Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK distancohet nga deklaratat e Hazirit

Shko poshtë

LDK distancohet nga deklaratat e Hazirit Empty LDK distancohet nga deklaratat e Hazirit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 17, 2011 9:06 pm

LDK distancohet nga deklaratat e Hazirit


LDK distancohet nga deklaratat e Hazirit 30isa-mustafa-in


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se deklaratat e Lutfi Hazirit për çështjen e kufijve nuk janë qëndrim i LDK-së dhe se ai është vetëm një mendim personal i tij.

Ndërkaq, sa i përket datës së zgjedhjeve presidenciale ai ka thënë se është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi gjatë përurimit të autostradës dhe se për këtë çështje ka biseduar me të edhe më pas, gjatë javës.

Çdo gjë rreth kësaj çështjeje, sipas tij, do të vendoset edhe në letër. Por veç kësaj, Mustafa tha se për këtë punë është takuar edhe me nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shalën dhe se është i gatshëm të bisedojë edhe me Vetëvendosjen nëse kjo lëvizje e do një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.
Kryetari i LDK-së është larguar nga gazetarët në momentin që është pyetur nëse do të kandidojë apo jo për president të Kosovës.


Ndryshe, një ditë më parë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet në kthimin e kufijve historikë dhe natyralë të Kosovës që kanë ekzistuar deri në vitin 1956. Asokohe pjesë e Kosovës kanë qenë Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, por jo edhe Leposaviqi me disa fshatra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi