Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqaj takoi Erdoganin, mohon “përjashtimin” nga salla

Shko poshtë

Beqaj takoi Erdoganin, mohon “përjashtimin” nga salla Empty Beqaj takoi Erdoganin, mohon “përjashtimin” nga salla

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 17, 2011 9:14 pm


Beqaj takoi Erdoganin, mohon “përjashtimin” nga salla


Publikuar: 17.11.2011 -





Beqaj takoi Erdoganin, mohon “përjashtimin” nga salla 17-mohimi_1711111730_1



Prishtinë, 17 nëntor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj takoi sot në Stamboll kryeministrin e Turqisë Erdogan me të cilin bisedoi rreth gjendjes ekonomike në dy vendet dhe proceset e rëndësishme nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik dhe Energjisë të Detit të Zi, Beqaj u takua me zëvendëskryeministrin e Turqisë të ngarkuar me ekonomi, Ali Babaxhan, ku janë diskutuar zhvillimet ekonomike dhe janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit bilateral në sferën e ekonomisë mes të dy shteteve. Beqaj i shpalosi bashkëbiseduesit projektet konkrete që janë duke u realizuar në fushën e energjisë, minierave, telekomunikacionit, infrastrukturës rrugore, turizmit dhe gjithashtu e njoftoi atë për potencialet për investime nga ana e ndërmarrjeve turke në Kosovë.
Babaxhan shprehu gatishmërinë e tij të plotë për të inkurajuar dhe përkrahur në mënyrë institucionale ndërmarrjet turke që të hulumtojnë mundësitë për investime në Kosovë.
Ministri Beqaj është takuar edhe me homologun e tij turk, Taner Yildiz, me të cilin ka diskutuar për projektet në fushën e energjisë, me ç’rast janë ftuar ndërmarrjet turke për të konkurruar fuqishëm në këto procese të rëndësishme.
Ministri kosovar ka kërkuar nga autoritetet turke që të përkrahin Kosovën në rrugën e anëtarësimit në BERZH, OBT dhe institucione e organizma tjerë ndërkombëtarë në fushën e ekonomisë.
Kreu i MZHE-së po ashtu ka propozuar që Turqia të analizojë mundësinë e ofrimit në mënyrë unilaterale të masave autonome tregtare ndaj Republikës së Kosovës, me qëllim të rritjes së vlerës së eksporteve drejt këtij vendi, thuhet në njoftimin për medie nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Nga Stambolli, Beqaj është prononcuar edhe lidhur me lajmin për “përjashtimin” e tij nga salla e Forumit Ekonomik për Energji i Euro-Azisë.
Ai ka thënë për Express se nuk ka pasur asnjë mospajtim mes tij dhe kryeministrit të Serbisë, Mirko Cvetkoviq. “Nuk është e vërtetë asgjë që është thënë në lidhje me prezencën time në këtë forum. Unë kam marrë pjesë në të gjitha takimet e forumit”, ka pohuar Beqaj.
Ai ka pranuar se kryeministri serb nuk ka hyrë në takimet ku ka qenë prezent edhe Beqaj, por ka shtuar se askush nuk i ka kërkuar atij të largohet nga salla. “Askush nuk ka kërkuar nga unë që ta lëshoj sallën, siç është transmetuar”, ka thënë Beqaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi