Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:PAK KUVENDIM ME HISTORINË!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:PAK KUVENDIM ME HISTORINË! Empty Mentor Thaqi:PAK KUVENDIM ME HISTORINË!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 18, 2011 12:46 am

Mentor Thaqi:PAK KUVENDIM ME HISTORINË! 377232_295123713850374_100000582437455_1061540_2118276174_nMentor Thaqi:PAK KUVENDIM ME HISTORINË! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:PAK KUVENDIM ME HISTORINË!
(Nderim Adem Ramë Molliqit dhe NDSH-së)

Nderi,
më shum se virtyt
është vetsakrificë
o Ymer Berisha,
mbahet n´mend
t´i ketë thënë.
Qebesa dhe Plisi
bardh të mbahet,
ka çmimin e vet,
e NDSH-ja jonë
n´sulm nga jasht,
e brënda po e hanë
ca krimba tanë!

Më thonë Adem Ramë Lluka,
jam argat Vatani,
hë, më vraftë Besa e Buka,
zemra fërrk n´më bani
të jem fidai kur e kërkon vendi,
po, një punë e di: Si Vendi-Kuvendi!

Paj, jam nip Malësie
e qebesa s´më ka hije
me u ba sharan,
po gjithmonë n´besnikëri
na dolen pabesi,
që Besen e vranë!

Ajo puna në Kuesturë
ishte dhe torturë
e ne njerëz jemi,
ishte katrahurë
më e rëndë se çdo gurë,
jo jo, punët mirë s´i kemi!
As atje n´Prishtinë,
as n´Shkup e Përzeren,
qebesa edhe n´Janinë
Junani diçka po zien
e ata n´Tiranë
s´po ia gjejnë davanë,
janë hy keq n´pazare,
do t´na qesin n´marre
me aq shum zarare!
Unë jam sot me ju
dhe do t´jem këtu
që bashk me pleqnu
për ju e për mu
kah po dojm me shku!?!
***
Ev, ev, ev!
Po kush e ka mendua
se kjo do t´mgjanë mua,
ma shum se pesëdhjetë vjet
emigrant n´tokë t´vet?!
Prej andej i ndjekun
e këtu i përndjekun,
s´asht as nji vrap kali
përtej atij Mali,
e kuj s´po ia prishë terezinë
atyne t´parisë n´Tiranë,
as ia prish gjumin Partisë
vaji e gjama m´atanë,
medet për Shqipninë
ku katandisë e kanë
k´ta farë k´lysh t´Miskovit,
t´Stalinit e Sharovit,
tuj lypë vllazen n´gjeti
përtej Mali e Deti,
nuk shohin me sy
se nç´farë llumi jan hy,
vllazen i kan t´huajt
rus, shkie, kinez,
ah Zoti na ruajt
se shpirti flkakë mu dhez,
ata vllazen t´Partisë
e ne pak miq, shum “anmiq” t´Shqipnisë,
na ruajt dorë e Përëndisë,
për hater të vegjëlisë!!!
***

Mentor Thaqi VS., 31.08.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi