Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Presidenti do të zgjidhet nga PDK-ja

Shko poshtë

Thaçi: Presidenti do të zgjidhet nga PDK-ja Empty Thaçi: Presidenti do të zgjidhet nga PDK-ja

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 13, 2011 10:15 pm

Thaçi: Presidenti do të zgjidhet nga PDK-ja

Thaçi: Presidenti do të zgjidhet nga PDK-ja Thaci-PDK

Hashim Thaçi, ka shprehur siguri të plotë se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje presidenciale në Kosovë, por nuk tregon asgjë për planet e tij, nëse do kandidojë për president, apo do mbetet kryeministër.

Para simpatizantëve të komunës së Drenasit, me rastin e 12-vjetorit të themelimit të degës së PDK-së, Thaçi citohet të ketë thënë se presidenti do zgjidhet nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa është shprehur i pasigurt për kohën kur do të mbahen zgjedhjet.

“Ju mos u ngutni me i dhënë zor për zgjedhje, se s’dihet kur mbahen. Mund t’ju them se ... edhe presidenti do të zgjidhet nga PDK-ja, me mbështetje të gjerë, edhe Qeveria do të udhëhiqet përsëri nga PDK-ja, dhe përsëri do ta kemi shumicën në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi