Shqipëria kremton madhërishëm hyrjen në NATO
Faqja 1 e 1
Shqipëria kremton madhërishëm hyrjen në NATO
Shqipëria kremton madhërishëm hyrjen në NATO
Nga Bota Sot
I entuziazmuar nga turma e madhe e njerëzve, kryeministri Sali Berisha, në stilin e një heroi, që ndan meritat me bashkëluftëtarët e tij, tha: Ne jetuam ditën e krenarisë kombëtare”.
E gjithë Shqipëria ishte në delir në mbrëmjen e ditës së parë si anëtare e NATO-s. Dhjetëra mijëra shqiptarë, ku nuk kanë munguar as nga Kosova dhe Maqedonia kanë festuar madhërishëm hyrjen në NATO. Ishte kryeministri Sali Berisha, që është shfaqur sërish si prijës i shqiptarëve në Shqipëri që me një fjalim nga më të zjarrtit, përplot emocione, patos, i ka siguruar shqiptarët se ardhmëria e vendit ka ndryshuar përgjithnjë, se për Shqipërinë pasiguria i takon së kaluarës. Jo pak herë është parë ai të fshijë lot gëzim, të përqafohet sërish nga bashkëpunëtorët e tij, dhe qytetarët që kanë mundur t’i afrohen.
E gjithë Shqipëria ishte në delir në mbrëmjen e ditës së parë si anëtare e NATO-s. Dhjetëra mijëra shqiptarë, ku nuk kanë munguar as nga Kosova dhe Maqedonia kanë festuar madhërishëm hyrjen në NATO. Ishte kryeministri Sali Berisha, që është shfaqur sërish si prijës i shqiptarëve në Shqipëri që me një fjalim nga më të zjarrtit, përplot emocione, patos, i ka siguruar shqiptarët se ardhmëria e vendit ka ndryshuar përgjithnjë, se për Shqipërinë pasiguria i takon së kaluarës. Jo pak herë është parë ai të fshijë lot gëzim, të përqafohet sërish nga bashkëpunëtorët e tij, dhe qytetarët që kanë mundur t’i afrohen.
Kryeministri Berisha dhe personalitete të tjerë, duke përshkruar bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në festimet për ditën e anëtarësimit në NATO |
Kryeministri Berisha, tha se garanton se pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria do të realizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do të ecë e sigurt drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Duke folur në një manifestim festiv në sheshin “Skënderbeu”, shefi i qeverisë shprehu gatishmërinë se Shqipëria si anëtare e Aleancës do t’i përgjigjet me vendosmëri të gjitha kërkesave të NATO-s. “4 prilli është dita më e rëndësishme për Shqipërinë që prej shpalljes së pavarësisë. Në samitin e Strasburgut, Shqipëria ishte mes të barabartëve dhe përkrah më të fuqishmëve të Aleancës. Ne jetuam ditën e krenarisë kombëtare”, tha Berisha. Ai tha se me anëtarësimin në NATO shënohen arritjet më të mëdha për liritë tona dhe të gjeneratave që do të vijnë. Berisha vlerësoi se Shqipëria fitoi një emër dhe dinjitet dhe për këtë mirënjohja më e thellë është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush e atë aktual, Barak Obama.
Ndërsa, është brohoritur në shenjë përkrahje lideri Berisha, i cili shoqërohej nga kryekuvendarja Topalli, ministri Basha dhe i gjithë kabineti, nën vërshimin e simboleve të kaltra, të NATO-s, dhe të simboleve kombëtare, fishekzjarrëve etj.
Para se të arrinte në sheshin “Skënderbeu” pas kthimit nga samiti i Strasburgut, kryeministri Berisha, i shoqëruar nga mijëra të rinj dhe qytetarë nga gjithë vendi, ka përshkruar në këmbë bulevardin kryesor të kryeqytetit, “Dëshmorët e Kombit”.
Koncerti festiv në Sheshin "Skënderbej", për ditën e parë të anëtarësimit në NATO |
Atmosfera entuziaste ka filluar të dielën në Shqipëri, që në mesditë, kur u kthye nga Strasburgu, delegacioni shqiptar që mori pjesë në Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë si anëtare me të drejta të plotë në NATO.
“Një mirënjohje e madhe dhe e pakufishme u takon qeverive dhe kombeve të vendeve anëtare që gjatë një viti bënë që shqiptarët të njohin një besim që se kishin provuar kurrë më parë, votuan në një kohë rekord Protokollin e Anëtarësimit në NATO”, u shpreh Kryeministri.
Një mirënjohje më e veçantë, tha Kryeministri, i takon popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila vite më parë themeloi Kartën e “Adriatik 3” që u shndërrua në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me dy vendet mike, Kroacisë dhe Maqedonisë, në afrimin e shpejtë të Shqipërisë me NATO-n.
“Një mirënjohje të veçantë dua t`i përcjell mikut të shquar të kombit shqiptar, Presidentit George W. Bush. Mesazhi i tij i 10 qershorit 2007 sot u shndërrua në realitet. Dua ta falënderoj me shumë mirënjohje Presidentin Barack Obama, i cili priti me fjalët më inkurajuese anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bëri vlerësimin më të madh për reformat e shqiptarëve, reforma të cilat anëtarësuan Shqipërinë në NATO”, tha Kryeministri.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shqipëria kremton madhërishëm hyrjen në NATO
Berisha gjatë pjesëmarrjes në koncertin festiv në Sheshin "Skënderbej", për ditën e parë të anëtarësimit në NATO |
Në vazhdim të aktiviteteve të organizuara për ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kryeministri Berisha pati një takim me studentë të Akademisë së Arteve, si përfaqësues të të rinjve shqiptarë. Kryeministri u njoh me instalacionin e ideuar nga Akademia e Arteve, i cili një vit më parë fitoi çmim ne Bienalen e Selanikut. Më tej, Kryeministri u njoh me instalacionet e tjera të ideuara nga studentët me germat e NATO-s, të vendosura para Akademisë së Arteve, si dhe me një instalacion tjetër, dhuratë e rinisë së Kosovës, ku jepeshin mesazhe urimi e vlerësimi për këtë ditë të madhe të të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Kryeministri përgëzoi studentët dhe vlerësoi kontributin e tyre në arritjen e kësaj dite të shënuar për shqiptarët, duke theksuar se anëtarësimi në NATO është një ardhme e sigurt dhe e merituar për rininë shqiptare dhe gjithë kombin shqiptar.
Më pas, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga mijëra të rinj dhe qytetarë nga gjithë vendi, të mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar festimeve për anëtarësimin në NATO, përshkroi në këmbë bulevardin kryesor të kryeqytetit, “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri Berisha gjatë përshendetjes për qytetarët në Sheshin "Skënderbej", në festimet për ditën e anëtarësimit në NATO |
Ndalesën e radhës Kryeministri e bëri pranë Galerisë së Arteve, ku një grup nxënësish të shkollave të Tiranës, kanë mirëpritur Kryeministrin Berisha dhe e kanë njohur atë me disa piktura të realizuara prej tyre, ku jepej perceptimi i fëmijëve për këtë ditë të madhe të Shqipërisë. Kryeministri Berisha uroi gjithë fëmijët shqiptarë për këtë ditë, duke theksuar se me hyrjen në NATO, ne do të realizojmë të gjitha ëndrrat tuaja.
Më tej, marshimi i Kryeministrit, personaliteteve të qeverisë, politikës dhe fushave të tjera, si dhe e mijëra qytetarëve shqiptarë, ka vijuar drejt sheshit “Skënderbeu”, ku ishte organizuar dhe koncerti i madh festiv kushtuar kësaj dite. Në nisjen e këtij aktiviteti, Kryeministri Berisha mbajti një përshëndetje për gjithë qytetarët e Shqipërisë, duke i uruar ata për këtë ditë të madhe të Shqipërisë, ditën e lirisë së sigurt, anëtarësimin e vendit në NATO.
Më pas, festimet në sheshin “Skënderbeu” vijuan me një koncert të madh me këngëtarë të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Kryeministri shoqërohej në këto aktivitete nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha, Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, ministra të tjerë, deputetë dhe përfaqësues të politikës. / I. Morina
Kryeministri Berisha duke përshkruar bashkë me qytetarët bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në festimet për ditën e parë të anëtarësimit në NATO |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi