Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:NËPËR QERPIKË MË SHKET NJE LOT

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:NËPËR QERPIKË MË SHKET NJE LOT Empty Hyqmet Hasko:NËPËR QERPIKË MË SHKET NJE LOT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 09, 2011 11:12 pm

Hyqmet Hasko:NËPËR QERPIKË MË SHKET NJE LOT 393388_300662189962743_100000568930657_1154770_1972424785_nHyqmet Hasko:NËPËR QERPIKË MË SHKET NJE LOT 273861_100000568930657_2000613556_n

Hyqmet Hasko

NËPËR QERPIKË MË SHKET NJE LOT
(Vëllait tim që u aksidentua)

Ti digjesh se ke temperaturë,
po dhimbjen s’ta lehtësoj dot.
Unë, që veten e mbaj për burrë,
nëpër qerpikë me shket një lot.

Në lotin që më ka shpëtuar,
ka dashuri por ka dhe dhimbje,
qe zemra dot s’ma ka duruar,
për ty vëlla, gjak i një zemre.

Dua sonte qiellit një lajme ti çoj,
një yll shërimi të më dërgojë,
të gjitha lulet i ftoj me dëshirë,
të me sjellin ilaçin më të mirë.

Dua dijetarit që vret mendjen,
për shkencën e shërimin të tim vëllai,
të fal madhështinë e një zemre,
që të thërrasë miqtë nga çdo skaj.

Dua jetën e tim vëllai mbi gjithçka,
se dashuria dhe dhimbja jonë një nënë ka.
Ndaj sonte nëpër qerpik më shket përlotja,
që dashuria e vëllait për vëllanë të jetë sa bota.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi