Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:E PADENJE PER MEKATIN

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:E PADENJE PER MEKATIN Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:E PADENJE PER MEKATIN

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 17, 2011 10:31 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:E PADENJE PER MEKATIN 383842_302677683084800_100000277133709_1175686_197615683_nEnxhi Krasniqi Bardhaj:E PADENJE PER MEKATIN 368942_100000277133709_1767121401_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:E PADENJE PER MEKATIN

Pse ngul këmbë për të nxitur kobe,
Pse i thyen ligjet e familjes hyjnore
Me vepra makabre,tronditëse e mizore?

Përmes veprimeve të mundimeve dhe ferrit
Për lavde të frymëzuara nga dhembja e tjetrit,
Eshtë historia jote që bëri gjëra pa vënd
Shqelmove jetën që ishte plot shënd.

S'arrija të kuptoja i kujt ishte faji,
Isha unë e mjegulluar nga një frymë familjare,
Apo e pazonja të gjykoja si grua shqiptare?...
Apo ti,që fryeje ne dy kampe kundërshtare?

Si shenjetor që predikon pendesën,
Dhe nga mëkatari që cyte lojen hiliqare
Në kurriz të tjetrit duke e thyer besen!

Sot fytyra jote është pasqyrë e njeriut pendues,
Apo është një vegim i ruajtjes së gjakut?...
Unë!..jam e padenjë me një tmerr dëshprues,
E inatosur, nuk hyj në mëkatin e djallit e të hakut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi