Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EKSKLUZIVE: Çka dëshmoi Hashim Thaçi para prokurorit të EULEX-it për “rastin Kleçka”?

Shko poshtë

EKSKLUZIVE: Çka dëshmoi Hashim Thaçi para prokurorit të EULEX-it për “rastin Kleçka”? Empty EKSKLUZIVE: Çka dëshmoi Hashim Thaçi para prokurorit të EULEX-it për “rastin Kleçka”?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 16, 2011 1:26 am

EKSKLUZIVE: Çka dëshmoi Hashim Thaçi para prokurorit të EULEX-it për “rastin Kleçka”?


EKSKLUZIVE: Çka dëshmoi Hashim Thaçi para prokurorit të EULEX-it për “rastin Kleçka”? Thaqi-per-veb
Thaçi: Nuk më kujtohet se kur jam takuar herën e fundit me Fatmir Limajn

Ish- anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, udhëheqës të Drejtorisë politike të saj i janë kthyer të kaluarës, por kësaj radhe duke i sjellë si dëshmi të një procesi gjyqësor shumë rrethana të ndodhura gjatë periudhës së luftës. Dëshmitë për rastin “Kleçka” i kanë dhënë kryeministri Hashim Thaçi, ministri i FSK-së, Agim Çeku, ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi , si dhe disa ministra, deputetë dhe zyrtarë tjerë.

Dëshmitë e tilla tashmë i janë bashkuar dosjes së çështjes gjyqësore të njohur si rasti “Kleçka”.

Në cilësinë e dëshmitarit i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit edhe kryeministri i shtetit, Hashim Thaçi.

Në procedurën e intervistimit i pashmangshëm ka qenë interesimi i prokurorit për takimet e të intervistuarve me Fatmir Limajn, i akuzuar në çështje penale për krime lufte.

Prokurori Salustro e ka pyetur kryeministrin.

Prokurori: A e dini nëse Limaj, ka qëndruar në Kosovë deri në fund të luftës?

Kryeministri: Jo, gjatë muajit prill ai ka shkuar në Shqipëri.

Prokurori: A ju kujtohet se kur e keni pa z. Limaj për herë të fundit në Kosovë para se ai të largohej në Shqipëri?

Kryeministri: Gjatë asaj kohe ai ishte caktuar si zëvendës ministër i Mbrojtjes. Nuk më kujtohet data. Limaj dhe Zyrapi janë caktuar për përgatitjen e operacionit Shigjeta. Pasi që ministri i Mbrojtjes gjendej në Shqipëri, ata duhej të shkonin atje për të performuar detyrat e tyre. Kështu që unë Limajn e kam pa në Kosovë për herë të fundit në prill, mirëpo nuk më kujtohet data. E di se gjatë kësaj periudhe edhe Sylejman Selimi ka shkuar në Shqipëri.

Në pyetjen e prokurorit nëse i kujtohej që Zyrapi dhe Limaj u larguan si pjesë e të njëjtit grup, Agim Çeku i është përgjigjur:

Agim Çeku: Mua nuk më kujtohet, ajo ka qenë hera e parë që unë takova shumë nga ata dhe poashtu ishte hera e parë në atë zonë, kështu që nuk kam një kujtesë të saktë se kush u largua dhe me cilin u largua. Ajo që mund të them është se pas këtij takimi, cilido që kishte të bënte me operacionin shigjeta u largua për në Shqipëri.

Në deklaratën dhënë prokurorit, ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bislim Zyrapi, ka deklaruar se nuk e ka parë Limajn në Kosovë duke iu referuar fillimit të prillit të vitit 1999.

E në organet e drejtësisë tashmë janë deponuar edhe dëshmitë e ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ministrit Fehmi Mujota, deputetit Adem Grabovci, kryetarit të komunës së Lipjanit dhe dëshmitarëve të tjerë.

Dosjes së provave të rastit ‘Kleçka’ i është shtuar edhe ditari i dëshmitarit X, të cilin e kishte mbajtur pasi ishte shpallur dëshmitar bashkëpunues, oraret e seancave të marrjes në pyetje, sqarime për nënshkrim të dokumenteve përfshirë këtu të paktën tri të tilla ku dëshmitari ka potencuar t`i ketë nënshkruar pa ditur se çka përmbajnë.

Një tjetër dorëshkrim që besohet t`i përket dëshmitarit X është i datës 3 korrik 2011, që mes tjerash shkruan për presionet që dëshmitari ka pasur nga prokurori i rastit për nënshkrim të një dokumenti. Detaje të shkrimeve flasin edhe bindjet e dëshmitarit se po shfrytëzohet nga organi i akuzës.

E derisa pritet që vazhdimi i procesit gjyqësor të trajtojë gjithë deklarimet e palëve në këtë çështje, mbrojtja e të akuzuarve mbron qëndrimin se vdekja e dëshmitarit ka krijuar një rrethanë të re për procesin.

Shqetësimet e familjes së dëshmitarit X për rrethanat e vdekjes së tij e të adresuara në EULEX, kanë marrë një përgjigje ndonëse jo atë që e prisnin.

Në përgjigjen kthyer familjes përmes avokatit Naim Qela, EULEX thotë: se familjarët e Zogajt si hap fillestarë duhet të mbushin një formular në Panelin për shqyrtimin e të drejtave të njeriut.

Bëhet e ditur se gjykimi në “Rastin Kleçka” është shtyher për 1 dhjetor, për shkak të një rasti vdekjeje në familjen e të pandehurit Sabit Shala. Ai është lejuar të marrë pjesë në varrim, si dhe në ngushëllimet që zgjasin 7 ditë.

Kolegji i gjykatësve në rastin ‘Kleçka’ ka marrë vendim që seanca e radhës të shtyhet për datën 1 dhjetor, pasi që të pandehurit Sabit Shala i ka vdekur vëllai.

Gazeta “Bota sot” në disa vazhdime do të sjell para jush në mënyrë stenografike dëshmitë kryesorë të Hashim Thaçit, Agim Çekut, Fehmi Mujotës, Adem Grabovcit, Ramë e Shukri Bujës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi