Muharrem Sfarqa:Përkujtohet strategu i luftës për liri, kolonel Ahmet Krasniqi
Faqja 1 e 1

Përkujtohet strategu i luftës për liri, kolonel Ahmet Krasniqi
Muharrem Sfarqa
13 vjet nga vrasja e ministrit të parë të Mbrojtjes
Pamja nga akademia përkujtimore e mbajtur në Gjermani
Homazhe në Tiranë në varrezat e kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës dhe te varri i dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari.
Në përvjetorin e 13- të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, ministër mbrojtjeje i Republikës së Kosovës , dega e LDK-së në Gjermani, si edhe herave tjera, bëri atë që mundi dhe që e ndjeu si detyrim kombëtar, përkujtoi këtë strateg të luftës për lirinë e Kosovës.
Fillimisht, një delegacion i saj në përbërje Muharrem Sfarqa, Muharrem A. Gashi, Ekrem Sylejmani…në ditën e rënies, më 21 shtator, bëri homazhe dhe vendosi lule aty ku prehet i qetë në tokën shqiptare, në varrezat e Tiranës, gati ngjitas me dëshmorin e demokracisë, Azem Hajdarin. Ata, ngjitas thuaja e patën dhe fatin më kobzez, vrasjen në pritë, në pabesi, mu në mes të Tiranës, nga dorë kriminele, antishqiptare. A, që të dy kishin të njejtin qëllim, çlirimin e Kosovës. Derisa koloneli, si ministër mbrojtjeje konstruktonte dhe niste për front formacione të rregullta ushtarake, Azemi ynë, kurajonte, ndihmonte dhe me tërë potencialin e tij mbështeste këtë luftë të drejtë përmes krijimit të hapësirave për përgatitjen e të rinjëve në luftë, zonave të Tropojës, ngjitas kufirit me Kosovën.
Por, qarqe antishqiptare, që i përcillnin nga afër këto ngjarje dhe lëvizjet e tyre, bën të veten. Përmes vrasjes së Azemit, ata u përpoqën të vrasin mbështetjen e Shqipërisë për njerëzit e gjakut që luftonin gati një shekull për lirinë e Kosovës. Ndërsa përmes vrasjes së kolonelit, ata u përpoqën ta vrasin përgatitjen profesionale të luftës, ndërtimin e strukturave dhe formacioneve të rregullta ushtarake që luftonin Brenda Kosovës.
Nderohet lufta për liri
Për fatin tonë të mirë, nuk ndodhi as njëra e as tjetra. Mbështetja e Shqipërisë vetëm sa u përforcua. Si dhe lufta për lirinë e Kosovës fitoi një dimension të ri, nxiti dhe ndërhyrjen e forcës më të madhe sot në botë, NATO-s për ta shpëtuar një popull. E, kjo ndodhi….
Prandaj, njerëzit nuk ngurrojnë për t’i nderuar, si njërin , si tjetrin. Sepse, me këtë, nderojnë dhe luftën për liri, luftë kjo e përgjakshme, e mundimshme, me plot peripetirash, që pati dhe një çmim të shtrenjtë por, që kulmoi me fitore.
Atë ditë me diell shtatori të datës 21 shtator, familiar, miq e baskëluftëtar dhe veprimtarë politikë u gjendën në Sharrë, aty ku janë varrezat e Tiranës, në nderim të Kolonelit. Një muaj më pas, organizuar po nga dega e LDK-së në Gjermani, në qytetin e Henefit, u gjendën në një vend qindra bashkëatdhetar e veprimtar, po në nderim të jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqit.
Rreshtit që nderojnë dhe përkujtojnë në çdo përjvetor të rënies së kolonelit, përherë i shtohen emra të rinj, edhe kur mungojnë emra të tjerë, që ishin një vit më parë apo dy, tri… shkaku i angazhimeve, agjendave dhe kohës që ikën shpejt. Anise ka të tillë që, nderimin për kolonelin qëllimisht e injorojnë. Ata të krahut tjetër të luftës, të cilët penguan unifikimin e saj të cilën e gjakoi me ngulm pikërisht kolnel Ahmet Krasniqi, si ministër mbrojtje dhe si Komandant i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Në këtë përvjetor të rënies dhe të përkujtimit nga dega e LDK për Gjermani, aty ku një kohë u strehua, jetoi dhe veproi ky emër i ndritur i luftës sonë, kësaj radhe ishin edhe Astrit Zemaj, nga konsullata e Republikës së Kosovës, në Frankfurt, Anton Kolaj, ish nënkryetar i LDK-së dhe ministër i parë i mbrojtjes në qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil, pastaj, bashkëluftëtarë dhe veprimtarë strukturash të ndryshme politike si Naser Kuliqi, Hamza Halabaku, Agush Bala, Zymber Rrahmani, Ilmi Gashi, Myftar Dragidella,Magjun Smajli,…
Në vend të atyre që munguan për arsye objektive, erdhën telegrame, fjalë inkurajuese për organizimin dhe, sidomos vlerësime të larta për figurën e kolonelit, siç ishte telegrami i dr. Isa Mustafës, kryetar i LDK-së dhe i komunës së Prishtinës, i cili pikërisht kur koloneli u emërua ministër i mbrotjes, ishte pjesë e një kabineti deri në vrasjen e tij.
Nuk mungoi kësaj radhe dhe telegrami i z. Adem Salihajt kryetar i degës së LDK për Ferizaj, i cili kishte dhe barrën e organizimit ushtarak për komunën e Ferizajti në kohën kur si Antoni e më pas, kolonel Ahmeti, kishin përgjegjësinë e organizimit ushtarak të luftës për liri.
Dhe, natyrisht, në këta përvjetor, ata që s’ mungojnë asnjëherë, janë familjarët e dëshmorëve dhe bashkëatdhetarët tanë, të cilët pas punës së rëndë mërgimtare, vijnë dhe çlodhen me fjalë dhe epitete për figurat që i respektojnë pa masë.
Përkujtimet tona rikujtojnë
Përkujtimet tona që organizohen në Gjermani nga Dega e LDK-së për figurat e mëdha të kombit, si për presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, pastaj për Sali Cekajn, për Agim Ramadanin, për kolonel Ahmet Krasniqin….rikujtojnë përpjepkjet dhe sakrificat e këtyre emrave që bënë në periudhat më të rënda të historisë sonë për lirinë e Kosovës.
Pjesë e kësaj sakrifice deri në flijim dhe e angazhimeve të parreshtura ishte dhe koloneli ynë, Ahmet Krasniqi. Një figurë komplete ushtarake, i njohur dhe për kontributin e madh që ju dha kroatëve në luftën e tyre për pavarësi nga ish Jugosllavia, kontribut që, realisht nuk u shpërblye por u ndëshkua më pas me burg dhe jetë të rëndë nëpër qytete kroate. Por, që nuk e dekurajoi sepse ai, si largpamës, ruante përgatitjet e tija profesionale dhe vullnetin e pamohueshëm për të kontribuar aty ku i dhimbte më së shumti, në luftën për lirinë e Kosovës. Dhe, i erdhi ky çast të cilin e kishte pritur një jetë.
La Kroacinë dhe u vendos në Gjermani ku ju përkushtua punës, strukturimit të ushtrisë së ardhshme të Kosovës,duke lëvizur me qëllim veprimi edhe në Zvicër, Norvegji e shtete tjera përëndimore.
Fati i tij, ngjanë pak a shumë me kthimet e bujshme të disa nga figurat më të çmuara të historisë sonë, për lirinë e vendit të tyre. A nuk ishte i tillë dhe kthimi i moçëm i Skënderbeut. La privilegjet që ua ofronin të tjerët dhe ju kthye vendit të tij. Sepse e thërriste gjaku, ai gjak që i rridhte nëpër vena.. Si dhe Ahmet Krasniqit, gjashtë shekuj e sa më pas. La Kroacinë, Gjermaninë dhe u vendos aty ku Kosovën e kish më afër, në Tiranë.
Kontributi i tij ishte kolosal, e këtë do ta thonë pa ngurrim edhe Magjun Smajli (gazetar dhe luftëtar lirie), Naser Kulqi (Pjesë e Shtabit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës,), Astrit Zemaj ( nga Konsullata e Republikës së Kosovës, Qazim Bajgoraliu e Muharrem Sfarqa, (nga Dega e LDK-së,- Gjermani) Zymber Rrahmani (nga dega e AAK - Gjermani), Elmi Gashi, (nga Dega e LDD-së – Gjermani), Smajl Cekaj (vellai i heroit Sali Cekaj),…dhe vetë pjesmarrësit e tubimit përkujtimor me praninë e tyre edhe në këtë përvjetor të trembëdhjetë, të dhembjes e të krenarisë.
Përmes kolonelit tonë, lufta për lirinë e Kosovës, mori një dimension të ri. Armiku shekullor i vërjeti ndryshimet, prandaj edhe u organizuan, investuan dhe tinëzisht, në pabesi, si shpeshherë në histori, qëlluan kokën – strategun e kësaj lufte. Anise nuk ia arritën qëllimin, ata për një kohë, penguan strukturimin dhe zhvillimin e mëtejmë të një ushtrie…e cila u rikonsolidua për pak muaj dhe kulmoi me Betejën e Koshares dhe thyerjen e kufirit, duke nxjerrë para bote strategë të rinj si Agim Ramadanin, Sali Çekun…që ishin dhe fryte të veprës dhe angazhimeve të kolonelit. Fitore që ia lehtësuan prehjen në varr, atje në Sharrë, afër Tiranës.
Figurë që na obligon
E tha më të drejtë Magjun Smajli, po edhe të tjerët në tubimin përkujtimor të Henefit, organizuar nga Dega e LDK-së, në përkujtim të kolonel Ahmet Krasniqit, kjo figurë obligon. Sepse është figurë kolosale e luftës sonë për liri. Ai i vuri bazat, themelet një ushtrie çfarë nuk e kishte Kosova deri atë kohë. Është tjetër gjë që nuk u kuptua sa duhet dhe nuk u unifikuan të tjerët pas tij, anise ai me mish e shpirt u përpoq dhe punoi për këtë unifikim . Dhe, si thuhet edhe nëpër legjenda, në momentin që po e arrinte atë unifikim,(si me pare Jusuf Gërvalla), një plumb si një zog i çartur, po i sulej në gjoks, për t’ ia vrarë zemrën. Ashtu do të shprehet përmes vargut, poeti Hasan Qyqalla, e përmes këngës edhe rapsodi i mirnjohur Agim Gashi, që artit të tij të interpretimit për kolonelin, do ti falë dhe lot e emocione.
Mungon një libër – monografi komplete për kolonel Ahmet Krasniqin. Mungon një nderim i mirëfilltë institucional. Mungon dhe një vendosje e figurës së tij aty ku e ka vendin. Mungon dhe koncenzusi për ta pranuar më në fund kontributin dhe veprën e pamohueshme të tij. Dhe, kjo nuk na duhet. Por, e kundërta.
Përkujtimet për të dhe për gjithë heronjtë e tjerë që ranë për lirinë e Kosovës, rikujtojnë këtë unitet, këtë nderim dhe përkushtim, për secilin, ashtu të renditur sipas veprave dhe angazhimeve.
Nëse jo ata që duhet, koha vetë këtë, një ditë do ta bëj. Dhe, ky do ishte ngushëllimi më i mirë edhe për Behxhet Krasniqin, vëllain e kolonelit,( i cili faleminderoi mërgimtarët për këtë nderim përkushtues). Por, edhe për shumë familjarë të heronjëve tanë, bijtë e të cilëve ende nuk çmohen e vlerësohen sa e meritojnë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi