Zgjedhjet presidenciale, në 2012 apo në 2013-tën?

Në vitin 2012, apo në vitin 2013? Kjo është dilema që tashmë ka zënë vend në mesin e partive politike, sidomos tek ato që kanë nënshkruar një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2012, pas ndryshimeve kushtetuese sipas afateve të parapara. Një dilemë e tillë është ngritur pas mesazhit që kryeministri dhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka dhënë një ditë më parë, përmes të cilit ka lënë të kuptohet se është për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale deri në vitin 2013, në mënyrë që të mbahen përnjëherë me zgjedhjet parlamentare.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci të hënën e ka forcuar këtë qëndrim, duke thënë se PDK-ja i zbaton të gjitha marrëveshjet, por asnjëherë nuk bëhet rob i tyre, por është e gatshme të pajtohet me ndryshimet e mundshme që janë në interes të qytetarëve të vendit.
Por bashkëpartiaku i Thaçit e Grabovcit, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duket se nuk është në të njëjtën linjë, ngase ai kërkon që të respektohen marrëveshjet e arritura dhe afatet ligjore e kushtetuese, si dhe dokumentet e miratuara në Kuvendin e Kosovës.
Drejtuesit e LDK-së kanë shprehur qëndrimin që marrëveshja e arritur mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së të zbatohet në tërësi, por megjithatë, mediat kanë raportuar se shtyrja e zgjedhjeve i konvenon kreut të LDK-së, Isa Mustafa për shkak të zhvillimeve brenda partisë së tij.
Sidoqoftë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri deklaron partia e tij pret zgjedhjet presidenciale në vitin 2012.
Kurse Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e pa përfshirë në marrëveshjen e arritur mes Thaçit, Mustafës e Pacollit në fillim të këtij viti, konsideron se tri subjektet që kanë bërë këtë marrëveshje po sillen me joseriozitet karshi kësaj çështje.
Sidoqoftë, ai ka thënë se AAK-ja është e përgatitur që zgjedhjet të mbahen në afatin e përcaktuar dhe do t’u përgjigjet pozitivisht këtyre zgjedhjeve, kurdo që mbahen ato.
Edhe LDK-ja është shprehur e gatshme për zgjedhje presidenciale, duke thënë se megjithatë emri i kandidatit nuk është diskutuar në parti.
Emra të ndryshëm janë përmendur deri tani nga subjekte të ndryshme si kandidatë të mundshëm për president, ndërsa deri tani publikisht kandidaturën e tij e ka shpallur ish gazetari Seremb Gjergji. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi i pyetur nëse do të kandidojë për president e ka lënë të hapur këtë çështje.
“Kur të vijë koha shikojmë”, ka thënë ai.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi