Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Ismet Tahiraj

Shko poshtë

Cikël poetik nga Ismet Tahiraj Empty Cikël poetik nga Ismet Tahiraj

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 07, 2009 1:59 am


Cikël poetik nga Ismet Tahiraj U1_Ismet-Tahiraj
Ismet Tahiraj
Ismet Tahiraj

TEK UNË ZEMRA, E JO NAKARI
(QERSHOR 1999)

Ndalëm e lotoj
Loti zemrën ma rrëmben.

E shikimin e lëshoj
Kalin e kaleroj.
2.
Kallet shpirti
Ndizet trupi.

Nuk jam në Urnë,
jam në urti.

Mbi askë s’ kam hedhur gurë
Loti kalin e ka shiluar.

Mbeti fjala e pathënë.
3.
Një gjel që më shemb
Në sofër m’i çukat trohat

Loti kalin po e tremb.
4.
Sa kam dhëmbje
Kam dhimbë
Sa më ther me gjilpërë.

Zë nuk lëshoj
Fytyra ime e verdhë
Derdh dhembjen vrerë.

Skamnoria nuk më Rrenë
Më Rrethon e më brenë.

Në mua leh një qen i zi
Jo, I zi ,por dhe azgan.

M’i tremb dëshirat
Ëndrrat m’i hanë.
Loti kalin ngan—revan.
5.
Ca më ngushëllojnë
Ca më shajnë…

Dy taborret që më ngajnë
Me asnjërin nuk shkoj
Kundërshtoj…

U sosën bibat e çelibari
Tek Unë zemra—tek ata nakari….
Loti u ndry—u ndal kali.
HIJET GRI
(Hadës 2005 e tutje)


fshati i hirtë
drunjtë e hirtë,
kupolë minareje
e hirtë .
ëndëndërrat t’ hirta
kahmot shtëpive
kahmot shpirtërave...
dhe udhë
që kapërdijnë
hirtë
dhe hijet gri.
Bartën labirintheve.
2.
për ta krijuar përshtypjën
që s’ ka mace këtu,
që s’ janë trazuar , qentë
ëndërra t’ hirta- turbulluar.
Prag i shtëpisë
Kuturu...
3.
fshësarët kohën
fshijnë,
përhudhën
breznitë.
4.
vezë qyqeje
kulmeve klloqijnë...
ËNDËRRAT E PËRMJERRURA
Trup engjëlli
Po vjen
Kokë këlyshi ka
( e po na rrenë)
rrasat na i shtje
t’ koka , t’ këmbët.
2.
furtunë e errët
malit po shkretonë
as lerth
as kokërramurrizi
kërkund nuk janë.
Këlysh engjëlli
Ëndërrat po na
I përmjerrë...
KOPRRACI
Pleshta e morra
S’ i sjell terr e natë,
Por krahu i thatë
As zgjebën me kamatë
S’ ta jep myk I kohës.
Engjëlldjallë
I buzqësh vetës
Pënatë.
S’ ti jep gjynahet!
MIRËSINË
E përpiu
Breshëria.
Kalerim.
Ngutas sorrat
Lëshojë glasë.
2.
njeriu drekon
vetëvetën
se lindën
mirësjellje hardhuce...

PRILL I PRERË

O njeri a varr i qelbur
Ti di ( mirë e di ) se unë
S’kam shtëpi...
Rroj nën kumbulla
Rroj nën dushqe.
E kam një prush fëmijë
O njeri a varr i qelbur
Lufta na dogji, me hi.
2.
mos më bëj
ta derdh vrerinë vetë
as surratin tënd
s’kam pështymë- ta njomë
jargitu pas hajeve
(te nëmura) tepër t’mëdha
se dushqeve unë
bohemoj pa zë
dhe kur fle, nuk fle.
Dhe myk i kohës
T’vretë o qelbvarri.
Se oborri s’ ruhet
Me thuprat e fjalëve...
SAHITI I LUTIT
Gabim e ka
Akeroni
e merr dhinë
E lë lakrën .
Lakrën e hanë lepujt
Dhinë e ha ujku.
2.
Në fundbarke
Skutullaçë i rri-gjarpëri.
3.
Në luftën e fundit
Bandill më të hijshëm
S’ ka parë Prekazi.

Si ai pa përtesë
Gatuar bukë
Më nuk ka.
4.
Përditë del e rrezitet
brigjeve
Nga pellgu I mjerimit .

Dhitë ia rrisin—rriskun….
5.
s’ do I përmbyset barka
n’ ujërat e mëdha .
VETMO

Merre me vete vetminë kudo
Fillikat vetëm mos udhëto.
2.
merre vetminë e fishkëllo
e fol e fol , me erën
ec e mos u tundo….
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi