Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Kongresi i Manastirit është historik

Shko poshtë

Thaçi: Kongresi i Manastirit është historik Empty Thaçi: Kongresi i Manastirit është historik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 14, 2011 8:21 pm

Thaçi: Kongresi i Manastirit është historik

Thaçi: Kongresi i Manastirit është historik 14.11.2011_-_KM

Me rastin e 103 vjetorit të fillimit të punimeve të Kongresit të Manastirit, më 14 nëntor 1908, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një mesazhi ka deklaruar se njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të kombit dhe qytetërimit shqiptar është Kongresi i Manastirit.

Në tekstin e mesazhit të kryeministrit Thaçi thuhet: “Njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të kombit dhe qytetërimit shqiptar është Kongresi i Manastirit, i mbajtur në decenien e parë të shekullit njëzetë, 103 vjet më parë.

Kongresi i Manastirit është historik sepse në të u arrit përcaktimi i alfabetit shqip, me germa latine, duke shënuar etapë të re të zhvillimit gjuhësor, komunikimit dhe shkrimit të gjuhës shqipe.

Përqafimi i këtij alfabeti nga studiuesit, shkrimtarët, gazetarët, administrata dhe mbarë qytetërimi shqiptar ishte fitore dhe tregues i identitetit të lashtë të kulturës sonë dhe të forcimit të identitetit kombëtar.

Pjesëmarrësve të shquar të Kongresit të Alfabetit edhe sot u jemi mirënjohës për të arriturën me të cilën krenohen shqiptarët kudo: në trojet shqiptare dhe gjithandej ku jetojnë, punojnë dhe zhvillojnë botën e tyre shpirtërore, shkencore dhe kulturore.

Me germat e alfabetit të Kongresit të Manastirit qytetërimi shqiptar krijon vlera shpirtërore, kultivon, përçon dhe përqafon vlerat më të përparuara të njerëzimit,
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi