Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell

Shko poshtë

Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell Empty Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 17, 2011 2:39 am

Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell Panairi-i-librit-ilustrim
Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell
Rebelohen shkrimtarët dhe botuesit
Duket se ka ndodhur diçka e papritur, të cilën shkrimtarët nuk e gëlltisin kollaj. Tirazhi i lartë i shitjeve të politikanëve dhe gazetarëve, nuk mund të tolerohej dot prej profesionistëve të letërsisë. Për këtë arsye shumica e tyre kanë shprehur indinjatën në bisedat e përditshme, duke gjetur ndonjëherë edhe hapësira të mjaftueshme mediatike, por gjithsesi ky fenomen është konsideruar prej tyre si traumatik. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me profesionistët e tjerë të fushave artistike, të cilët kanë shprehur refuzimin e tyre, ndaj kësaj parodie humoristike, që ka ndodhur me panairin e sivjetëm, ku disa gazetarë e politikanë kanë shitur një tirazh tepër të lartë, në raport me shumicën e shkrimtarëve të mbledhur së bashku. Megjithatë, disa prej shkrimtarëve të njohur, si Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, etj, duket se nuk janë aspak të shqetësuar apo të mërzitur prej politikano-gazetarëve të mësipërm, ndofta, për faktin se ata e dinë që koha do të bëjë seleksionimin dhe se konkurrenca e re do të sjellë në të ardhmen, akoma më shumë vepra letrare me vlerë.
Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell Agolli
Flet Dritëro Agolli
Konkurrenca e politikanëve me shkrimtarët do sjellë vepra me vlerë
Zoti Agolli, si ju duk Panairi i librit të këtij viti?
Për mua, çdo panair librash më duket se shndërrohet në një festë popullore dhe kjo gjë më gëzon. Gjithçka, e ndoqa nëpërmjet, televizorit dhe ndjeva emocion kur shihja burra, gra, apo nxënës të shkollave, që hynin e dilnin në mjediset e panairit.
A keni xhelozi që Blendi Fevziu, Ben Blushi, apo Spartak Ngjela shitën këtë rradhë, më shumë libra se Dostojevski, Balzaku, Shekspiri, apo shumë të tjerë?
Aspak! Unë për çdo libër që shitet në librari, apo nëpër panaire, gëzohem njëlloj, si për librin tim. E rëndësishme për mua është fakti, që brezi i ri po përqafon kulturën. Kjo është krejt e ndryshme nga ajo që thuhet ndonjëherë, se gjoja brezi i ri i ka braktisur librat.
A mendoni se politikanët, apo analistët duhet të frenohen nga pak, në publikimi e krijimtarisë së tyre?
Jo aspak. Unë mendoj se çdo njeri që di të shkruajë, duhet domosdo, të ballafaqohet me lexuesin. Pastaj, koha bën seleksionimin!
A mendoni se dyndja e politikanëve në art po lë në hije veprat e mëdha letrare?
Nuk mendoj kështu! Përkundrazi, them se veprat e mëdha, apo kryeveprat e kanë të domosdoshme konkurrencën!
Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell Pallati1760087kt
Mevlan Shanaj: Politikanët po u shplajnë trurin shqiptarëve
Një nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare, Mevlan Shanaj, tregon se sot, letërsia shqiptare është fatkeqe, ndërsa e komenton panairin e librit, si një aktivitet i cili harroi letërsinë e mirëfilltë. “Nisur dhe nga zhurma e fundit që po bëhet nga suksesi i panairit, mendoj se letërsia artistike është më fatkeqe. Bëhet panairi i librit dhe letërsia kalon në plan të dytë duke qenë se veprat e politikanëve ose për politikanët zënë tërë panelet në median elektronike dhe mendoj se është një turp që Nobelisti Tomas Transtromer, i cili u ribotua në sajë të përkthimit dinjitoz të Natasha Lakos nuk u pa askund”, u shpreh Shanaj. Sipas tij, nëse ne sot nuk flasim për Nobelistët kjo është një turp. “Nuk flitet për një Nobelist dhe kjo është e turpshme, para kësaj mendoni se ku qëndron sot pozicioni i letërsisë artistike. Kemi botime për politikanët dhe nga politikanët të cilët ia shplajnë trurin lexuesit të nderuar. Shqiptarët vazhdojnë të jenë të viktimizuar dhe servilë të politikës, këtë e them me zë të plotë”, përfundon Mevlan Shanaj.

Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell U1_visar-zhiti
Visar Zhiti: Letërsia e sotme, në dilemën e sasisë apo cilësisë
Poeti i njohur Visar Zhiti mendon se letërsia e ditëve të sotme është më e mirë se ajo që shkruhej para viteve ’90 dhe kjo sipas tij, vjen nga liria që kanë sot shkrimtarët. “Pas viteve ’90 për mua letërsia shqipe është më e mirë se sa ajo para viteve ’90. Së pari ajo shpëtoi nga dogma e realizmit socialist dhe liria është gjëja më e çmuar për një shkrimtar”, pohon poeti. Sipas tij, edhe pse kemi disa zhanre të tjerë të letërsisë që janë në treg, ajo nuk duhet parë si letërsi artistike. “Letërsia dokumentare ose memoristika, që nuk kanë qenë shumë të zhvilluara janë një letërsi e njohur për të gjurmuar të vërtetën, por ajo nuk duhet parë si e tillë, sepse janë kujtime apo letërsi dokumentare dhe nuk mund të vlerësohet kjo, si një roman. Vërtetë ne sot kemi një bum botimesh, gjë që dëmton dhe mundësinë për të gjykuar se cila ka vlera, dhe është shumë e nevojshme një kritikë seleksionuese, që të na tregojë se çfarë libri është. Botohet aq shumë sa që humb dhe letërsia me vlera të mirëfillta, që duhet ti bëhet e njohur lexuesit”, tregon poeti i njohur Visar Zhiti.
Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell 186697_100001738484203_4208471_n
Irena Toçi: Shkrimtarët po ecin në rrugë të reja
Letërsia artistike ka vendin e vet, sidomos gjatë dhjetë viteve të fundit ka një bum botimesh. Këtë pohon botuesja Irena Toçi. Sipas saj, gjatë këtyre viteve, shkrimtarët tanë më me emër por dhe të tjerë të rinj, kanë dalë në skenë, duke i dhënë një formë të re letërsisë, por edhe ka një prurje më të shpeshtë se sa mund të kenë pasur para viteve ’90. “Është rritur cilësia dhe kushtet e tyre janë më komode për të shkruar. Po ashtu kanë rigjetur veten shumë shkrimtarë që shkruanin në të kaluarën si Diana Çuli, Nasi Lera etj, të cilët kanë rigjetur lexuesin e tyre dhe të tjerë kanë vazhduar si shkrimtari Zija Çela, i cili ka vazhduar krijimtarinë e tij letrare, ndërkohë që në 4-5 vitet e fundit ka një prodhimtari më të madhe. Po ashtu dhe shkrimtarë të tjerë si Mira Meksi apo Ben Blushi vazhdojnë që ti japin tonin letërsisë, duke ruajtur shpresën që letërsia jonë do të vazhdojë të ketë këtë ritëm dhe prurje pozitive edhe në vitet e ardhshme”, u shpreh botuesja Irena Toçi.
Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell Fatos-kongoli-4
Fatos Kongoli: Pse erdha nga Amerika për Panairin e librit
Zoti Kongoli, gjatë ditëve të Panairit ju pamë vazhdimisht të palëvizur nga stenda juaj. Çfarë kishte ndodhur me ju?
Nuk kishte ndodhur asgjë e veçantë, por fakti që kam qëndruar gjatë gjithë kohës tek stenda e Shtëpisë Botuese “Toena” ka ardhur për dy arsye.
E Para
dhe më kryesorja ka të bëjë me dëshirën që kisha për t’i takuar, ose për të kontaktuar direkt, në çdo moment të gjithë ata lexues që dëshironin të blinin librat e mi dhe doja që secilit prej tyre t’i lija një autograf mirënjohjeje për zgjedhjen që kishin bërë.
Po arsyeja e dytë cila ishte?
Arsyeja e dytë ka të bëjë me mua personalisht. Sepse unë aktualisht jetoj në SHBA, së bashku me familjen. Por gjatë ditëve të panairit kam ardhur posaçërisht për të parë nga afër këtë festë të lexuesve, shkrimtarëve dhe botuesve shqiptarë. Natyrisht kam ardhur i vetëm dhe nuk dëshiroja të shpenzoja kohën kot, duke ndenjur në shtëpi, apo duke dalë për të zgjedhur ndonjë kafene. Dhe vendosa të qëndroj gjatë gjithë kohës në panair duke u takuar me lexuesit e shumtë që nuk mishin të sosur. Në stendën e kësaj shtëpie botuese nuk pati asnjë çast pushimi, ngaqë lexuesit janë bindur për cilësinë e librave të “Toenës”.
A jeni bërë xheloz ndaj Blushit, Fevziut, apo politikanëve dhe gazetarëve të tjerë, për tirazhin e shitjeve të tyre?
Jo! E thashë që në fillim se unë për veten time gjatë gjithë kohës kam ndenjur duke firmosur autografet e librave të mi. Këtu dua të nënvizoj faktin se përveç librit tim të fundit, që titullohet “Sidorela”, në stendë kisha edhe shumë prej librave të mëparshëm. Dhe lexuesi kishte çfarë të zgjidhte.
Mos doni të thoni se nuk e vutë re dyndjen e lexuesve ndaj Fevziut, Blushit, Ngjelës apo Ramës?
Natyrisht, që e vura re këtë gjë, për aq sa më lejonte mundësia që të isha i lirë nga lexuesit e mi. Por nuk mendova për asnjë çast se ky fenomen i ri, i politikanëve apo gazetarëve mund të konsiderohej si diçka shqetësuese. Unë për veten time e konsiderova normale gjithçka, që ndodhi në Panair. Dhe kam mbetur mjaft i kënaqur nga panairi.
Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell 67438_450973327209_182132672209_5208032_6015026_n
Sadije Agolli: Ja ç’mendoj për sondazhin midis Agollit dhe Kadaresë
Ç’mendim keni për sondazhin e hapur nga gazeta “Sot”, për garën midis Agollit dhe Kadaresë?
Ata të dy janë krijues të stileve të ndryshme letrare dhe kjo ka shtuar larminë e mozaikut të letërsisë shqiptare. Besoj, se kjo gjë është e rëndësishme të thuhet, në rradhë të parë. Midis tyre nuk mund të ketë fitues dhe humbës. Nëse do të flisnim për fitues, mendoj se ajo që ka fituar më shumë është letërsia shqipe.
Si e shpjegoni faktin që edhe pas ndërrimit të sistemeve, ata të dy përmenden akoma si më të mirët?
Fakti, që edhe në këtë moshë ata të dy përmenden si më të mirët, tregon që gjatë rrjedhës së viteve që të dy, kanë prodhuar një letërsi të vlefshme.
Çfarë ndjeni kur dikush, shan Agollin dhe Kadarenë?
Që t’i shash ata të dy, mendoj se më parë duhet t’i lexosh. Por jam e sigurtë, se lexuesi, pasi t’i lexoj, do të ndryshoj mendje. Ata mund t’i shash lehtësisht, vetëm nëse nuk ke lexuar asnjë pasazh prej tyre.
Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell Alfred-cako
Alfred Cako: Letërsia artistike në këto 2 dekada ka rënë
Botuesi Alfred Cako tregon se letërsia shqiptare nuk është në një nivel të mirë artistik, madje sipas tij, ka dhe rënie të saj, dhe kjo varet nga disa faktorë që sipas tij kanë ndikuar në zhvillimin e saj. “Gjatë këtyre 20 viteve të fundit ka pësuar një rënie letërsia artistike, këtë e them sepse kur rritet mirëqenia ekonomike bie edhe frymëzimi, ndërsa kur je më keq nga ana ekonomike ke më shumë frymëzim dhe kjo është një dukuri që vihet re në Shqipëri. Sa i takon krijimeve letrare ne kemi sot shumë probleme dhe marr shkas dhe nga panairi i fundit, i cili u zhvillua para disa ditësh. Vumë re krijime botimesh nga Rudina Xhunga, Ben Blushi, Helena Kadare, botime të cilat nuk kanë fabulën, por këto libra i janë kushtuar formës së sofistikuar, ndërsa janë pa përmbajtje dhe iu mungon fabula”, u shpreh botuesi Alfred Cako.
Politikanët numërojnë milionat, shkrimtarët ngrohen në diell 16_G__arsim-Ndalohet_libri_shqip_ne_Qafe_Thane
SOT NEWS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi