Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vesterevelle: Intergiteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje

Shko poshtë

Vesterevelle: Intergiteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje Empty Vesterevelle: Intergiteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 15, 2011 7:37 pm




Vesterevelle: Intergiteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje

Vesterevelle: Intergiteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje Vesterevelle14

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se për Gjermaninë, integriteti territorial i Kosovës nuk ka dyshim.

“Për ne integriteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje”, tha Vestervelle, pas takimit të mbrëmshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai mëtutje theksoi se, rrjedhimisht, me rastin e vendimit për dhënien e statusit apo jo të vendit kandidat për Serbinë, “do ta shqyrtojmë edhe këtë çështje” dhe shtoi se “prej atyre që dëshirojnë të hyjnë në BE presim bashkëpunim,e jo konfrontim”.

Ministri Vestervelle mëtutje ka theksuar se edhe vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e sjellin në pyetje integritetin territorial të Kosovës dhe se edhe ato vende pajtohen “se konfliktet nuk mund të zgjidhen me përleshje, por me bashkëpunim”.

“Unë kam qenë atje dhe e kam parë situatën”, tha ministri i jashtëm gjerman dhe shtoi se “dhunën nuk guxojnë ta mbështesin ata që dëshirojnë në BE”.

Sa i përketë Serbisë, Zoti Vestervelle ka theksuar se në mesin e kushteve për integrim në BE, janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi