pavarur
Njëqind-vjet me ke hak
Dhe poezinë e dytë nga librat e poetit Izet Hajdini e lexoi aktori i Podujevës, Nazmi Bajra. Poezinë të quajtur:
UJQIT BULLGARË
Fanatikët maqedonas
Flasin pa-argumente
Shqiptarët janë vendas
Kjo nuk do komente
O fytyra të mynxyrës
O ujqit bullgarë
Propaganda e hiles
Hidhet ne Vardar
O fytyra të Gorillës
O hiena e Bullgarisë
Nuk kam pik prej qiellit
Jam pasardhës i Arbërisë
S’keni të dhëna shkencore
S’kam qenë kurrë qiraxhi
Sa e urren gjuhë arbërore
S’duron Santanën as ty
Shoh shumë egërsira
Shoh shumë surrat Hitleri
Po nga Enciklopedia
Të dëshmon karakteri
Pas përfundimit të përurimit të pesë librave më poezi dhe një monografi, manifestimi filloj edhe më një orë letrare të pagëzuar “ POEZIA SHQIPE”.
Për ta nderuar këtë manifestim të klubit letrar “ Zahiri “ në Podujevë ishte edhe humanistja shqiptaro-amerikane dhe poetja Rita Saliu. Zonja, Rita Saliu e nderoi klubin letrar “Zahiri” në Podujevë, ardhja e saj do jetë përherë e nderuar dhe do kemi një kujtim brezvënës nga kujtimi po i kësaj mërgimtareje dhe veprimtareje të dalluar nga femrat shqiptare dhe botërore. Diçka me thotë se zonja, Rita ka shumë veçanti tek vetja, po ashtu ka edhe butësi dhe mëshirë për lotin e dheut shqiptar. Për ta njohur zonjën, Rita keni njohur një univers të ter,ajo te gjithë jetën ja kushtoj dhe do ja kushton atdheut të dashur, vendit ku ujit i thonë ujë e bukës bukë. Klubit letrar “Zahiri” në Podujevë meriton të respektoi njerëz të penës dhe humanitetit shqiptaro-amrikan, siç ishte zonja RITA SALIU.
Manifestimin e nderuan me ardhjen e tyre edhe shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazliu” ne Kastriot,ku përfaqësuan zotëri, Ismet Tahiri dhe zotëri, Ismail Simnica.
Në orën letrare “ POEZIA SHQIPE” lexuan po këta poet:
1- RITA SALIU
2 – ISMAIL SIMNICA
3- ISMET TAHIRI
4- ORMIRA DIBRANI
5 – SADIE ISMAILI – ILIRIDA
6 – ALBAN NUREDINI
7 – RUZHDI BERISHA – RUDI
8 – BESNIK JAHA
9 – RREZARTA MULOLLI
10 – BLERIM MEHMETI
11 – SYLEJMAN LUTOLLI
12 – BUJAR VERBOVCI
KLUBI LETRAR “ ZAHIRI” NË PODUJEVË JU FALIM NDERON PËR ARDHJEN TUAJ SHIHEMI SERISH NË MANIFESTIMET TJERA...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi