Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:JE MË E BUKURA NË TOKË

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:JE MË E BUKURA NË TOKË  Empty Hyqmet Hasko:JE MË E BUKURA NË TOKË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 17, 2011 9:18 pm

Hyqmet Hasko:JE MË E BUKURA NË TOKË  302515_305424146153214_100000568930657_1168726_1055850957_nHyqmet Hasko:JE MË E BUKURA NË TOKË  369342_100000568930657_2051948352_n

Hyqmet Hasko

JE MË E BUKURA NË TOKË

Shikimi, dritë e derdhur,
shigjetë tek zemra ime,
buza më është ndezur,
me zjarr e flakërime.

Folmë, moj, një fjalë,
si valëza e lumit,
se dallga më ka marrë,
prej syve gjumin.

Të prita dhe të pres,
si lulen me pikë vesë,
ëndërr m’u be jeta,
pa ty jetim mbeta.

Pa ty jam si nata,
me errësirë mbuluar,
nga ti dhe nga vapa,
zjarri më është shtuar.

Folmë ti një fjalë,
me erë trëndeline,
për ty kam shumë mall,
zemër e zemrës sime.

Fol ti veç një fjalë,
të ndez mijëra këngë.
detit t’i jap dallgë,
diellin t’i jap zënë.

Në gji dhe në zemër,
Të të mbaj si zog,
Se po të zbres dhe hënën,
je më bukura në tokë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi