Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK: Autostrada të përfundojë më 2014, PTK të privatizohet më 2013

Shko poshtë

LDK: Autostrada të përfundojë më 2014, PTK të privatizohet më 2013 Empty LDK: Autostrada të përfundojë më 2014, PTK të privatizohet më 2013

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 17, 2011 6:56 pm

LDK: Autostrada të përfundojë më 2014, PTK të privatizohet më 2013

LDK: Autostrada të përfundojë më 2014, PTK të privatizohet më 2013 PTK_ndertesa

Grupi i ekspertëve të ekonomisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka hartuar një buxhet alternativ për vitin 2012 i cili do të prezentohet sot.

Gjatë një takimi dje me gazetarë shefi i këtij grupi Abdullah Hoti tha se ky grup ka zvogëluar deficitin buxhetor në normat e lejuara dhe është nën 3 për qind, e po ashtu ka thënë se PTK-ja nuk do të privatizohet në vitin 2012 dhe se autostrada të përfundojë me një vit vonesë.

"Ne në buxhetin alternativ rekomandojmë që autostrada të përfundojë në vitin 2014 e jo në atë 2013", tha Hoti, duke rekomanduar që të mos investohen mbi 240 milionë euro në vitin 2012 në autostradë, por të investohen 60 milionë më pak.

Sipas tij, ky 60 milionësh të shpërndahet në fusha tjera, si në bujqësi e cila ka nevojë edhe për 20 milionë euro.

Gjithashtu Hoti tha se buxheti i prezantuar nga ekspertët e LDK-së parasheh shpenzime brenda të hyrave që ka vendi, si dhe kanë paraparë një rritje edhe më të madhe.
Hoti theksoi se grupi i ekspertësh të LDK konsideron se Posta
dhe Telekomi i Kosovës (PTK) nuk do të mund të privatizohet brenda vitit 2012.


"PTK-ja nuk do të mund të privatizohet brenda 2012, pasi që nuk ka bazë ligjore që të ndodhë brenda këtij viti, por duhet të rifillohet edhe një herë në Kuvend me proces të ri për privatizim të PTK-së. Ne mendojmë që privatizimi do të ndodhë brenda vitit 2013", shprehet Hoti.

Ai tha se në buxhetin alternativ të LDK-së, nga PTK-ja parashihet të merren edhe 60 milionë euro si dividendë, ndërsa ka theksuar se investimet kapitale kanë shkuar në një projekt shumë madhor që është Autostrada e Kombit, kurse shumë projekte tjera janë lënë anash.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi