Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Prend Buzhala

Shko poshtë

Poezi nga Prend Buzhala Empty Poezi nga Prend Buzhala

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 17, 2011 12:55 am


Poezi nga Prend Buzhala 369872_1599663696_1998523446_n

Poezi nga Prend Buzhala

*********
E Ti thua se beson!
Hiçju, pash nderën, atyre që flasin
E nuk heshtin në kohën e duhur,
Hiçju edhe atyre që nuk dinë të dëgjojnë,
... Edhe atyre që flasin për Nderin
A për Besimin
Dhe i nxjerrin për çdo ditë jashtë Kanunit,
Jashtë ligjit e jashtë Vetes,
Nëpër Tabela të Shitjes i vënë
E i shesin në Pazar.
I nxjerrin jashtë Atdheut,
I çojnë nëpër gjyqe armike,
Për t’i prangosur më të dashurit e Atdheut.
Nëpër Tryeza nenesh të qoftëlargut i çojnë.
Hiçju gojëçorapëve e shtrembarakëve,
Fjalëbatakëve dhe shpirtherrakëve,
Që jetën tënde ta bëjnë Tabelë për Qitje.
O Zot, e çka nuk vunë në Tabelën e Qitjes?

(Prend Buzhala: POEZI 2003)

=

Mos beso,
Ka shkuar ajo kohë kur njerëzve iu zihej besë.
Çka po të duhet t’i ringjallësh
Dëshpërimet e vjetra e dëshpërimet e reja?
Ka shkuar ajo kohë kur kënaqeshe duke dëgjuar
Rrëfime luftërash të moçme e luftërash të reja
(e çfarë është ajo luftë,
kur nuk ke se çka të tregosh)?
Të pëlqen ai rrëfimtar
Tek e shtrin kallëzimin e tij nëpër plagë
Netëve pranë zjarrit në vatër:
Vetëm ai mundet t’i bashkojë damarët
E burimeve të nëndheshme.
Ai e di se si E Kaluara merr shkëlqim,
Si shfletohet fletë-fletë ajo Histori,
Posi fletëzat e prera holl e holl të drurit
Nën tehun e thikës së mprehtë të mjeshtrit.
Nën tehun e kësaj thike e përbiron Historinë.
Të pëlqen kur të pëshpërit tek veshi:
Për legjendat, shpirtërat dhe vallet,
Për Besën e Konstandinit
E deri te ajo e Motrës së Halilit
Që e preu burrin me kurorë
E fëmijës së saj që i jepte gji
Ia kishte ngulë thikën në trupin e Njomë,
Ndryshe Prerja në Besë nuk lahej.
Çka është Dilema e Hamletit
Përballë kësaj Shpirtbrerjeje arbërore?
Të pëlqen së pari t’i përshkruash të gjitha këto
Në një fletë krejt të bardhë
E mandej t’i mbërthesh
Në një Gjuhë Që Nuk e Ligjëron.

(Prend Buzhala: POEZI 2003)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi