Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM RAMADANI: Rruga e Allahut, ishte shkaku qe unë "dezertova" nga muzika dhe kënga !

Shko poshtë

ADEM RAMADANI: Rruga e Allahut, ishte shkaku qe unë "dezertova" nga muzika dhe kënga ! Empty ADEM RAMADANI: Rruga e Allahut, ishte shkaku qe unë "dezertova" nga muzika dhe kënga !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 08, 2011 12:40 am

ADEM RAMADANI: Rruga e Allahut, ishte shkaku qe unë "dezertova" nga muzika dhe kënga ! 1.aaaaaaaaaaaaaaaaaaadm.jpgECXLUSIVE:


ADEM RAMADANI: Rruga e Allahut, ishte shkaku qe unë "dezertova" nga muzika dhe kënga !

Presheva Jonë: Selam, pershëndetje i nderuar Ramadani edhe pse njiheni ne opionon si kengëtar dhe tash së fundit recitues i Kur’anit, mund të na thoni pak më shumë për ju ?

Adem Ramadani : Filimisht une falenderoj Allahun xh.h, që me ka drejtuar ne rrugë të mbarë dhe se dyti i dergoj selam me një përshëndetje nga zemra pengamerin tone Muhammedit a.s, Ju falamenderoj po ashtu agjencinë « Presheva jonë » për inetresimin mbi aktivitetin tim. Unë ju përgëzoj juve për angazhimin që e bëni në sensibilzimin dhe ndërkombëtarizimin ceshtjes sonë jo vetem të Kosovës por edhe asaj mbarë shqiptare. Allahu ju shpërbleft.


Sa i përket vetes sime, siq e dini unë jam nga Maqedonia i lindur në Shkup ndërsa me prejardhje jam nga Bllaca nga një lagje që quhet Mahalla Bardhi. Aktualisht punojë në administratë të një organizate në kryeqytet. Jam i martuar, kam tre fëmijë. Por këngën, siq edini dikur e kisha hobi , qejf…Por, tash së fundi këngën e kam braktisur dhe jam lidhur me ilahi dhe lexim të librit me të shenjtë në botë - Kur’anit të madhërueshëm. Dhe më duket se tash e kam gjetur veten dhe jam shumë i kënaqur sot dhe se ndjehem i pushueshem fizikisht dhe shpirtërisht.

Presheva Jonë : Po, mund të na i thoni shkaqet, arësyet pse dhe si e braktisët kengën, muzikë..Ju « treadhtuat « atë, apo, ajo juve ?
ADEM RAMADANI: Rruga e Allahut, ishte shkaku qe unë "dezertova" nga muzika dhe kënga ! 1.aaaaaaaaaaaaaaaaaademr.jpg


Adem Ramadani : Që të dy ngapak (ha, ha..qesht Ademi) Thash që të dy sepse unë unë braktisa i pari edhe pse ndoshta vonë, me mirë dikur se kurrë.… E kuptova se nuk ishte për mua dhe besoj se edhe ajo me kuptoi.. me la duke me thënë se une s' jam për ty Adem ti ke marrur një rrugë të drejtë, të Allahut…Dhe kaq, me kengën, me muzikën jemi ndarë në mynrë paqësore,..T’ju them të drejtën udhëzimi im në rrugën islame ishte shumë më herët.. Por, ja deshti Allahu (xh.sh) që të vijë koha që ta lë muziken dhe të përqëndrohem me përkushtim dhe vullnet për fenë islame. Po, kush ishte shkaktor, apo « sebep » siq thonë tek ne, për ta ndërrmarrur një hap të tillë ? Mund të them se së pari inshalla Allahu xh.sh e shpërblen me xhenet, ai eshtë hoxha nderuar Sajdullah Bajram nga fshati Opaj i Kumanoves duke dëgjuar ligjëratat, derset e tija disa herë në xhamin tonë Jaha Pashë Shkup. Unë në fakt edhe më herët jam marrur me muzikë kam qenë i udhëzuar në këtë dinë kam falë namazet me koh, kam manjtur ramazanet, po njëkohësisht jam marrur edhe me muzik, mirëpo e kam pasur në planëqë një ditë ta atë, po dashti All-llahu, që plani jem mu shpejtu. Pra, rrugëne Zotit e kam dhuratë të Sajdullah Bajramin pasi që ndiqja rrwegullisht ligjeratat e tija dhe vajzi i tij i mrekullueshëm me prekte pa masë, fjalët e tija më preken shumë në shpirtin tim dhe u keshut u largova gradualisht nga muzika, nga ky mekatë, cka nuk thueht rastësiht fjala që del prej një zemre, prekë një zemër tjetër.

Presheva Jonë : Mund të themi se tash je ende në fazet e « tranzicionit » nga muzika, kenga ne « kengët » tjera por pa insitrumente në Ilahi, në lexim kur’anor ?


Adem RAMADANI: Doren n’ zemër sa isha i ri, sikur edhe gjithe te rinjte isha i dhënë pas muzikes, sportit por nuk leja anash as namazin, ramazanin por jo aq sa duhet, por here pas here kur me biente. Një hadisë e pengamberit tone Muhamed (a.s.) thotë, se ju jeni ne fenë e atij shoku që e shoqëroni apo jo shoqëron..Prandaj, keni kujdes me kë po shoqëroheni. Une sa i pata do shok që nuk ishin në rrugë të mirë edhe une isha fatkeqesisht me ta në njëfarë rruge..Por falë Allahut xh.sh. deshti më orentoi andej kah duhet, dhe andej nga lakmon dhe do te lakmonte njerzimi…Sa isha i ri e di se kam pasur gabime dhe inshallah Allahu mi fal sepse merresha me muzike e kendoja lloj-lloj kengesh me cfarëdo tekstesh që më bienin në duar…Por sot jamë i kënaqur që ato këngë atë muzikë e kam lënë dhe padyshim i kam rënë istikfar, jam penduar dhe lus Zotin inshallah nuk me ngarkon shumë me gjynahe… Dikush këshillat, sygjerimet qofte nga prinderit, mjedisi apo shkolla i merr pjesë - pejsë e ndiokush edhe menjëhere e me hygjym. Une i takoj grupit te pare, ku keshillat i pranoja pjese pjese por me hapa të sigrut dhe vazhdoje te kompletohem per cdo dite dhe te mesojë për rrugën e drejte te Allahut qe edhe une neser te jem i gatshem jo vetem per at dynja por edhe ket dynja te keshilloj e mësojë brezat e rinje në kete rrugë të drejtë islame..



Presheva Jonë : Po mirë kur dhe si vendosët t’i ktheni shpindën muzikës, këngës z.Ramadani ... a nuk ju erdhi gjynah, kur ajo, juve ju shoqëronte githkah, ne cdo hap, cdo ditë, cdo mbrëmje me shoqëri, në cdo qytet, ne cdo koncert ?
ADEM RAMADANI: Rruga e Allahut, ishte shkaku qe unë "dezertova" nga muzika dhe kënga ! 1.aaaaaaaaaaaaaaadram.jpg

Adem RAMADANI: Gjynah, gjynah…nuk di une cfare gjynahi..Dihet se kur hy insani n’gjynah. Nuk duhet te kesh gjynahe ne ato gjëra te mbushura plote gjynahe, plote mëkate. Më kujtohet si sot ishte data 27 shkurt 2004 ku i thash lamutimirë muzikes..Ishte kjo dita e fundit kur prezentontova në një dasmë dhe që nga atëherë une jam hallashtisur me kengen, me muziken edhe ajo me mua..duke i kerkuar falje njeres tjetrit se ne te dy qenkshemi lidhur gabimisht. Dhe kështu në vitin 2005 nisa të preznetohem nëpër dasma, por jo si dikur me « sfiraqë » , por thejsht me këngë, me ilahi ku me shoqëronin dy hafëzllarë Sabahudini dhe Xhemaili dhe bashku me ta vinte herë pas here edhe nj daji imi i cili po ashtu ka qene merak n’ muzike, me qiftelia…Bile dajt e mi njihen si merakli te mjuzikes, ata njihen me tradite muzikore dhe jo rasesisht nëpër disa ndeja me thoshin se i paskam ngjare dajve. Por edhe ata tash vin pas meje dhe me duket se njerizt kane filluar t’i thon dajve se i apskeni ngjarë nipit (ha, ha..qeshet Ademi)
Deshe t ju shpjegoj pak me detalisht, pse e lash kengen, muziken dhe ju ktheva Ilahive, recitimit të Kur'ant. Islami nuk ndalon tekstet por instrumentet. Natyrisht ndalon edhe tekstet ato jane të tepruara, të pakontrolluara, tekste keto të amoralshme apo që fyejnë dikend..Dhe keshtu, ne vazhduam kengën, por pa insturmente, nëper dasma, në hangje duke kenduar ilahi e her pas here edhe kenge burimore, nga traditat tona kombëtare, hisotrike, edukative me mesazhe të mira për në rini, për një shoqëri
Largimi, braktisja nga muzina nga ana ime ka qene nje ceshtje personale. Unë edhe pse e kam lenë muzikën, nuk jam ai që tash ta dua ta marr tupanin dhe të dal t’i them kolegëve të mi të largohen nga ajo…Megjithse unë i kisha keshilluar qe sa më pare të largohen, do të ishte me mirë, sepse nuk është vonë, dhe te inkuadrohen ne rrugën e vërtetë te Allahut dhe aty e kemi shpetimin. Një porosi do të kisha pasur dëshirë t ja pëcillja me rastin e këtij Bajrami atyre miqve te mire, ish-shokëve, ish-kolegëve të mi edhe pse ndoshta nuk duan ta lënë muziken , bile namaza t’mos lëjnë, bile te sjelli shahadet njëhere n’dite, bile te fillojne me faljen e xhumave , të vejnë kryet n’segjde se pasha Zotin vitet shkojne shpejte a, sa nuk ta merr mendja dhe një ditë gjithsecili pendohet..por do të jetë shumë vonë..Prandaj, duhet ta marrim trenin me kohë.


Për ne si musliman Allahu xh.h na ngarkon me lloj lloj gjynahesh por ne duhet t’i zgjedhin nëse jo asnjë, bile me sa më pak gjynahe. Pra, une mendoj se per cdo muslimanë nëse ndokush këndon , natyrisht se eshtë gjynah, po jo edhe aq sikur ai qe nuk e fal namazin..Ky eshte mendimi im perosnal. Me muzik aktive merrem qe nga vitit 1994 dhe atë e kam lënë në vitin 2004. Gjatë kesaj periudhe kam pasur sukses, nëse mund ta cilësoj kështu, si ne biznes ashtu edhe ne kocerte e perpunimesh kengesh, nxjerrje e je ser klipesh , video e mijëra CD…Në fakt me kenge, muzikë jam marrur qe kur kam qenë i vogël, në shkollen filorree, apstaj at emesme ku isha i kyqur ne shqota te nydrshem muizka si Ibe palikuqe, Emin Duaku..


Presheva Jonë : Po masa, publiku apo siq po quhen sot si fans..ata si e kane pritur ket trhejqe t epapritur të juajën nga kenga, nga muzika, sigurtisht jane deshpruar, apo ?


Adem RAMADANI: Para se të tërhiqm defitivisht nga muzika nga 4-5 vite së paku une jam marrur herë pas here me literaturë islame dhe merrja pjese ne tubime, qofte ne xhami apo shkolla ku flitej për Allahun, pengamerin tone, ne përgjithësi fenë islame dhe të mirat e kesaj bote. Pra disa gjëra i kam rrespktuar edhe më parë si mospirjen e alkoolit, axjhërimin, namazin…por dikur u binda me argumente se ato nuk ishin të mjaftueshme..prandaj edhe unë defentivisht i thash lamutimire muzikes, kengës duke u drejtuar nga një lloj tjeter e « kenges » ato të ilahive, ku e gjenë shpëtimin dhe të vërtetën e njerëzimit..


Besimin e kisha te plote dhe falemnderoj Allahu qe ma ka pergatiur terrenit dhe te me vejë ne rrugen e drejte, duke ju larguar muzikes..Popullata me dëshpri, me keqardhje e ka pritur largimin tim, sepse natyrisht ata me kanë dashur të jem ne dasma, ne ahengje e keshtu me radhë…Albumi i fundit per shkorurëzimin , si nje fenoenm i shpeshtuar tek ne , dhuna familajare ..Aty jane disa mesazhe të qarta drejtuar sidomos burrave, meshkujve te cilet jane dhe shkaktar qofte te dhunes dhe ndarjes nga gruaja qe e paguajne pastaj femijët e tyre…Pastaj kemi kënduar edhe kenge folklorike , kushtuar jetës në gurbet, pastaj kemi kënduar e per disa burra dhe mos rrespektin e gruas apo kundër dhunës në familije. Po ashut kendojme kengët dhe ilahitë me tematike edukative dhe kundër dukruive te keqija dhe për të veti të mira si : sabri, durimi, toleranca ne familje tek gruaj, miqte, vëllezrit, komshjiu etj…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ADEM RAMADANI: Rruga e Allahut, ishte shkaku qe unë "dezertova" nga muzika dhe kënga ! Empty Re: ADEM RAMADANI: Rruga e Allahut, ishte shkaku qe unë "dezertova" nga muzika dhe kënga !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 08, 2011 12:43 am

Kjo intervistë sipas mendimit tim është thjesht një propogandë plotsisht anti-kulturë dhe antikombëtare.Marrzinat nuk kan kufi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi