Albert Vataj: Të zgjohesh nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën
Faqja 1 e 1
Albert Vataj: Të zgjohesh nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën
Të zgjohesh nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën
Nga Albert Vataj
Sot,
zgjohesh në agun e asaj Shqipërie kaherë e mot të përvujtun, lënguese,
të nëpërkëmbur, hekakeqe e shpresëvrarë, ndryshe sot. Sot e mot, dita
do të rrezellitë shqip, pa u përthyer në kurrnji syprinë bunkeri dhe
paniku asimilimi nga armiqt që “na kishin në grykën e pushkës dhe ne i
kishim në grykën e topit”. Iluzionet e vigjilencës, sintetizuar nga
proverbi “uji fle, hasmi s’fle”, i përkasin të shkuarës. Imperializmi
amerikan, socialimperializmi sovjetik, puçistët, këto zhargone të
ideologjisë së izolimit, këto maska ndjellakeqe të murtajës komuniste,
janë varri pa nekrologji. Kuja e asaj vajtoreje është një makth, është
një shpirt i keq, prej të cilit sot çlirohemi. Jemi të dlirë nga kjo
mbarsje që zvargej në vetëdijen tonë. Sot kaplimi i agut shqiptar është
drita shpirtit tonë liridashës, paqekungues. Sot përulemi me mirënjohje
dhe respekt para emrit dhe kontributit vullnetmirë të të gjithë atyre,
që bënë çmos për agun e kësaj ditë, zgjimin nga një ëndërr e bukur për
të jetuar ëndrrën. Për këtë prag të lyer me ambrozin e lirisë duhet të
falenderojmë në kryeherën e tana mirënjohjeve atë bekim të krijuesit,
Amerikën. Shqiptarët duhet të falënderojnë për stretiherë Amerikën,
bijtë e saj dhe të lutemi Zotit për këtë mik të madh të shqiptarëve dhe
paqes.
Spariherë
e falënderuam, asokohe kur Fuqitë e Mëdha desh na ndanë për të joshur
orekset babëzitëse të fqinjëve tanë. Sdytiherë e falënderuam për
Pavarësinë e Kosovës. Tash, e kemi për ndër ta falënderojmë për
stretiherë, për pranimin në familjen e paqes në tryezën e madhe të
kombeve të lira. Kurrëçka nuk duhet të na bëjë me drojë ta bëjmë këtë.
Se ishte dhe është Amerika dhe burrat e saj të shtetit, që njohën dhe
vlerësuan identitetin dhe dinjitetin tonë. Janë ata, që shtërnguan
duart tona dhe besuan nër ne, kombin që meriton të jetë ai që gëzojmë
ne sot dhe që do të krenohen brezat që do të vijnë.
Anëtarësimi i
Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ndër të vetmet grupime
supërfuqishë dhe vullnetesh për paqen, njëzëshëm mund të pohohet se
është një nga momentet më të rëndësishme historike të kombit shqiptar.
Askurrë, askush, në qasjet e tija më optimiste dhe në synimet më
euforike, nuk do ta mendonte se ajo që tashmë është realitet, të mund
të ushqente fantazinë e tij më të zhvilluar. Shqiptarët zgjohen nga një
ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën. Brezi ynë, ka fatin që breza të
tjerë nuk e patën, të shkruajmë në memorien historike bërjen realitet
të një arritjeje që përafrohet me mrekullinë. Tash ne jemi të barabartë
mes të barabartëve. Dinjiteti dhe personaliteti i identitetit tonë
kombëtar, nuk është më një faktor i parëndësishëm një njollë e zezë dhe
shkas për t’u nëpërkëmbur dhe referim për krahasime negative. Tashmë,
ne, jo vetëm ulemi në një tryezë me më të fuqishmit e botës, por dhe
shprehim njëherazi, njëzëshëm me ta vullnetin e një bote ku paqja është
e shenjtë dhe ajo duhet garantuar me çdo mjet. Krenarisë sonë kombëtare
i kthehen atributet, ata që piknisën me Kalorësin e Krishtërimit,
Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Për një vend të vogël si Shqipëria, një
vlerësim i tillë është një meritë, që vjen natyrshëm për gjënezën tonë
nacionale. Fatet e kombit shqiptarë kanë kaluar sa e sa herë në tehun e
mprehtë të fataliteteve historike. Identiteti ynë kombëtar e ka gjetur
veten sa e sa herë para shpërbërjes. Lukunitë e kohës kanë tentuar disa
herë të na çapërlojnë në copa-copa, duke mundur t’ia arrijnë të na
gjymtojnë, por falë Zotit mbijetuam. Jemi për të jetuar këtë ditë, ditë
e paprekshmërisë tëritoriale, ditë e garantimit të paqes dhe
kontributit për botën, tokën e të gjithëve.
Ndër të shkuaren kujtesa
historike përcjell vendin tonë si një portë nga ku mund, hynë dhe dolën
dreqi dhe biri. E çnuk bërë ata me Shqipërinë dhe shqiptarët, me
dinjiteti dhe identitetin tonë. Erdhën dhe ikën, hynë dhe dolën të
gjithë kujt i ra rruga këndej. Ndërsa sot, ajo është një e kaluar
fatkeqe, një kujtesë që e ruajmë në memorie si një e shkuar që nuk do
të përsëritet askurrë. Megjithëse vend i vogël, në tash jemi një. Jemi
njësi dhe realitet, jemi botëkuptim dhe ndërgjegje, vullnet dhe
aspiratë e paqes dhe dinjitetit. Sot e mbas, kurrqysh nuk do të mund
kush të tregojë me gisht shqiptarët. Kudo që ai jeton dhe aspiron,
është shqiptar dhe duhet ta mbajë me nder dhe krenari emrin e tij.
Me
anëtarësimin në NATO, kombi ynë, ne qytetarët shqiptarë dhe vetë
Shqipëria, fitoi një emër, fitoi nder dhe dinjitet të ri, duke lënë pas
kujtimin e hidhur. S’do mbahemi më mend si kombi i pushtimeve të gjata,
diktaturave dhe historive më të egra, eksodeve, skamjes dhe mjerimit,
por si kombi i NATO-s, kombi i së ardhmes, kombi i lirisë, kombi i
dinjitetit.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është rikthim
definitiv, më sublimi i mundshëm i kombit tonë në gjirin e familjes
perëndimore, është garanci e re dhe e madhe për zhvillim dhe jo vetëm
siguri, të integritetit e sovranitetit territorial të Shqipërisë, por
edhe të shtetit të Kosovës dhe të trojeve shqiptare në Maqedoni, Mal të
Zi dhe Serbi. Shqiptarët, janë më të sigurt se dje, shqiptarët janë më
me perspektivë perëndimore se që ishin dje, shqiptarët, mbarë kombi ynë
jemi me një të ardhme më të ndritur, më perspektive se mund të
mendohej. Duke qenë pjesë, anëtare e NATO-së, Shqipëria dhe kombi ynë
mbarë është para një të ardhme të re, është në rrugëtimin e
faktorizimit në rajon dhe më gjerë, është më afër hyrjes në BE. Ne, si
komb, së bashku me Shqipërinë, prej nesër jemi aty, ku ishte dashur të
ishim para shumë dekadash, në NATO, pra në djepin e Perëndimit, të
vlerave të qytetërimit i cili është streha e jonë më e sigurt, më e
ngrohtë dhe më e dashur. Po kthehemi përfundimisht, si kombi më i
vjetër i këtyre hapësirave në gjirin e familjes së madhe të Perëndimit
të qytetëruar. Pas një nate të gjatë terratisjeje, zgjohesh nga një
ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën. Kjo për ata që që janë zgjuar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi