Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon NEÇAJ:NJE METEOR NE LETERSINE E SOTME SHQIPE

Shko poshtë

Gjon NEÇAJ:NJE METEOR NE LETERSINE E SOTME SHQIPE Empty Gjon NEÇAJ:NJE METEOR NE LETERSINE E SOTME SHQIPE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 16, 2011 12:14 pm

Gjon NEÇAJ:NJE METEOR NE LETERSINE E SOTME SHQIPE U1_GjonNecaj

Gjon NEÇAJ:NJE METEOR NE LETERSINE E SOTME SHQIPE
( Ne 65 vjetorin e lindjes se Halil Haxhosajt )
Gjon NEÇAJ:NJE METEOR NE LETERSINE E SOTME SHQIPE U1_HalilHaxhosaj1
Duke hulumtuar per jeten dhe veprimtarine letrare te Halil Haxhosajt hasim ne nje biografi te begate ne krijimtarine letrare ne 65 vitet e jetes se tij.
Halil Haxhosaj u lind me 16 nentor 1946 ne nje familje te madhe ne Preklukaj te Vokshit. Mësimet fillestare, shkollën Normale dhe SHLP – Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë .Një kohë punoi mësues në Cërmjan të Dushkajës. Eshte autor i 17 librave me poezi,proze dhe kritike letrare,kater prej te cilave jane botuar ne vitin 2011. Eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves,W.P.S. ( Shoqata e Poeteve te Botes) dhe i Kryesise se Klubit Letrar“Gjon Nikolle Kazazi” ne Gjakove.
Halil Haxhosaj ,padyshim eshte sot nje nga zerat me te spikatur te fjales shqipe. Ai jeton ne Gjakove,i zhytur ne strofken e jetes se tij,krijimtarise se gjithepushtetshme qe vetem ajo i ka dhene statusin e te qenit prijetar i apokalipsit gjenial te rrugetimit mijera vjecar te shkrimit arberor, e bash ashtu ngrys ditet pa buje,qete-qete,a thua njerezia e mistershme qe e rrethojne,nuk mendojne pak caste emrin e Halil Haxhosajt !!!

Halil Haxhosaj eshte nje meteor i poezise shqipe, i cili zbriti nga piedestali i buronjave memezonja te nje jete qe kurre nuk u shua,ndonese u munduan te erresojne e ta zhdukun racen e ketyre poeteve qe kane lindur dhe shkruar ne token e lyer me gjak dhe kane ngjyer penen ne luleboret e shpateve te bjeshkeve te Sharit e Pashtrikut.
Qe nga Din Mehmeti , Ali Podrimja, Rexhep Hoxha, Teki Dervishi,Jusuf Buxhovi, Muharrem Kurti, Tahir Bezhani,Engjell Berisha,Qemajl Juniku, e te tjere e te tjere krijues te shumte nga Gjakova,paten thirrur zerin heret,duke qemtuar neper analet e historise per te nxjerre nga thonjte qe lupurishen kete toke keta perfaqesues te brezave te poeteve ,e nder prijetaret padyshim eshte Halil Haxhosaj,pasues i shkolles poetike te Din Mehmetit, e njeriu qe i qendroi prane dekada te tera.Halili me dinjitet po hedh vargje pa pra,duke mos reshtur.Ai po na kendell me vargje,proze,haiku ,kritike letrare e madje edhe publicistike…

Halil Haxhosaj ne krijimtarine letrare ka tre dashuri:poezine,prozen dhe kritiken kritike,por se fundi,ne moshen e pjekursie artistike,iu kthye me sukses nje gjinie letrare pak te permendur dhe te kultivuar ne letersine shqipe,ndersa ne Kosove eshte nder te paret qe solli haikun japonez,duke e levruar me sukses kete gjini,e duke u vlersuar jo vetem nga lexuesit ,por edhe nga levruesit e pare te tij,si Milianov Kallupi e te tjere.
Krahas shkrimeve Halil Haxhosaj punon prej shume vitesh profesor i gjuhes shqipe ne shkollen e mesme te mjekesise "Hysni Zajmi" ne Gjakove, e ne opinion intelektual dhe krijues njihet si njeri nder te paret qe ringjalli Klubin Letrar "Gjon Nikolle Kazazi" te Gjakoves.Eshte fitues i disa çmimeve nacionale për letersi.Librat e tij dhe ligjeratat e ndryshme per letersine dhe kulturen shqiptare ne pergjithesi,kane lene mbresa tek lexuesit dhe degjuesit e shumte ne qarqet intelektuale shqiptare.

Ai eshte shperblyer me shume cmime letrare. Në vitin 2006 ka fituar çmimin e tretë për kritikë letrare në konkursin e shpallur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në 75 vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit. Po ashtu poezia e tij është e përkthyer edhe në rumanisht, gjermanisht, anglish, italisht, polonisht, serbisht, etj.
Halil Haxhosaj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Deri tash ka botuar këto vepra poetike:
1.“Damarë të ringjallur”, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 1992,
2.“Në kafaz me pantera”, “Rilindja”, Prishtinë, 1993.
3.“Këngë të ngrira”, “Jeta e re”, Prishtinë, 1996.
4.“Zëra të grisur”, “Rilindja”, Prishtinë, 1998.
5.“Hija e orëligës”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000,
6.“Pastaj bëhu relikt”, “Rozafa”, Prishtinë, 2003,
7.“Umbra viselor – Hija e ëndrrave”, Bukuresht, 2004
8.“Pakohësi”, tregime, “Buzuku”, Prishtinë, 2005.
9.“Përimtime letrare”, kritika letrare, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2006
10.“Fjalë e plagë”, poezi, KL “Gjon N. Kazazi”, Gjakovë, 2007.
11. “Histori ne naten e vranet”,roman ,”Ombra GVG”.Tirane,2008.
12. “Puhize zemre”,Haiku shqip-anglisht,”Egnatia”,Elbasan,2009.
13. “Perkushtime”,poezi,KL “Gjon N.Kazazi”,Gjakove,2009.
14. “Puhize shpirti”,Haiku,NSH “Jeta e re”,Prishtine,2010.
15. “Veshtrim ne vepren romanore te Petrit Palushit”,kritika,Ombra GVG,Tirane,2011.
16. “Kur u mesova me driten”,poezi,botoi Publisher,LULU,SHBA,2011.
17. “Shi pa vranesira”,tregime,NSH “Jeta e re”, Prishtine,2011.
18. “Pavdekesia e poetit”,poezi dhe shkrime,KL “ Gjon N. Kazazi”Gjakove,2011.


Halil Haxhosaj jeton,punon dhe krijon në Gjakovë.

Gjon NEÇAJ

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi